NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Panik nė PS nga dėshtimi i apeleve pėr tė kthyer brenda gardhit Ilir Metėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Panik nė PS nga dėshtimi i apeleve pėr tė kthyer brenda gardhit Ilir Metėn   Sat Mar 08, 2008 8:30 pm

Partia Socialiste vazhdon me thirrjet e saj indinjuese dhe trishtuese pėr rikthimin e Metės, i cili pak kohė mė parė bojkotoi llogoren e vjetėr tė Edvinit, me synimin e krijimit tė njė koalicioni, tipik antipod tė PS-sė. Thirrjet dėshpėruese, tė Edvinit tė gjatė disa ditėve me radhė, tashmė janė pasuar nga ato tė militantėve partiakė tė tij, tė cilėt nuk reshtin sė vajtuari pėr pėrēarjen e koalicionit tė majtė, duke iu druajtur njė dėshtimi dhe humbje madhore nė zgjedhjet parlamentare tė 2009-s. E duke e ndjerė kėtė hije dėshtimi, pėr faktin se disa deputetė nuk do tė kenė mė prestigjin e uljes nė karrigen e deputetit dhe pa gėzuar imunitetin e tė qenit ligjvėnės, Partisė Socialiste me deputetėt e saj, nuk u mbetet gjė tjetėr veēse tė kėrkojnė pėr ēdo ditė e mė tepėr, rikthimin e Metės nė llogoren e ndėrtuar posaēėrisht nga Edvin Rama e pėr t’iu kundėrvėnė reformave tė qeverisė Berisha. Kėsisoj, dje ėshtė zhvilluar njė shkėmbim replikash ndėrmjet deputetit socialist Taulant Balla dhe kreut tė LSI-sė, Ilir Meta pėr pėrēarjen e opozitės. Nė kėtė drejtim, deputeti i PS-sė i ka bėrė thirrje kreut tė LSI-sė qė tė kthehej nė familjen e pėrbashkėt tė sė majtės, por mė pas ka reaguar edhe kreu i LSI-sė. Meta ėshtė shprehur se e “E majta pėr Integrim” ėshtė vendi i duhur ku ai duhet tė jetė. Ndėrsa deputeti i PS-sė u shpreh se opozita duhet tė lerė mėnjanė interesat e saj personale dhe tė bashkohet pėr njė politikė tė re pėr tė mirėn e Shqipėrisė. “Ne po punojmė pėr njė politikė tė re tė bashkimit tė tė gjithė shqiptarėve pėrtej kufijve tradicionalė tė Partisė Socialiste, pėrtej kufijve tė opozitės sė sotme, duke qenė tė bindur se pėrtej interesave partiake, pėrtej tė majtės dhe tė djathtės, ėshtė Shqipėria e halleve dhe problemeve”, tha Balla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Panik nė PS nga dėshtimi i apeleve pėr tė kthyer brenda gardhit Ilir Metėn
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: