NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Brukseli: Mafia s’ka vend nė Evropė, Rama tė pranojė humbjen e tė futet nė parlament

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Brukseli: Mafia s’ka vend nė Evropė, Rama tė pranojė humbjen e tė futet nė parlament   Sat Dec 12, 2009 5:19 am

Brukseli: Mafia s’ka vend nė Evropė, Rama tė pranojė humbjen e tė futet nė parlament
12-12-2009 / Leonard Quku

Brukseli: Mafia s’ka vend nė Evropė, Rama tė pranojė humbjen e tė futet nė parlament

Sekretari i shtetit francez ka folur dje troē, nė emėr tė demokracisė qė pėrfaqėsojnė Franca, Gjermania, Italia, Britania dhe BE-ja se mafia e Shqipėrisė po pengon integrimin e vendit, prandaj duhet qė opozita tė pranojė humbjen e dalė nga zgjedhjet demokratike, tė futet nė parlament dhe tė mos sjellė mė tej njė destabilizim tė vendit

“Opozita duhet tė respektojė principet bazė tė demokracisė. KQZ ka certifikuar zgjedhjet, rezultati duhet tė pranohet gjerėsisht nga tė gjithė faktorėt politikė. Edhe opozita nė kėtė vend duhet tė jetė pjesė e kėtij kompromisi”. Kėshtu u shpreh dje Sekretari francez i Shtetit i ngarkuar pėr Ēėshtjet Europiane, Pierre Lellouche, gjatė njė konference tė pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin Sali Berisha, pas njė takimi tė zhvilluar nė mesditė. Zyrtari i lartė francez i apeloi palės opozitare qė t’i japė fund bojkotit dhe tė rifillojė jeta parlamentare nė Shqipėri. “Opozita t’i japė fund bojkotit nė mėnyrė qė jeta parlamentare t’i kthehet normalitetit. Mė duhet tė theksoj se principi bazė i demokracisė ėshtė qė kur procesi zgjedhor pėrfundon dhe KQZ certifikon zgjedhjet, rezultati duhet tė pranohet. Kėshtu fituesi merr pushtetin dhe pala tjetėr mbetet nė opozitė. Tjetėr parim bazė ėshtė edhe pranimi i ndryshimit tė pushteteve, por nėse kjo nuk ndodh nuk mund tė flitet mė pėr demokraci, por pėr regjim totalitar. Sigurisht demokracia mund tė mos jetė perfekte, por kur ka kundėrshtime rregullohet nga drejtėsia e dialogut politik. Apeli im vjen pasi ėshtė nė interes tė Shqipėrisė e procesit tė integrimit qė pozita dhe opozita tė bėjnė debat politik nė sallėn e kuvendit”, u shpreh Sekretari francez pėr ēėshtjet evropiane, Lellouche. Zyrtari francez mbylli fjalėn e tij duke u shprehur se do tė ishte shumė i lumtur nėse shumė shpejt jeta parlamentare nė Shqipėri do tė jetė normale dhe t’i jepet fund situatės anormale tė bojkotit tė Kuvendit. Ndėrsa nga ana e tij kryeministri Sali Berisha deklaroi se ėshtė i hapur pėr dialog me opozitėn pėr tė zgjidhur krizėn. “Dua tė garantoj ministrin Pierre Lellouche dhe qeverinė franceze se mbetem shumė i hapur pėr njė bashkėpunim me opozitėn nė tė gjitha reformat e mėdha. I kam ofruar tė hartojė tė gjithė amendamentet e sugjeruar nga OSBE/ODIHR pėr zgjedhjet e ardhshme dhe se ēdo problem, dokument, fakt qė ka pėr zgjedhjet e shkuara le t’i paraqesė para Prokurorisė, organit tė drejtėsisė. Ajo ēka unė nuk imagjinoj dot, dhe nuk imagjinon asnjė qytetar i lirė nė Europė apo nė botė ėshtė qė njė politikan tė marrė nė duart e tyre vendimet gjyqėsore”, u shpreh kreu i qeverisė shqiptare, Sali Berisha. Apeli i ndėrkombėtarė ndaj opozitės dhe kreut tė saj Edi Rama po njeh gjithmonė e mė shumė dimensione tė reja, teksa nė prag tė zhvillimeve madhore tė integrimit tė vendit nė BE, Partia Socialiste vazhdon tė bojkotojė pa afat punimet e Kuvendit tė Shqipėrisė. Pėrfaqėsues tė lartė tė Brukselit dhe tė politikės evropiane nuk pajtohen me qėndrimin e pajustifikueshėm tė PS, pėr sa kohė zgjedhjet janė certifikuar nga KQZ dhe nga gjykatat, e nė kėtė rast palėve nuk u mbetet gjė tjetėr, veēse tė pranojnė rezultatin e njėra palė tė qeverisė vendin, e tjera tė luajė rolin e opozitės. Integrimi i Shqipėrisė nė BE, Pierre Lellouche garanton mbėshtetje Sekretari francez i Shtetit pėr Ēėshtjet evropiane, Pierre Lellouche, jep garancinė e vendit tė tij pėr mbėshtetje tė pa kursyeshme nė procesin e integrimit tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me kryeministrin Sali Berisha, pėrfaqėsuesi i lartė i qeverisė franceze theksoi se “njė ditė edhe Shqipėria do tė jetė anėtare e BE-sė, Franca e mbėshtet plotėsisht kėtė”. Pyetje-Prisni qė dialogu politik tė zhvillohet brenda Parlamentit? Pėrgjigje- Po, sigurisht. Shpresoj qe kjo situate e bojkotit dhe e debatit jashte parlamentit te marre fund sa me shpejt te jete e mundur. E thashe edhe pak me pare se parimi baze i demokracise eshte pranimi i ndryshimit te pushteteve. Kur humbim zgjedhjet dhe kur keto zgjedhje jane te vlefshme, atehere kalohet ne opozite. Kur i fitojme, marrim pushtetin. Eshte shume e rendesishme te kuptohet se i gjithe sistemi demokratik bazohet mbi idene qe, qe me perpara duhet te pranosh rezultatin e zgjedhjeve. Nese nuk e pranojme rezultatin, nuk pranojme demokracine. Eshte shume interesante, sepse une doja ta takoja zotin Rama per te kuptuar pozicionin e tij dhe me tha se ai e kishte pranuar vlefshmerine e zgjedhjeve. Pra, nėse pranohen zgjedhjet, nuk e kuptoj pse nuk shkon ne parlament?! Dhe nese ka mosmarrveshje, qofshin keto edhe mosmarreveshje personale, e rendesishme eshte qe ne demokraci te komunikojme me njeri-tjetrin, te kete dialog, dhe parlamenti eshte vendi i dialogut. Pyetje- Nuk morėm njė pėrgjigje kur ngritėm pyetjen qė Rama e njeh rezultatin, por nuk hyn ne parlament? Pergjigje- Jo. Nuk e kuptova logjikėn e tij. Nuk dua te pėrzihem ne punet e brendshme te Shqiperise. Vetem ne nje pike. Ju jeni kandidate per ne Bashkimin Europian. Pjesa me e madhe e shqiptareve duan te jene ne Europe. Ne kemi pranuar ta ēojmė kete kandidature ne Komisionin Europian, pra ne, shtetet anetare nuk mund te pranojme ne Bashkimin Europian vecse vende qe pranojne demokracine. Kushti minimal eshte nje sistem demokratik qe funksionon, nje sistem qe nuk duhet marre peng per shkak te llogarive te politikes se brendshme. Kjo eshte ajo qe une doja te theksoja, sepse ju jeni nje vend qe keni kandiduar dhe ne do te ekzaminojme kete kandidature. Te tjerat ju takojne ju. Por europianet kur te pranojne nje dite Shqiperine, do t’ju pranojne si nje shtet demokratik, si nje shtet i se drejtes dhe me rregulla demokratike. Korrupsioni, mafia etj, nuk jane te pranueshme per BE. Me falni qe jam kaq i drejtpėrdrejtė ne pergjigjen time, por eshte shumė-shumė e rėndėsishme. BE eshte nje klub i vendeve demokratike”. Nga ana tjetėr, kryeministri Sali Berisha tha se Shqipėria do tė realizojė ēdo reformė me qėllim plotėsimin e standardeve pėr integrimin e shpejtė tė vendit nė BE. Me sekretarin e Shtetit francez pėr Ēėshtjet Evropiane zotin Pierre Lellouche, mik i shquar i Shqipėrisė dhe kombit shqiptar, kemi diskutuar gjerėsisht mbi marrėdhėniet e shkėlqyera bilaterale qė ekzistojnė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Francės dhe pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr integrimin nė Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri. Pierre Lellouche Jozefina Topalli: “Franca nė krahun tuaj pėr pėrshpejtimin e integrimit”/“Franca ėshtė nė krahun tuaj dhe ju shpreh vullnetin e qeverisė franceze pėr tė pėrfunduar sa mė shpejt procesin e integrimit tė Shqipėrisė dhe vendeve tė Ballkanit Perėndimor”, u shpreh dje Pierre Lellouche, sekretari francez i shtetit pėr ēėshtjet europiane nė takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Duke shprehur mirėnjohjen pėr gjithė mbėshtetjen e shtetit dhe popullit francez, Kryetarja e Kuvendit falėnderoi zotin Lellouche pėr mesazhet e tij publike nė vlerėsim tė progresit tė Shqipėrisė dhe pėr domosdoshmėrinė e dhėnies fund tė bojkotit. Lellouche shprehu kėnaqėsinė pėr nivelin e bashkėpunimit mes dy vendeve dhe dy parlamenteve dhe uroi zonjėn Jozefina Topalli pėr rizgjedhjen e saj, duke vlerėsuar se politika jo vetėm shqiptare por edhe ajo europiane, ka nevojė pėr gra nė politikė. Kryetarja e Kuvendit e cilėsoi si shumė inkurajuese dinamizmin e politikės sė BE-sė qė synon integrimin e plotė tė vendeve tė Ballkanit Perėndimor deri nė vitin 2014. Shqipėria, tha Topalli, ndodhet nė momente tė saj historike nė proceset integruese. “Pas anėtarėsimit nė NATO, ne morėm nga 27 qeveri tė BE-sė mbėshtetjen pėr statusin e vendit kandidat. Po ashtu para pak javėsh, Parlamenti Europian miratoi rezolutėn, ku pasi vlerėsohen arritjet nė zgjedhjet fundit, propozohet qė Shqipėria tė hyjė nė listėn shenjen menjėherė sapo tė plotėsojė detyrimet e mbetura, duke i hapur rrugė liberalizimit nė korrik 2010”, u shpreh kryetarja e kuvendit, duke i cilėsuar kėto vendime ndėrkombėtare si njė pėrgjigje e progresit tė pandalshėm tė Shqipėrisė. Kryeparlamentarja Topalli theksoi angazhimin maksimal tė parlamentit dhe institucioneve shqiptare pėr tė pėrshpejtuar reformat.
...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Brukseli: Mafia s’ka vend nė Evropė, Rama tė pranojė humbjen e tė futet nė parlament
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: