NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Viti historik i shqiptarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Viti historik i shqiptarėve   Fri Jan 08, 2010 5:25 am

Viti historik i shqiptarėve



Shqiptarėt mbyllin pas katėr ditėsh vitin mė tė suksesshėm nė historinė e tyre, duke realizuar njėrėn prej ėndrrave shekullore, anėtarėsimin nė NATO dhe duke u afruar shumė pranė me projektin tjetėr, atė tė anėtarėsimit nė Bashkimin Europian. Rreth 19 vjet pas rėnies sė diktaturės mė tė egėr komuniste, pas shumė peripecish e pėrpjekjesh Shqipėria u rendit nė krahun e vendeve mė tė fuqishme tė globit dhe kjo falė reformave tė guximshme tė qeverisė sė kryesuar nga Berisha. Ishte pikėrisht vullneti dhe vendosmėria e palėkundur e qeverisė sė mazhorancės sė djathtė pėr tė realizuar ēdo reformė, pėr tė arritur nė atė qė vetė kreu i qeverisė do ta cilėsonte nė Samitin e Bukureshtit si "mrekullia e lirisė". Pėr shqiptarėt kjo ishte mė shumė se sa mrekulli, pėr faktin se deri nė vitin 2005 pėrmendja e kandidaturės sė Shqipėrisė pėr anėtarėsim nė NATO do tė shkaktonte tė qeshura e rrudhje buzėsh nė qarqet diplomatike ndėrkombėtare. Deri nė vitin 2005 nė Shqipėri gėlonin bandat e krimit qė komandonin forcat e rendit dhe favorizoheshin nga pushteti, ndėrsa korrupsioni ishte kthyer nė njė garė mes zyrtarėve. Perspektiva e integrimit tė vendit nė NATO, apo BE ishte njė ėndėrr e burgosur nė bodrumet e qeverisė sė majtė, e cila po shijonte vitet e pushtetit tė fituar me vota tė vjedhura. Situata ekonomike nė Shqipėri ishte bėrė e pashpresė dhe shqiptarėt paguanin gjithēka kishin pėr t`u larguar nga vendi duke pėrdorur qoftė edhe rrugė tė rrezikshme pėr jetėn, siē ishin skafet. Nė kėto kushte do tė zhvilloheshin zgjedhjet e 3 korrikut, tė cilat u fituan nga Partia Demokratike me njė diferencė tė ndjeshme kundrejt kundėrshtarėve tė saj. Qeveria e dalė nga kėto zgjedhje filloi pa humbur kohė zbatimin e programit tė saj, duke goditur sė pari bandat kriminale qė kontrollonin territore tė tėra tė vendit dhe duke shpallur si virusin mė tė rrezikshėm, korrupsionin. Arritjet ishin tė prekshme dhe tė menjėhershme. Komisioni Europian i hapi dritėn jeshile pėrmbylljes sė negociatave disavjeēare pėr nėnshkrimin e MSA-sė, vetėm 6 muaj pas krijimit tė qeverisė sė re, njė sinjal i qartė ky se vendi po ecte me ritmin e duhur nė rrugėn e duhur. Kjo do tė pasohej me raporte tė njėpasnjėshme me njė frymė pozitive tė organizmave ndėrkombėtare, gjė qė pati njė ndikim vendimtar tek vendet anėtare tė NATO-s, tė cilat mė 4 prill 2008 nė Samitin e Bukureshtit i ofruan Shqipėrisė ftesėn e anėtarėsimit nė njė moment ky befasues edhe pėr vetė mazhorancėn e djathtė. Pėrfaqėsuesit e lartė tė vendeve anėtare tė Aleancės vlerėsuan nė unanimitet se Shqipėria ka plotėsuar standardet dhe kriteret e vendosura dhe e meriton plotėsisht tė marrė ftesėn pėr tė qenė anėtare e aleancės mė tė fuqishme politiko-ushtarake tė globit. Ky vlerėsim ishte njė nxitje e fortė pėr qeverinė shqiptare pėr tė thelluar mė tej reformat nė mėnyrė qė ta realizonte anėtarėsimin brenda njė kohe sa mė tė shkurtėr. Rezultati i kėtyre pėrpjekjeve ishte i qartė: vendet anėtare po ratifikonin me shpejtėsi Protokollin e Anėtarėsimit dhe vetėm njė vit mė vonė Shqipėria do tė bėhej anėtare me tė drejta tė plota. Kryeministri Berisha duke e vlerėsuar kėtė moment si realizimin e njėrės prej ėndrrave shekullore tė shqiptarėve, premtoi se falė reformave tė qeverisė sė kryesuar prej tij shumė shpejt ata do tė kapin stacionin e ėndrrės tjetėr: anėtarėsimin e vendit nė Bashkimin Europian. Edhe nė kėtė drejtim nuk pati vonesa. Nė fund tė prillit, Berisha udhėtoi pėr nė Pragė ku i dorėzoi Presidencės ēeke tė BE-sė aplikimin pėr statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim nė bllok. Zgjedhjet parlamentare tė qershorit, do tė ishin vendimtare pėr kėtė proces. Zhvillimi i procesit zgjedhor nė njė atmosferė tė qetė, paqėsore dhe pa incidente do tė pėrbėnte njė moment tjetėr historik pėr shqiptarėt; daljen pėrfundimtare nga lista e vendeve me zgjedhje problematike. Procesi u pėrshėndet nga pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė komunitetit ndėrkombėtar, tė cilėt pėrgėzuan qeverinė pėr arritjen e standardeve. Raporti pėrfundimtar i OSBE/ODIHR-it i publikuar nė muajin shtator do tė vuloste pėrfundimisht vlerėsimin se zgjedhjet e 28 qershorit ishin mė tė mirat nė historinė e vendit. Ky vlerėsim erdhi si njė kundėrpėrgjigje e ashpėr ndaj kryetarit tė Partisė Socialiste, i cili kishte ngritur pretendime se kishte patur parregullsi nė zgjedhje, pėr tė cilat gjithsesi ai nuk paraqiti asnjė provė tė vetme. Rama kishte paralajmėruar bojkotin e Parlamentit vetėm pak kohė pas ditės sė votimit, duke shpallur se PS nuk do tė njihte rezultatin e zgjedhjeve, pavarėsisht faktit se ato u ēertifikuan nga institucionet mė tė larta tė administrimit tė procesit dhe nga komuniteti ndėrkombėtar. Njė qėndrim i tillė e shndėrroi Partinė Socialiste nė njė opozitė qesharake, e cila kėrkonte me ēdo kusht fitoren ose pėrndryshe nuk do tė futej nė Parlament. Nė planin afatgjatė kjo ishte njė pėrpjekje e dėshpėruar e Ramės pėr tė bllokuar procesin e liberalizimit tė vizave me BE dhe shqyrtimin e aplikimit pėr statusin e vendit kandidat pėr anėtarėsim. Pėr tė dyja kėto ēėshtje, Brukseli kishte dhėnė sinjale tė qarta pozitive. Nė muajin tetor Parlamenti Europian me njė shumicė dėrrmuese votoi raportin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon, pėr liberalizimin e vizave me Shqipėrinė sapo tė pėrmbushen kushtet e mbetura. Ndėrsa nė mesin e muajit nėntor, Kėshilli i Ministrave tė Jashtėm tė BE-sė dėshmoi se protestat pa asnjė shkak tė opozitės nuk mund tė pengojnė aspiratėn e mbi 96% tė shqiptarėve, duke miratuar nė mėnyrė unanime kėrkesėn e qeverisė shqiptare pėr statusin e vendit kandidat. Pėr ta pėrmbyllur kėtė vit reformash e arritjesh tė paprecedentė Komisioni Europian i dorėzoi qeverisė shqiptare Pyetėsorin, i cili ėshtė hapi tjetėr nė procesin e anėtarėsimit. Mund tė thuhet pa pikė mėdyshje se viti 2009, ishte viti mė i mbarė pėr aspiratat shumėshekullore tė shqiptarėve pėr t`iu bashkangjitur familjes euro-atlantike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Viti historik i shqiptarėve
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: