NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Asnjė panik – NATO dhe ekspertėt italianė garantojnė sigurinė e digave

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Asnjė panik – NATO dhe ekspertėt italianė garantojnė sigurinė e digave   Fri Jan 08, 2010 5:11 am

Asnjė panik – NATO dhe ekspertėt italianė garantojnė sigurinė e digave
08-01-2010 / Nga Leonard Quku
Asnjė panik – NATO dhe ekspertėt italianė garantojnė sigurinė e digave

Mobilizim total pėr t’u ardhur nė ndihmė tė shpėrngulurve dhe banorėve nė zonat e pėrmbytura. NATO garanton ndihmėn e saj, ndėrkohė qė eksperti kryesor nė qeverinė “Berluskoni” deklaron se gjendja ėshtė krejtėsisht nė kontroll dhe se s’ka vend pėr kurrfarė spekulimi

Shefi i ekzekutivit Sali Berisha deklaroi dje pėrmes njė konference pėr shtyp se, shteti ėshtė i mobilizuar tėrėsisht pėr kapėrcimin e situatės sė vėshtirė nė veri tė vendit, por nuk pėrjashtohet mundėsia e shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme.
Kreu i qeverisė konfirmoi se nga tė gjitha institucionet ka njė gatishmėri tė plotė pėr pėrballimin e shpejtė tė situatės. “Ka njė mobilizim total pėr pėrballimin e situatės. Ushtria dhe policia po dyfishohet, ndėrkohė qė Komiteti i Emergjencave ėshtė mbledhur nė Shkodėr. Komiteti Ndėrministror do tė referojė pasdite nė mbledhjen e qeverisė, e cila u shty pėr pasdite pėr kėtė shkak, dhe mbi bazėn e propozimeve tė tyre mund tė merren edhe vendime tė tjera pėr situatėn. Ndėrkohė Komiteti Ndėrministror i Emergjencave Civile duke parė situatėn nė vend ka bėrė tė gjitha kėrkesat. Po dyfishohet prania e ushtrisė, prania e policisė dhe tė gjitha mjeteve nė mbėshtetje tė popullatės. Qeveritarėt vendorė, me tė cilėt unė kam komunikim tė vazhdueshėm, janė nė krye tė detyrės. Komiteti i Emergjencės Civile nė Shkodrės ėshtė i tėri nė krye tė detyrės. Pra, ka njė mobilizim total. Sapo fola me kryetaren e Parlamentit dhe kryetarin e bashkisė sė Shkodrės dhe ka njė mobilizim total pėr njė pėrballim tė kėsaj situate. Situata do tė menaxhohet, por kemi njė kusht: njerėzit duhet tė largohen nga zonat e rrezikuara, nga Bushati, nga Dajēi dhe nga Ana e Malit”, u shpreh kryeministri.
Kreu i qeverisė garantoi se ėshtė respektuar rregullorja e digave, ndėrsa hodhi poshtė tė gjitha spekulimet e opozitės.
“Autoriteti i mbikėqyrjes sė digave zbatoi rregulloren, po ashtu edhe KESH. Spekulimi nė kėtė moment ėshtė amoralitet”, bėri me dije Berisha.
Sipas kreut tė qeverisė, pėr situatėn nė vend ėshtė informuar NATO, ndėrkohė qė kryeministri italian Silvio Berlusconi ka dėrguar kėshilltarin e tij kryesor nė vendin tonė. “Po ashtu tė vendosura tė ndihmojnė janė edhe qeveria e Austrisė, Kosovės dhe Maqedonisė”, deklaroi mė tej kryeministri Sali Berisha. Berisha i bėri apel banorėve tė zonave tė pėrmbytura nė veri, tė evakuohen.
“Jam kėtu sot pėr t’u drejtuar njė thirrje tė gjithė qytetarėve tė komunės Dajē, komunės Ana e Malit dhe komunės Bushat qė tė evakuohen dhe tė largohen nga territoret e rrezikuara. Nė kėtė moment nuk ka asgjė mė tė rėndėsishme se sa largimi dhe evakuimi i tyre, nė pėrputhje me kėrkesėn e autoriteteve shtetėrore qė operojnė nė atė zonė”, u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisė tha sė gjatė natės qė kaloi nė Fierzė dhe nė Koman prirjet janė mbi dyfishuar.
“Natėn qė kaloi prurjet nė Fierzė janė mbi dyfishuar dhe kanė arritur nė 1800 m3/s. Prurjet nė Koman janė mbi dyfishuar dhe pėr tė ruajtur nivelin e pranueshėm tė liqeneve, kusht vendimtar ky nė kėtė situatė, ėshtė imponuar rritje e mėtejshme e shkarkimeve prej tyre. Ne ndodhemi nė njė situatė ku, mesa duket dhe sipas tė gjitha stacioneve sinoptike, reshjet do tė vazhdojnė. Ne nuk kemi asgjė mė tė ēmuar se sa jetėn e kėtyre qytetarėve. Vendimi mė i menēur dhe mė i guximshėm ėshtė largimi nga zona e pėrmbytjes”, tha Kryeministri.
Ai pohoi se rritja e shkarkimeve nė HEC-e imponohet nga situata.
“Shkarkimi i liqeneve nuk mund tė evitohet”, vuri nė dukje Berisha.
Kreu i qeverisė nėnvizoi se nėse situata vazhdon tė pėrkeqėsohet nė kėtė zonė do shpallet gjendja e jashtėzakonshme.
“Njė nga arsyet pse Komiteti u mblodh nė Shkodėr ishte pikėrisht pėr tė vlerėsuar nėse duhet tė shpallet ose jo gjendja e jashtėzakonshme. Nuk pėrjashtoj, mundet tė shpall gjendjen edhe qė sot. Jemi buzė shpalljes sė gjendjes sė jashtėzakonshme. Edhe njė herė dua t’i garantoj banorėt se qeveria do tė jetė tėrėsisht nė mbėshtetje tė tyre, por ėshtė i domosdoshėm bashkėpunimi nė kapėrcimin e kėsaj situate natyrore tejet tė veēantė. Nuk mund tė shmangen derdhjet dhe shkarkimet e liqeneve. Autoriteti i mbikėqyrjes sė digave ėshtė i detyruar tė zbatojė me pėrpikėri rregulloren dhe po vepron nė mėnyrė tėrėsisht tė bazuar nė rregulloren e administrimit dhe menaxhimit tė digave. Ky ėshtė interesi mė i mirė i tė gjithė qytetarėve tė vendit”, deklaroi kryeministri Sali Berisha.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Asnjė panik – NATO dhe ekspertėt italianė garantojnė sigurinė e digave
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: