NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krenar qė demokratėt kryen pėr 19 vjet detyrimin e tyre ndaj kombit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Krenar qė demokratėt kryen pėr 19 vjet detyrimin e tyre ndaj kombit   Mon Dec 14, 2009 4:48 am

Krenar qė demokratėt kryen pėr 19 vjet detyrimin e tyre ndaj kombit
14-12-2009 / Nga Sali Berisha Krenar qė demokratėt kryen pėr 19 vjet detyrimin e tyre ndaj kombit

Kryeministri Sali Berisha pėrshėndeti dje 19 vjetorin e themelimit tė Partisė Demokratike, vetėm pak orė para mbajtjes sė punimeve tė Kongresit Kombėtar.
“Partia Demokratike mbledh kuvendin e 9-tė, i cili nuk mund tė ketė cilėsor tjetėr pėrveēse Kuvendi i fitores sė Partisė Demokratike”, u shpreh kryeministri Berisha gjatė fjalės sė tij gjatė njė konference pėr shtyp. Kreu i qeverisė Berisha pėrshėndeti tė gjithė delegatėt, anėtarėt dhe mbėshtetėsit e kėsaj force politike qė siē tha kryeministri, nė 19 vite ka arritur tė realizojė projektet dhe aspiratat mė tė mėdha tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

Dua t’u pėrcjell njė pėrshėndetje delegatėve tė Kuvendit tė 9-tė tė Partisė Demokratike tė Shqipėrisė, anėtarėve dhe simpatizantėve, drejtuesve tė Partisė Demokratike dhe mbarė qytetarėve shqiptarė.
Nė kėtė ditė, jam kėtu pėr dy momente tė rėndėsishme historike nė jetėn e Partisė Demokratike dhe tė mbarė vendit.
Sė pari, themelimin e PD-sė. Partia Demokratike u themelua 19 vjet mė parė si, sintezė e kurajės, guximit, trimėrisė legjendare tė studentėve shqiptarė, mendimit intelektual mė tė avancuar dhe mė tė guximshėm tė intelektualėve shqiptarė. 19-vjetori i Partisė Demokratike qė lindi nė zjarr, nė oqeanin e ndjenjave, aspiratave demokratike tė rinisė studentore dhe tė mbarė rinisė shqiptare u festua me 8 dhjetor mė madhėrishėm se kurrė ndonjėherė nė ndonjė pėrvjetor. U festua me pjesėmarrjen e gjysmė milioni shqiptarė qė mbushėn sheshin “Skėnderbej” dhe tė gjitha sheshet e tjera tė lidhura me kėtė shesh. U festua nga mbarė shqiptarėt nė shtėpitė e tyre, nė mbarė qytetet, fshatrat e vendit tonė. Partia Demokratike e Shqipėrisė u themelua si parti e lirisė dhe e tė drejtave njerėzore. Ajo vjen sot krenare se nė pėrkushtimin e saj me guximin e saj, me vendosmėrinė e saj, ia doli tė garantojnė nė Shqipėri, lirinė dhe tė drejtat e njeriut, tė rilindė lirinė dhe tė drejtat e njeriut, tė ndėrtojė nė Shqipėri njė demokraci funksionale. Shqipėria nėn drejtimin e Partisė Demokratike, si lokomotivė e tė drejtave njerėzore, u bė vendi i lirisė sė mbledhjes, manifestimit, lirisė sė besimeve dhe iniciativės sė lirė, vendi nė tė cilin hodhėn shtat dhe erdhėn nė konsolidim institucionet demokratike tė shtetit ligjor. Partia Demokratike vjen nė kėtė pėrvjetor mė krenare se kurrė, pasi ajo u faktua nė kėto 19 vite si lokomotivė e integrimit tė Shqipėrisė nė institucionet euro-atlantike. Ėshtė kjo parti qė integroi Shqipėrinė nė Kėshillin e Evropės, anėtarėsoi Shqipėrinė nė NATO. Ėshtė kjo parti qė me reformat e saj tė gjithanshme, bėri tė mundur qė mė 16 nėntor, 27 ministrat Jashtėm tė Bashkimit Evropian tė vendosin tė pranojnė kėrkesėn e Shqipėrisė si vend kandidat nė BE. Ėshtė kjo parti qė me reformat e saj serioze dhe tė thella po bėn tė mundur muajt qė vijnė heqjen e vizave dhe lėvizjen e lirė tė mbarė shqiptarėve. Partia Demokratike vjen sot mė krenare se kurrė, sepse nderoi nė Shqipėri ekonominė e tregut tė lirė. Nga vendi mė hiperkolektivist i planetit, sot Shqipėria ka njė ekonomi tregu funksionale, ekonomi qė i rezistoi edhe cunamit, krizės mė tė madhe botėrore qė nga vitet ’30 tė shekullit tė kaluar. Dhe kjo, jo se ėshtė njė ekonomi centraliste apo e shkėputur nga ekonomia globale, e kundėrta ėshtė e vėrtetė, kjo ėshtė ekonomi mė tregu dhe ekonomi thellėsisht tregu, ia doli t’i rezistojė cunamit tė krizės financiare dhe ekonomike evropiane e botėrore. Partia Demokratike ėshtė parti e vizionit mė tė shkėlqyer pėr tė ardhmen e Shqipėrisė. Vizioni i saj ėshtė anėtarėsimi i plotė i Shqipėrisė nė BE, transformimi tėrėsor i kėtij vendi dhe realizimi i standardeve, kritereve, kushteve, kritereve, praktikave qė kanė adaptuar vendet e lira dhe tė zhvilluara evropiane. Ndaj edhe jam sot kėtu pėr tė shprehur nderimin mė tė madh, respektin mė tė thellė ndaj studentėve, intelektualėve, punonjėsve tė Tiranės qė themeluan mė 11 dhjetor nė orėn 23:00, njė orė para mesnate Partinė Demokratike tė Shqipėrisė.
Pėrulem edhe njėherė me nderimin mė tė madh para veprės sė tribunit legjendar Azem Hajdarit, martirėve Arben Brocit dhe martirėve tė Shkodrės dhe tė gjithė atyre qė kėto 19 vite u flijuan pėr vlerat dhe parimet pėr tė cilat u themelua kjo parti.
Nė Evropėn ish-komuniste, Partia Demokratike e Shqipėrisė ėshtė partia qė pėrjetoi terrorin, dhunėn, shtypjen, trysninė mė tė madhe, por gjithashtu ėshtė partia qė diti tė ndėrtojė qėndresėn dhe suksesin mė tė fuqishėm. Njė mirėnjohje tė madhe dua t’u shpreh qindra e mijėra anėtarėve tė saj qė gjatė kėtyre 19 viteve, me pėrkushtim tė madh u angazhuan nė reformat e njė epoke tė re, epokė qė lidhet tėrėsisht me veprėn e saj, epokėn e demokracisė. Dua t’u shpreh njė mirėnjohje tė madhe atyre qė rezistuan nė kushtet mė tė egra tė rebelimit komunist tė ‘97-s, qėndruan tė pamposhtur dhe u kthyen fitimtarė, mė tė fortė se kurrė, mė 3 korrik 2005. Mirėnjohje tė thellė atyre qė u bashkuan gjatė kėtyre viteve me Partinė Demokratike. Me mendjen vizionin, pėrkushtimin bėnė qė kjo parti tė mbetet gjithnjė e re, gjithnjė partia e tė ardhmes. Mirėnjohja ime e pakufishme sot nė kėtė pėrvjetor shkon gjithnjė tek rinia shqiptare, pa luftėn dhe pėrpjekjen e tė cilės nuk do tė kishim dhjetorin e vitit ’90, fitoren e vitit 2005, fitoren e vitit 2009. Dua me kėtė rast tė garantoj tė rinjtė shqiptarė se asgjė nuk mė detyron mė shumė nė tė gjithė luftėn dhe pėrpjekjet e mia sesa mbėshtetja e tyre dhe se ky mandat do tė jetė mandati i tė rinjve shqiptarė. Por sot ėshtė njė moment tė falėnderoj me mirėnjohjen me tė thellė, respektin mė tė madh, partitė simotra dhe tė gjithė ata qė kėto 19 vite, me solidaritetin, me mbėshtetjen e me ndihmėn e tyre, bėnė qė ne sot, edhe 19 vjet pas themelimit, tė jemi nė pushtet, tė marrim mandatin e dytė pas 2005-s. Bėnė qė ne tė mund tė realizojmė projekte tė mėdha, aspirata tė mėdha tė shqiptarėve.
Zonja dhe Zotėrinj, nė kėtė kuadėr, nė kėtė krijim, nė kėto kushte, Partia Demokratike mbledh kuvendin e 9-tė, i cili nuk mund tė ketė cilėsor tjetėr pėrveēse kuvendi i fitores sė Partisė Demokratike. Nė fazėn e parė tė kėtij kuvendi nė prill tė kėtij viti ne shpalosėm para shqiptarėve projektin tonė tė Shqipėrisė evropiane. Delegatėt e kėtij kuvendit, kandidatėt, drejtuesit kryesorė tė Partisė Demokratike, ministrat, zyrtarėt, shndėrruan kėtė projekt me punėn dhe pėrkushtim e tyre nė projektin e besimit mė tė madh tė shqiptarėve. Projektin qė mori mbėshtetje tė plotė, firmėn e qytetarėve shqiptarė pėr t’u shndėrruar nė njė realitet gjatė katėr viteve qė vijnė.
Ky kuvend mblidhet pas njė zhvillimi madhor historik, zhvillimit tė zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme mė 28 qershor. Kjo ėshtė njė meritė e madhe, meritė historike e tė gjithė piramidės zgjedhore tė Partisė Demokratike dhe tė qeverisė sė saj, sepse ėshtė e njohur, ėshtė e faktuar se pėrgjegjėsinė kryesore pėr zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e ka qeveria, administrata shtetėrore, partia nė pushtet. Kėtė pėrgjegjėsi e pėrmbushėm mė me nder se kurrė, i dhamė vendit zgjedhjet me dinjitoze, mė tė lira nė historinė e tij. Kuvendi Kombėtar i Partisė Demokratike mblidhet nė fazėn e dytė tė tij pėr tė zgjedhur organet dhe forumet e reja drejtuese tė PD, kryetarin, Kėshillin Kombėtar tė tij, Komisionin disiplinor tė statutit. Mblidhet pėr tė ripėrtėrirė mandatin e organeve drejtuese. Ky do tė jetė njė proces fund e krye transparent. Grupet e punės kanė bėrė njė punė shumė serioze nė seleksionimin e kandidaturave qė paraqiten sot para delegatėve tė kuvendit. Nė forumin kryesor tė Partisė Demokratike, nė Kėshillin Kombėtar tė saj, konkurrojnė 400 personalitete, me njė karrierė tė shkėlqyer politike dhe profesionale, me kontribute thelbėsore nė demokracinė e kėtij vendi dhe nė jetėn e PD-sė. E kuptoj qė pėrzgjedhja ėshtė e vėshtirė, por kam besim tė plotė se delegatėt e Kuvendit do tė votojnė pėr kandidatėt mė tė mirė, do tė votojnė pėr kryetarin e tyre Sali Berishėn.
Ėshtė njė ditė e shėnuar, Partia Demokratike mbledh kongresin e saj tė fitores. Jam kėtu pėr tė ftuar nė emėr tė saj, tė vijnė nė Kuvend, tė ftuar nga kryetari i partisė, tė gjithė ata qė kanė dhėnė ndihmesėn e tyre nė historikun e kėsaj partie, nga dita e themelimit e deri mė sot. Pavarėsisht nga pozicionet dhe pozicionimet e tyre, ėshtė njė ditė fitoreje, ėshtė njė ditė me mirėkuptimi pėr tė gjithė. Nė rast se protokollet dhe burokracitė kanė harruar tė dėrgojnė ndonjė ftesė, kam kėnaqėsinė nga kjo platformė t’u adresoj tė gjithė atyre ftesėn time miqėsorė tė sinqertė, qė tė jenė tė pranishėm nė Kongresin e Partisė Demokratike.
Duke mbyllur kėtė ekspoze, do tė shfrytėzoj rastin t’i uroj mikut tė madh tė kombit shqiptar, Silvio Berluskonit, shėrim tė shpejtė, pasi pak orė mė parė u adresua me sa duket nga njė i ē’ekuilibruar, tė cilin drejtėsia italiane do ta saktėsojė. Shpreh me kėtė rast ndjenjat mė miqėsore tė tė gjithė shqiptarėve ndaj njė miku tė madh, njė evropiani tė madh, njė italiani tė madh.

Pyetje - Pėrgjigjet
Paralelisht me zgjedhjen e forumeve tė reja tė partisė do tė ketė dhe disa ndryshime statusore. Gjatė javėve tė fundit ka pasur njė debat pėr ndarjen e mandateve ne disa nivele drejtuese. A do tė ketė ndarje postesh dhe nė ēfarė niveli?
Mbledhja e Kongresit ėshtė me interes jo vetėm nė PD, por pėr tė gjitha partitė politike nė pushtet. Nė mėnyrė tė ligjshme lind debati pėr ndarjen e posteve partiake me ato tė pushtetit. Kjo nuk ka asgjė tė paligjshme, por njė parti qė fiton zgjedhjet ėshtė e detyruar qė forcat mė tė kualifikuara mė aktive, t’i angazhojė pėr ti dhėnė vendit qeverisjen mė tė mirė dhe mė kompetente. Nuk dua tė them me kėtė se ata qė mbeten nė parti janė dytėsorė. Sė dyti, nė disa funksione partia ka traditėn e vet dhe njė traditė, mendoj unė, qė ka funksionuar nė interesin e saj: Kryetrari i grupit parlamentar qė nga themelimi i partisė ka qenė nėn/kryetar i saj, edhe nė opozitė dhe nė pushtet. Pra, ne i jemi pėrmbajt kėtij rregulli qė nga themelimi, qė nga shndėrrimi ynė nė parti parlamentare nė zgjedhjet e para. I jemi mbajt kėtij rregulli me funksionin parlamentar kryesor tė partisė, nėn kryetar apo kryetar parlamenti. Kėshtu qė, delegatėt do kenė mundėsi tė pėrzgjedhin ndėrmjet kėtyre 2 tendencave, dhe unė garantoj se vota e tyre dhe vullneti i tyre do tė respektohet tėrėsisht.

Ju ftuat tė gjithė kontribuesit ndėr vite nė Partinė Demokratike, a ėshtė kjo njė ftesė edhe pėr kreun e PS-sė, Edi Rama?
Edi Rama ėshtė i ftuar si kryetar i PS. Nė kuvend, ne kemi ftuar tė gjithė spektrin polik ty vendit. Atė disa ditė e zgjati, pėr fat tė keq kanė qenė gjithsej 18 minuta. Erdhi dhe deklaroi hyrjen nė mbledhjen e Komisionit nismėtar, duhet tė ketė ardhur nga data 17 ose 19, u ul aty dhe pas njė debati njė nga eksponentėt kryesorė tė partisė, i kėrkoi qė tė dilte jashtė, pėr motive qė nuk e gjej me vend t’i ekspozoj se zotėria e tij ėshtė i ftuar nė Kuvend.

Nė disa media ėshtė theksuar se ju nuk keni qenė kur ėshtė themeluar PD dhe as nė Komisionin nismėtar tė saj. Cili ėshtė kontributi juaj nė themelimin e PD?
Pretendimi i parė ėshtė qesharak. Aty ka dokumente qė faktojnė se cilėt kanė qenė ata qė nė orėn 11 tė natės, themeluan PD. Janė dokumente se cilėt ishin ata qė firmosėn pas themelimit, legalizimin e saj. Janė dokumente se kush u zgjodh nė Komisionin nismėtar. Ndaj edhe kėtu nuk besoj se ka nevojė pėr komente.

Moratoriumi i skafeve, reagon kryeministri Berisha

“Tendenca e opozitės, pėr tė mbrojtur tė industrinė e mafies”

“Kundėrshtimet e opozitės ndaj pallateve tė paligjshme. Kundėrshtimet qė bėn opozita ndaj skafeve, gjykoj se nuk ka asgjė nė interes tė zgjedhėsve tė tyre. Nėse opozita mendon se ne kemi trajtim politik, pėr pallatin qė ka ndėrtuar Rama me Dash Pezėn nė mes tė rrugės, unė u bėj thirrje socialistėve tė gjejnė njė pallat tjetėr tė ndėrtuar mbi rrugė dhe ne do tė mbajmė qėndrim tjetėr.
Sė dyti, kjo tendencė e opozitės ėshtė nė mbrojtje tė industrisė sė mafies. Mė vjen shumė keq qė opozita bėhet avokate e kėtyre interesave. Nuk do ketė forcė qė do tė pengojė betejėn tonė me zero tolerancė ndaj mafies dhe fenomeneve tė saj”.

* Fjala e plotė e kryetarit tė PD-sė, mbajtur mbrėmė nė prag tė ēeljes sė punimeve tė Kuvendit tė 9-tė tė PD-sė
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Krenar qė demokratėt kryen pėr 19 vjet detyrimin e tyre ndaj kombit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: