NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqiperia, superfuqi energjetike"

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Shqiperia, superfuqi energjetike"   Thu Dec 04, 2008 4:52 am

Shqiperia, superfuqi energjetike"


Kryeministri Berisha nuk e ka fshehur qellimin per ta kthyer Shqiperine ne superfuqi energjetike ne rajon. Gjate konferences se perbashket per shtyp me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, kreu i qeverise shqiptare ka riperseritur dhe njehere qendrimin se Shqiperia do te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjetike per rajonin e Ballkanit. Duke u nisur nga dy marreveshje te rendesishme mes dy qeverive per energjine, me nje vlere prej 2 miliarde eurosh, kryeministri Berisha deklaroi se Shqiperia ka ende shume mundesi te pashfrytezuara per prodhimin e energjise elektrike. "Ne vizionin tim, Shqiperia duhet te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjetike ne Ballkan. Ne kemi mbi 20 miliarde kilovat/ore energji, per t'u shfrytezuar, kemi nje potencial te jashtezakonshem eolik, pra, te energjise me ere", tha kreu i qeverise shqiptare, menjehere pas nenshkrimit te marreveshjeve mes ministrit te Energjetikes, Genc Ruli dhe pales italiane. Sipas Berishes, aktualisht Shqiperia ka licencuar prodhimin e me shume se 1 mije megavat te energjise eolike, por ekzistojne kapacitete per prodhimin e 4 mije megavate te tjere ne kete sektor. "Firmosem marreveshje qe kapin shumen e 2 miliarde eurove, por, sic i thashe mikut tim Berluskoni, marreveshje te tjera me nje shume prej 3 miliarde euro do te firmosen se shpejti me firma te tjera italiane, qe do t'i hapin rruge investimeve te reja", tha Berisha. Kryeministri shqiptar nenvizoi "jemi te vendosur te vazhdojme me prodhimin e energjise berthamore, dhe tek Italia une shikoj partnerin e pare per te bashkepunuar ne kete sektor". Ne kete kuader kryeministri italian theksoi se Shqiperia ka shpresa te mira nga Italia edhe ne bashkepunimin per ndertimin e centralit berthamor. Kryeministri Berisha theksoi se Shqiperia po niste edhe hapat e para industriale ne vend dhe ne keto hapa ashtu si edhe ne energjetike do te kishte partner te saj kryesor Italine. Nga ana e tij, kryeministri italian, Berluskoni pasi vleresoi miqesine e forte mes dy vendeve, i siguroi investitoret italiane, te cilet lidhen marreveshje me palen shqiptare se ne Shqiperi do t'iu krijoheshin te gjitha lehtesirat dhe do te thjeshtoheshin ato procedura burokratike qe mund t'i shqetesonin keta sipermarres. "Te une edhe zoti Berisha, te qeveria shqiptare, autoritetet shqiptare, gjithmone do te gjejne nje mundesi per lehtesimin e aktivitetit te tyre dhe thjeshtezimin e burokracive dhe jo te ndodhe ashtu sic ndodh shpesh me firma te ndryshme italiane kur ato operojne jashte shtetit", tha Berluskoni. Po keshtu Berisha nuk harroi te permende lehtesirat fiskale qe qeveria shqiptare ka krijuar per investitoret e huaj. Sipas tij, Shqiperia eshte vendi me taksat me te uleta ne Evrope dhe eshte reduktuar ndjeshem burokracia per hapjen e nje biznesi ne Shqiperi, i cili tashme mund te regjistrohet si i tille per 30 minuta.





Marrveshjet e nenshkrua mes paleve:

* Ministri i Punes, ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Anastas Duro dhe Ambasadori italian Saba D'Elia nenshkruan Marreveshjen dypaleshe ne fushen e Punes si dhe te Protokollit Zbatues.

* Ministri i Financave Ridvan Bode nenshkroi me Ambasadorin italian Saba D'Elia Marreveshjen Kuader per Bashkepunimin per Zhvillim.

* Ministri i Ekonomise, Energjetikes dhe Tregtise Genc Ruli dhe Drejtori Ekzekutiv i Grupit "Falcione" Edmondo Falcione firmosen lejen e ndertimit per realizimin e nje rigazifikatori ne zonen e Fierit.

* Ministri i Ekonomise, Energjetikes dhe Tregtise Genc Ruli dhe Presidenti i Grupit "Moncada Costruzioni" Salvatore Moncada nenshkruan Deklaraten e Perbashket per realizimin e nje impianti eolik ne jug dhe jug-lindje te Vlores dhe linjes se nderlidhjes me rryme te vazhdueshme ndermjet rrjetit te transmetimit italian dhe atij shqiptar.

* Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi dhe Drejtori Ekzekutiv i "Colacem" Dr. Colaiacovo firmosen Deklaraten e Perbashket per ndertimin e nje fabrike cimentoje ne Balldren.

* Ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi dhe Presidenti i "Todini Costruzioni Generali", Zonja Todini, firmosen Deklaraten e Perbashket per ndertimin e segmentit rrugor Levan-Dames.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
vili

avatar

Numri i postimeve : 1
Join date : 19/03/2009

MesazhTitulli: Re: Shqiperia, superfuqi energjetike"   Sun Mar 22, 2009 7:01 am

hahaha
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shqiperia, superfuqi energjetike"
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: Rilindja e Turpit-
Kėrce tek: