NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Drejtesia, e kapur nga korrupsioni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Drejtesia, e kapur nga korrupsioni   Tue Oct 28, 2008 5:24 am

Reformat ne sistemin e drejtesise, si ne shumicen e vendeve ish-socialiste dhe ne Shqiperi, mbeten nder sfidat kryesore. Autoritetet shqiptare i kane cilesuar si themelore per shtetin reformat qe kane te bejne me pavaresine e ketij sistemi, transparencen dhe miradministrimin. Opozita ne Tirane thote se reforma ne drejtesi mbetet nje nga problemet me te medha te vendit, kurse qeverine e kryeministrit Berisha e quan pengese per mosrespektim te ndarjes se pushteteve ne vend. Enkelejd Alibeaj, minister i Drejtesise, ne nje interviste qe i dha dje BBC-se, eshte ndalur gjate ne argumentin me te nxehte te dites, ate te reformes ne drejtesi. Alibeaj flet dhe per ngjarjen e Gerdecit, vdekjen e Trebickes dhe ceshtjen "Fazllic".

Z. minister, kohet e fundit disa ceshtje, disa raste me vleresimet nga me te ndryshmet ju kane vene edhe juve si minister ne qender te vemendjes, rikujtoj ceshtjen e Gerdecit, pastaj rastin Trebicka, pastaj rastin me te fundit Fazllic, sikur ju kane vene ne qender te vemendjes. Le te shkojme radhazi, shtypi shqiptar ka pasur disa tituj ku ju akuzon si arkitekt te Gerdecit. Cfare lidhje keni ju me Gerdecin?

Aq lidhje sa mund te kete nje arkitekt me nje jurist. Sigurisht qe keto jane, le te themi, komente apo konstatime te shtypit. Madje po ju them pa droje qe eshte shtyp i pozicionuar qartesisht majtas. Edhe kjo eshte nje gje e natyrshme qe edhe shtypi te kete profilizimin e vet politik, majtas ose djathtas.

Cfare mund te beni ju si minister ne kete rast?

Pikerisht kjo eshte ajo gje qe une me kaq kohe dhe me kaq habi sa po e konstatoj edhe tek ju, nuk po e gjej dot. Thuhet qe ministri ne kohen kur nuk ka qene minister, ka qene arkitekt, kjo nuk eshte e vertete, ministri ka qene ne detyre, besoj teper te rendesishme, e panjohur me pare ne qeverisjen para Partise Demokratike, drejtor i Departamentit te Kontrollit te Brendshem Administrativ dhe Antikorrupsion. Detyre e cila u krijua qe ne vitin 2005 si departament dhe kishte dy komponent kryesore, nje komponent te rrafshit ekzekutiv, pra qe nisej me hetime dhe investigime gjithmone ne aspektin administrativ dhe jo ne aspektin penal. Dhe kishte nje komponent tjeter, le te themi legjislative. Pra atje ku konstatoheshin qe kishte mangesi te akteve ligjore apo vakum ligjor, qe duhet te rregullojne nje shtet ligjor, nje shtet qe vepron nen ombrellen e ligjit do te duhej te jepte keshillime te veta juridike, kjo ka ndodhur jo vetem ne kete rast, por edhe ne shume raste te tjera, gjithmone ne fokusin per te pare qe procedurat ligjore apo nenligjore lejonin shtigje hipotetike per veprimtari korruptive. Kjo ka ndodhur, asgje me teper. Po jap komente pra ne ate cka shtypi thote, duke pare qe jane komente me teper se sa konstatime faktesh.

Te kerkojme mendimin tuaj edhe per ate qe nuk e thote shtypi por e thone politikanet, e thone diplomatet. Fillimisht ambasadori amerikan dhe vete ambasada permes nje deklarate publikisht, nese me lejohet ta interpretoj, ju kane kritikuar per veprime abuzive ne raport me institucionet te tjera, ju nuk jeni pergjigjur. Nga ana tjeter edhe OSBE-ja ka mbajtur nje qendrim me deklaratat e mesiperme. Dua t'ju pyes perse ka lindur konflikti me institucionet e pavarura sic eshte Prokuroria apo Keshilli i Larte i Drejtesise?

T'ju korrigjoj per te qene me strikt dhe me korrekt nga ate cfare te pakten shtypi ka thene. Ju po interpretoni dhe thate qe me ka kritikuar per veprime abuzive...

Interpretimi im eshte...?

Eshte interpretimi juaj, por ne fakt eshte jo e sakte nga ajo cfare une kam konstatuar. Une besoj qe ne kete rast konflikte dhe perplasje mund te japin cfaredolloj konotacioni, apo cdolloj emocioni, e kesaj jete dinamike, qofte edhe te standardit demokratik, te Shqiperise, mund te jepet cfaredolloj ngjyrimi, here me tone me te larta dhe here me tone me te uleta. Une besoj qe keto perplasje, keto konflikte, po i qendroj terminologjise suaj, kane ndodhur ose mund te ndodhin per dy arsye. Arsyeja e pare eshte kur ligji vete eshte i tille, i shkruar ne cilesi te tille, ne mungese te nje qartesie apo konsistence, te lejon apo te mundeson, ekzistencen ose mundesine hipotetike te nje lloj perplasjeje institucionale. Rasti tjeter eshte kur ligji eshte i paster, i qarte, i sakte, i testuar kudo dhe ka veprime ne kundershtim me ligjin. Une besoj qe ju keni ndermend kur thate interpretimin tuaj ku behet fjale per dy veprimet me te fundmet. Le te themi, nje procedure kontrolli ne Prokurorine e Tiranes dhe ligji per administraten gjyqesore i cili eshte ne Parlament tashme, eshte ligji i pamerituar, une do t'ia lija vleresimin tuaj dhe te publikut, po jap disa fakte te thjeshta dhe te qarta, do te me besoni qe kjo eshte e verteta, pastaj mund te jete komenti i cdokujt per te pare nese ka apo jo nje konflikt, nese ka apo jo nje perplasje. Ligji per Prokurorine, ligj i miratuar qe ne vitin 2000, pra i miratuar ne kohen kur ne pushtet ishte Partia Socialiste, i miratuar mbas miratimit te Kushtetutes. Dihet qe ka nje moment teper te rendesishem kohor miratimi i Kushtetutes, nje sere ligjesh te reja dalin besoj ne standardet e Kushtetutes, parashikon edhe nje lloj marredhenieve reciproke ndermjet Ministrise se Drejtesise dhe prokurorise, si dy institucione qe jane me shume teknike se sa politike, njeri qe ben pjese ne ekzekutiv dhe njeri qe ben pjese si sistem i pavarur, jo pushtet, por sistem funksional i pavarur.

Pa perjashtuar pavaresine...

Sigurisht pa perjashtuar pavaresine. Ky ligj ne nje nga dispozitat e veta, i punuar besoj me shume delikatese, me shume finese, me shume qartesi, me shume maturi madje e konstatoj nje gje te tille, i cili parashikon nje te drejte shume elementare qe Ministria e Drejtesise ka te drejte te njihet, te konsultohet, me ligjshmerine dhe rregullueshmerine e mbajtjes te disa akteve, te disa regjistrave administrativ te Prokurorise. Jo vetem kaq, por ligji parashikon edhe nje lloj reciprociteti te shkembimit te informacionit statistikor permes ketyre dy institucioneve dhe ka ndodhur thjesht dhe vetem qe eshte iniciuar nga Ministria e Drejtesise nje procedure kontrolli per te pare disa akte ose me sakte per te pare rregullueshmerine ligjore te mbajtjes se disa akteve administrative, gjithmone administrative, te Prokurorise dhe ky eshte gjithmone le te themi koncepti i kontrollit dhe balances midis dy institucioneve, te pavarura nga njera-tjetra ne funksionimin e tyre, por qe Kushtetuta urdheron dhe komandon qe keto institucione vertet jane te pavarura, por duhet te kete nje sistem apo mekanizem kontrollues dhe balancues midis tyre. Kjo ka qene edhe asgje me teper. Per sa i perket ligjit tjeter, ligjin per administraten gjyqesore, une mund t'ju them, para se te komentohej edhe nga miqte tane nderkombetare, eshte nje ligj i cili rregullon statusin e nje kategorie teper te rendesishme qe i sherben gjyqesorit dhe qe quhet administrate gjyqesore, nuk eshte gje tjeter, eshte gjithe ajo kategori nepunesish, punonjesish, te cilet nuk japin vendime, nuk gjykojne, gjykojne gjyqtaret, por sigurisht gjyqtaret, le te themi per te qene te ftohte, komod, komfort per te dhene drejtesine, per te lexuar ligjin ashtu sic thote, per te gjykuar edhe per te krijuar bindjen e tyre te brendshme ne baze te provave, duhet te kene kushtet. Dhe kushtet jane jo vetem kancelarike, por jane edhe njerezore. Sigurisht qe keta njerez qe do te duhet t'i sherbejne gjyqesorit duhet edhe keta te kene nje trajtese dinjitoze, qofte ne page, qofte ne status, qofte edhe ne garanci te vendit te punes. Cudia me e madhe eshte qe kjo kategori punonjesish, keta njerez qe do u sherbejne le te themi disa individeve, gjyqtare qe kane me te vertet nje rol te rendesishem dhe delikat, per 18 vite nuk kane pasur nje trajtim ligjor. Kane pasur paga me te uleta se cdolloj profesioni tjeter privat apo publik, kane qene te trajtuar ne menyre ligjore aspak te denje, merreshin ne pune pa pasur asnjelloj filtri konkurrues, nuk u garantohej vendi i punes, nuk u garantohej karriera. Nderkohe qe me kete ligj ka ndodhur pikerisht kjo gje. Sigurisht qe cdo iniciative reformuese e cila jo vetem eshte nje qellim i mire, por eshte edhe serioze, eshte edhe e thelle, jep nje situate ligjore dhe faktike te ndryshme nga situata e meparshme e cila kishte nevoje per reforme dhe cdo reforme krijon edhe pakenaqesite e veta, keto pakenaqesi do duhej dhe do te ishte ne miresjelljen e cdokujt qe keto pakenaqesi te mund te vertetoheshin vetem kur ligji te miratohej dhe ky ligj akoma nuk eshte miratuar. A ka nje problem nese keto ligjore, nese mund te thuhet dhe nese eshte e vertete, qe keto ligje te konsultoheshin me grupet e interesit. Une besoj qe jo vetem per arsye juridike, modestish edhe per arsye politike, gjej me vend qe cdo iniciative ligjore qe te jete e suksesshme, madje qe te konsiderohet edhe nje lloj lavdie e vogel edhe e ministrit te radhes qe beri nje iniciative reformuese. Do te kishte nje interes te madh qe kjo iniciative te rridhte deri ne fund ne menyre te suksesshme dhe nje menyre per ta bere te tille do te ishte qe te mos krijonte asnjelloj perplasje, asnjelloj qofte edhe pakenaqesi personale me grupet e interesit dhe cfare duhet bere ne kete mes... Do te duhet qe te gjitha grupet e interesit te konsultohen, te terhiqet mendimi i tyre dhe ne fund te reflektohen per aq sa keto interesa perputhen.

Po perse Keshilli i Larte i Drejtesise vendosi bashkepunimin ne projektin per projektligjin per administraten gjyqesore?

Pikerisht, po jua shpjegoj. Ky ligj trajton sic ju thash nje kategori punonjesish te ketij shtetit te cilet nuk jane gjyqtar, por jane administrate e thjeshte dhe menyra me e mire e menduar prej meje, ju mund te thoni ne fund te intervistes qe nuk eshte menduar drejte, por une po ua sqaroj se cila ka qene racio e arsyetimit te konsultimit. Une kam menduar qe arsyetimi dhe konsultimi me i mire do te ishte me gjyqtaret vete, sepse ata jane gjyqtare, ata e dine se ku eshte problematika ne sjelljen e administrates, cfare pengon, cfare i mungon kesaj administrate dhe ligji ka filluar te perpunohet qe ne vitin 2006, dhe ka qene nje kerkese e Keshillit te Evropes qe gjithmone kesaj administrate t'i jepej page me e larte dhe garanci ne pune. Ne qershor te ketij viti, atehere kur te pakten ligji doli nga formulimi teknik qe mund t'i beje gjithmone Ministria e Drejtesise, i eshte cuar per konsultim organit apo asamblese me te madhe te gjyqtareve, qe eshte konferenca e gjyqesorit, qe perfshin te gjithe gjyqtaret e republikes, te cilet kane edhe organet e tyre perfaqesuese dhe i eshte derguar ne menyre shkresore, ne menyre zyrtare, per te dhene mendimet e tyre, sigurisht qe une kam qene ne pritje dhe te themi ne ankth per te pritur te gjitha komentet e tyre, te cilat me rezultuan qe nuk erdhen. Jo vetem kaq por ndermora edhe nje iniciative tjeter, qe ky ligj te konsultohej me ate qe quhej bashkesi e kryetareve te gjykatave dhe keni parasysh qe jane rreth 20 gjykata te shkalles se pare, te gjykatave te apelit dhe anetareve te gjykates se larte. Ua kam cuar dhe kam pritur te gjitha komentet e tyre dhe keto komente i kam mirepritur, i kam gjetur madje te drejta dhe i kam reflektuar madje edhe ne ligjin perkates. Jo vetem kaq por e kam konsultuar me te interesuarit, eshte grupi i administrates, duke filluar nga kancelari dhe te gjithe pjeses tjeter te administrates, jo vetem kaq, por nuk besoj te kete konsultim me te madh se sa te kete konsultim me publikun. Publiku eshte i pakenaqur sigurisht nga sistemi gjyqesor, ka arsyet e veta, por publiku ka edhe pakenaqesite e veta edhe nga sherbimet qe jepen nga administrata gjyqesore dhe ky eshte konsultimi me i madh, eshte testi me i madh qe i duhet bere cilesise se nje ligji. Ka pasur disa pakenaqesi te ardhur nga shoqata e gjyqtareve. Une besoj dhe jam i prirur te besoj ende qe behet fjale per nje keqkuptim ne informim. Nuk eshte ligji per administraten gjyqesore ai qe mund te kete krijuar ndonje lloj tensioni apo pakenaqesie. Me cfare kam verejtur, pakenaqesite e gjyqtareve ose shoqatave te gjyqtareve, nuk i drejtohen ketij ligji, por i drejtohen ligjit te meparshem te miratuar nga parlamenti, qe eshte pikerisht ligji per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor, ligj i cili eshte miratuar qe ne mars te ketij viti.

Por sidoqofte kjo flet per mungesen e nje komunikimi, te nje bashkepunimi, pergjegjesine per te cilen gje do ta mbanin te dyja palet...

Komunikimi sigurisht. Sigurisht te dyja palet. Sigurisht qe te mbajne pergjegjesine te dyja palet do te duhet qe edhe pergjegjesia te jete reciproke. Tani une ju thash qe ua kam derguar per mendim te gjithe gjyqtareve, te gjithe pjeses tjeter te interesuar, por besoj qe ka miresjellje dhe kaq pervuajtje ne nje reforme e cila duhet te jete e perbashket, duhet te jete jetegjate, duhet te jete e gjithepranuar, do te meritonte besoj edhe nje lloj impenjimi me te larte te komunitetit te gjyqtareve. Une pranoj qe edhe komuniteti i gjyqtareve nuk eshte se gezon njelloj solidariteti dhe ky nuk eshte faji i tyre. Pranoj edhe kete fakt, nuk eshte faji i tyre qe sistemi gjyqesor sot nuk ka nje sens solidariteti te forte dhe vetem ne momente kritike, te tejkaluar ne kohe ndonjehere, fillojne dhe gjejne nje gjuhe te perbashket, por do te ishte mire qe kete ta gjenin ne nje kohe me te hershme te diskutimit te iniciativave reformuese, te ishin te themi me teper te angazhuar, me teper te prirur per te ofruar ndihmen e tyre, eksperiencen e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Re: Drejtesia, e kapur nga korrupsioni   Tue Oct 28, 2008 5:28 am

Ju sikur i kishit lene te hapura...

Me te hapur se kaq... Kam cuar per konsultim ne momentet me gjeneze te nje reforme nuk mund te kete. Sigurisht qe dikush mund te thoshte qe Ministri i Drejtesise mund te kishte bere dicka tjeter, qe cdo gjyqtari te republikes t'i kishte derguar ftesen e vet per ta thirrur ne Ministrine e Drejtesise.

Ministria e Drejtesise ka ne juridiksionin e vet zyrat e permbarimit, agjencite e kthimit dhe kompensimit te pronave, si edhe zyren e regjistrimit te pasurive, hipoteken. Te tre keto agjenci perfliten si me te korruptuarat. Cila eshte pergjigja dhe a ka pergjegjesi per kete Ministria juaj?

Nuk perfliten si me te korruptuarit. Une mund t'ju kujtoj vetem nje gje fare te thjeshte, per te rrezuar le te themi vetem nje perceptim tuajin. Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, qe deri ne vitin 2005 konsiderohej si nje gangrene dhe si nje fole e korrupsionit. Vetem ne nje nga dokumentet e fundit nderkombetar, e percakton ne renditjen e vet ne rendin e 20 ne bote. Mund t'ju them edhe dicka tjeter qe dhenia e sherbimit sot ne zyrat e Regjistrimit te Pasurive ka kaluar ne nje muaj deri ne shtate dite. Pra nje aplikim qe behet per te marre sherbimin, maksimalisht behet per shtate dite. A ka problem ne dhenien e cilesise se sherbimit? Po, une e pranoj qe ka problem. Ka problem jo per te justifikuar as zyren e regjistrimit te pasurive, por as veten ne kete rast. Gjithmone ka gjera te mira per tu bere, e mira nuk ka fund. Ajo cka mund t'ju them eshte gjendja ne te cilen eshte marre Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Eshte marre ne nje situate ne te cilen nuk kishte as elementet me esencial dhe elementet me elementar per ta konsideruar Zyre te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme. Kini parasysh qe ne 18 vite Shqiperia ka njohur nje bum te konceptit te privatizimit te pasurive dhe drejtimet se nga vinin titujt e pronesise, per te cilat Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme duhet t'i depozitoje dhe ne baze te tyre te jape edhe sherbimin, vijne nga drejtime nga me te ndryshme dhe te paunifikuara. Kete nuk eshte faji i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nuk po e quaj faj, por eshte nje koncept, nje mekanizem i cili me te thene te drejten e gjeti republiken paksa te papergatitur, sepse kaloji nga nje moment ku kishte vetem nje pronar dhe ky ishte shteti, ne nje moment tjeter te vrullshem ku numri i pronareve dhe i titujve kalojne maksimumin e vet. Cfare kemi bere dhe cila eshte pergjegjesia e nje ministri, qe besoj do te duhet te jete i pergjegjshem per te mbajtur kete pergjegjesi?

Apo e dikasterit ne pergjithesi...

Jo jo, e emrit tim ne kete rast sepse nuk dua te justifikoj dhe te krijoj asnjelloj alibie te paqene. Dy kane qene drejtimet kryesore. Lufte ndaj korrupsionit dhe kur them lufte ndaj korrupsionit, konstatim te te gjithave praktikave korruptive, cuarja e ketyre njerezve para organeve te drejtesise, para prokurorise. Eshte fare e thjeshte ceshtja. Nese deri ne vitin 2005 rastet e denoncimit te nepunesve te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme para prokurorise kane qene zero, nga viti 2005 e kendej, nga ministrat e drejtesise, le te themi edhe nga paraardhesit e mi, Bumci dhe Rusmali, jane bere denoncime konkrete ndaj punonjesve te Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, duhet t'ju rikujtoj rastet e Zyres se Regjistrimit te Pasurise te Paluajtshme ne Shkoder, apo ne Durres, raste te fresketa, apo edhe ne Tirane, ne numer te madh njerezish dhe keto kane qene denoncime te bera nga vete institucioni i cili menaxhonte keto zyra, ky eshte elementi i pare. Por sigurisht qe krijimi i nje klime te qete antikorruptive nuk behet thjesht dhe vetem me veprime ekzekutive, por edhe me reforme ligjore.

Meqe permendet veprimet ekzekutive. Ka vleresime sipas te cilave kjo mazhorance nuk e ka plotesuar premtimin, zotimin se do te ekzekutoheshin 5 mije vendime gjyqesore, cilat jane problemet qe paraqiten si pengese ne kete rrafsh?

Komponenti tjeter se ku behet reforme eshte reforma ligjore. Sigurisht qe ligjet jo gjithmone kane qene te sofistikuara, kane qene ligje te standardeve. Vete ligji duke qene i tille krijon dhe ai shtigjet e veta, mundesite e veta, vakuumet e veta per te krijuar keto praktika abuzivizmi apo korruptive. Ka ndodhur, le te themi per Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme qe eshte bere nje ndryshim teresor i ligjit, madje aktualisht eshte duke u draftuar dhe besoj do te perfundohet edhe shpejt me rregulloren e brendshme, i cili duhet te jete Bibla apo Kurani i Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, e cila do te rregulloje perfundimisht sjelljen e te gjithave zyrave karshi qytetareve. Tjeter per sa i perket sherbimit permbarimor, ju thash fillimisht qe nje nga, le te themi iniciativat reformuese, eshte privatizimi i sherbimit permbarimor dhe ketu do te duhet te beja nje sqarim fare te shkurter, qe nuk behet fjale qe sherbimi permbarimor te privatizohet ne konceptin klasik te kalimit nga shteti ne privat, madje edhe me praktika korruptive, jo nuk eshte kjo. Kur behet fjale per privatizim nuk do te thote qe shet dicka me cmim me te ulet per te futur dicka ne xhep. Jo! Disa nga sherbimet qe jep permbarimi sot, ekzekutimi i vendimeve gjyqesore do te behet jo vetem nga komponenti publik i permbarimit i cili do te ekzistoje gjithmone, por do te behet edhe nga nje komponent privat. Qytetaret do ta kene fare te thjeshte te zgjedhin ose midis komponentit publik ose nepermjet zyrave private. Kjo cfare do te fuse? Do te fuse qe te krijoje nje lloj aksesi me te madh te qytetareve te cilet do te kene mundesi qe te perzgjedhin se cila nga keto zyra, ajo private apo ajo, le te themi shteterore, ofron shpejtesi, efikasitet dhe ndershmeri ne ekzekutimin e titujve te pronesise, e vendimeve gjyqesore.

Ky model nuk do te jete shpikje e shqiptarit...

Sigurisht qe ky model nuk eshte shpikje e shqiptarit, eshte nje shpikje e qarte gjermane e testuar me kohe, eshte reforme qe ka pasur per moral te saj, le te themi vullnetin e Qeverise, dhe ka pasur per asistence te saj juridike misionin e URALIUS qe konsiston per me teper ne menyre gjithmone edhe me cilesore Ministrine e Drejtesise, Qeverine shqiptare dhe Parlamentin. Per sa i perket premtimit qe ne fillim te ketij mandati eshte premtuar ekzekutimi i te gjithave vendimeve gjyqesore. Cfare po ju them. Une ju them sot ne tetor te vitit 2008, viti i trete i qeverisjes rezulton, rendi i ekzekutimit te vendimeve, ose titujve ekzekutiv ne zyrat e permbarimit rezulton mbi mases 80%, e cila eshte me teper se sa mesatarja e vendeve perendimore. Ka nje mas 20% te paekzekutuar. Cfare ndodh?! Ju e dini qe zyra e permbarimit vetem ekzekuton, nuk ka te drejte, nuk ka mandat qe te interpretoje vendime gjyqesore apo t'i futet permbajtjes se tyre, te ngushtoje apo te zgjeroje vendimeve te gjykates. Ndodh qe shume vendime qe jepen nga gjykata nuk percaktojne sakte destinacionin, nuk percaktojne sakte se cila eshte masa e zyres se permbarimit dhe ne kete menyre ndodh qe keto vendime, te cilat ne ndonje rast jane vendime qe nuk kerkojne forcen e nderhyrjes se shtetit, ndodh qe te ekzekutohen dhe te ngelen si statistika ne zyren e permbarimit, por qe mund te ekzekutohen. Ose ka edhe nje kategori tjeter jane te tilla qe disa vendime qe ekzekutohen gjate kohes. Marrim nje rast shume te thjeshte. Detyrimi le te themi per ushqim qe prinderit kane ndaj femijeve, kjo eshte gjate gjithe kohes se prindi te jete gjalle.

A kemi ndonje shifer se sa eshte numri i vendimeve qe nuk jane ekzekutuar nga gjykata?

Ju thashe perqindjen per ate qe eshte ekzekutuar, tetor 2008, eshte mbi 80%. Pjesa tjeter eshte ne pritje.

Ne kete pjese te pare te ketij bashkebisedimi kam vecuar edhe nje ceshtje tjeter e cila eshte le te themi me Gjykaten Nderkombetare te Hages per krimet e luftes ne ish-Jugosllavi. Njoftime nga organe gjyqesore ne Beograd kane lene te kuptohet qe nje delegacion serb do te qendroje ne Tirane per nje ceshtje qe lidhet me konfliktin e 99-es ne Kosove, qe permendet nga ish-kryeprokurorja e Hages, Karla Del Ponte, mbase ju jeni personi me i pershtatshem qe do te na e sqaronte kete ceshtje. Si eshte e verteta e lidhur me kete?

Sigurisht nese behet fjale per ceshtje konkrete ju duhet te me pozoni dicka edhe me konkrete. Ajo cfare mund t'ju them une ne kete rast eshte nje trajtese juridike le te themi e sistemimit qe Ministria e Drejtesise ka ne marredheniet gjyqesore. Sigurisht qe nje nga konventat kryesore te Keshillit Evropes eshte per ndihmen e ndersjelle juridike mes organeve juridike te vendeve respektive. Kjo marredhenie krijohet nepermjet ministrive respektive, nis nga organet qe jane teknike dhe mekanizmi qe i bashkon jane organet politike, ministrite e drejtesise respektive. Kjo konvente ka vendosur si kusht te procedimit, te rakordimit dhe disa elemente te karakterit tekniko-juridik dhe standardeve qe aplikohen ndermjet ketyre vendeve. Fakti qe nje marredhenie e tille, ka shtysen e vet nga nje liber, ose nga ngjyrime emocionale romantike te nje libri sic mund te jete ai, jo shume e suksesshme per mendimin tim, ka doza groteske apo doza joserizioteti ne brendine e vet. Sigurisht qe nuk mund te fillohen ceshtje penale thjeshte dhe vetem sepse delli poetik mund te jete i tille sa mund te thote se diku ne Shqiperi, ne nje vend te panjohur te kete ndodhur veprim qe askush nuk i ka pare dhe asnje nuk i ka degjuar, te cilat jane ne fantazine e nje individi e cila ka pasur te pakten detyrimin, ka pasur detyrimin moral dhe ligjor qe te gjitha keto konstatime mund t'i bente gjate kohes qe ishte ne detyre, jo vetem kaq, por edhe mund te kryente veprime konkrete, gje te cilat nuk i ka bere dhe ndodh...

...Mund te pritet ardhja e hetuesve serbe?

Hetuesit serb jane te pritur te vijne per te kryer nje bashkepunim per ceshtje konkrete ne baze te standardeve demokratike te ligjit sipas standardeve evropiane.

Keni dhene apo do te jepni drite jeshile per kete?

Nese do te plotesohen kushtet, nese aktet do te jene ne formen e tyre, nuk ka arsye pse te mos jepen. Nese gjithcka eshte nje iniciative politike, ndoshta edhe diabolike, sigurisht qe ka nje dinjitet te nje popullsie shqiptare dhe kosovare me te cilen nuk mund te luaj askush, nuk mund te tallet askush, por vecse duhet te kete per vuajtje dhe nderim, madje kerkim falje ndonjehere, atehere kur do ta ndjejne.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Re: Drejtesia, e kapur nga korrupsioni   Tue Oct 28, 2008 5:28 am

A shkeli ligjin policia qe nuk siguroi ndalimin e biznesmenit Fazllic qe prokuroria kishte kerkuar per ta marre ne pyetje?

Une do t'ju kerkoja me shume miredashje qe keto fjale te mos i konsideroni si fjalet e Ministrit te Drejtesise, por komente, cfare ka ndodhur apo cfare di une. Ka ndodhur qe nje nga prokuroret e Prokurorise se Pergjithshme ka ngritur telefonin dhe i ka telefonuar dy oficereve te policise se shtetit dhe ne telefon i ka kerkuar nje gje te tille, duhet ta ndaloni nje person te tille, shtetasin Damir Fazllic i cili ndodhej ate dite ne Rinas dhe kaq. Cfare thote ligji baze i cili disiplinon ne menyre strikte dhe besoj shume te qarte veprimtarine e prokurorise nga njera ane dhe sjelljen e shtetasve nga ana tjeter, por edhe te Policise se Shtetit, sic quhet ndryshe policia gjyqesore. Thote: Marredheniet midis prokurorise, njoftimet dhe personave te interesuar, nje person i interesuar ka qene edhe Damir Fazllic do te duhet te behen ne tre menyra, ose me poste, ose i komunikohet nje akt duke e pajisur policine gjyqesore me aktin konkret, ose i komunikohet me ane te nepunesve gjyqesore. Asnje nga keto tre menyra komunikimi te nje akti procedural nuk ka ndodhur. Atehere cili ishte skenari qe do te ndodhte. Dy police, pavaresisht nga grada do te duhej qe ne aeroportin shume te bukur te Rinasit te ndalonin nje njeri dhe duhej qe t'i thoshin, nuk do te kesh atje ku ke deshire por do te vish me ne ne komisariat. Sigurisht qe ky eshte nje skenar qe ka ndodhur para 20 vitesh dhe qe jane makthe qe do te duhet te largohen.

Ishte kjo shumice qeverise qe miratoi emerimin e Kryeprokurores dhe tani qe i prek interesat e qeverise, kerkon t'i bej presion. Keshtu doni qe te vendoset shteti ligjor ne Shqiperi?

Atehere duhet te shihni ate cka eshte thelbi i gjese. Nuk do te ndodhe me kete qeveri, me kete mazhorance, se per shkak se ka votuar dhe ka dhene voten e vet, moralin e vet nje individi te nderuar ne punen e vet per te kryer punen e vet ne baze te ligjit, t'i kerkohet me vone qe te krijoje marredhenie klientelizmi. Marredhenie te ketilla, le te themi mazhoranca e meparshme, te cilat kane emeruar prokurore apo funksionare te tjere te cilet me vone nuk kryenin asnjehere detyren e tyre qofte edhe per te hetuar me te drejte apo pa te drejte ata per cilin kishin votuar, nuk ka ndodhur. Kjo mazhorance ka treguar dhe ka qene besoj fisnike, dinjitoze dhe korrekt me ligjin. Sjellja e mazhorances eshte e tille, nuk formon asnjehere marredhenie klientelizmi me ate qe quhet sistem i pavarur. Ne nje moment te pare jep voten dhe nuk pretendon asnjehere qe te kerkoje shperblim prej ketyre njerezve. Eshte e qete, eshte e lire, le njerezit qe te punojne dhe i pergjigjet cfaredolloj kerkese te ligjit.

Raporti i fundit OSBE-se thote qe ministria e juaj ka perfunduar projekt-ligjin e prokurorise ne gusht te 2008, pa marre konsultime te nevojshme. Cfare komenti keni per kete?

Eshte e vertete qe OSBE ne nje raport ka bere nje konstatim te tille qe ne gusht te 2008 ka perfunduar ligji per prokurorine ende i pakonsultuar. Ligji per prokurorine ende nuk ka perfunduar se draftuari. Jemi ne momentet e fundit, nuk do doja te beja ndonje zbulim te madh, por me kenaqesi mund t'ju thosha qe te themi ne bashkepunimin teknik, ligjor, midis ministrise dhe prokurorise dhe asistenteve tane kemi gjetur perfundimisht gjuhen e perbashket per konceptet kryesore qe duhet te permbaje kjo reforme ne sistemin e prokurorise. Fakti qe ju them qe nuk ka perfunduar dhe shume shpejt do te perfundoje, do te thote qe nuk ka perfunduar as ne gusht. Sqarimi eshte fare i thjeshte. Ligji ka filluar te draftohet dimensionet e reformes qe ne mars te ketij viti, ne nje urdher te perbashket te ministrit ne detyre dhe Prokurores se Pergjithshme ne detyre. Ishte nje nevoje e ndjere nga te dy institucionet, nga te dy funksionaret per te bere dicka te tille, u priten te gjitha verejtjet, ndjesite, u faktuan, u plazmuan ne draftin e ligjit dhe u pa e arsyeshme qe disa ceshtje konkrete qe duhet te kishin nje lloj artikulimi politik me pare, pastaj nje artikulimi teknik, u diskutuan, u diskutuan ne gusht. Pastaj sigurisht qe nuk ishte nje fantazi e nje endrre te nje nate vere, ishte nje artikulim i gjate, i menduar, i bere te ditur asistencen tone teknike. Me pas, pasi u pa se si do te ishte kjo ndarje konceptuale iu be e qarte edhe prokurorise dhe ne nje start te dyte bisedimesh u debatuan, u trajtuan, ne menyre konstruktive dhe ketu falenderoj perfaqesuesit e prokurorise per te qene konstruktiv, profesionalist, mua me pelqen fakti qe jane te arsyeshem dhe kjo eshte e rendesishme. Mund t'ju them qe te gjitha ceshtjet e ngritura nga Ministria e Drejtesise per tu futur ne ligjin per prokurorine kane gjetur te gjithe vendin e tyre, ashtu sic ishin para gushtit dhe tani qe jemi ne tetor.

KLD-ja do t'i zhvilloje mbledhjet e radhes per disa procedime disiplinore te gjyqtareve neper disa qytete te vendit, aty ku ata gjyqtare kane punuar. A nuk ju duket zoti minister keto mbledhje si ato te gjyqeve popullore qe beheshin dikur?

Sigurisht qe une nuk do te doja t'i jepja ngjyrime te tilla faktit, sepse kryetari i KLD-se ka te drejte per te caktuar rendin e dites, vendin dhe kohen se ku do te zhvillohet. Une jam i prirur qe te besoj se ka nje qellim te mire. Sigurisht qe ka disa kosto me te larta per t'i zhvilluar mbledhjet ne gjykatat perkatese. Cili eshte perfitimi? Perfitimi eshte se Gjykata e Drejtesise per shume kohe, madje mund te themi qe nga momenti i krijimit te tij ka pasur nje distance teper te larget midis atyre qe kane zgjedhur, qe jane gjyqtaret, dhe atyre qe jane zgjedhur anetar te gjyqesorit ne KLD. Pra ka pasur nje lloj distance jo vetem fizike dhe kohore, por mbi te gjitha llogaridhenie dhe pergjegjshmerie. Do te duhet qe ata qe perbejne KLD-ne, te tregojne perpara votuesve te tyre se cila eshte sjellja e tyre, se s'i i mbajne keto te fundit premtimet e tyre. Besoj se ne momentet e para kur kane kerkuar voten e gjyqtareve, kane thene se cdo praktike, cdo gjyqtar i korruptuar, ose abuzivit me detyren do te duhet te ndeshkohet prej tyre me voten e tyre. Nuk ka me mire se transparenca, se sa qofte edhe dhenia e nje perceptimi te qarte qe veprimtaria e KLD-se eshte e hapur, eshte e pergjegjshme, kjo eshte kryesore. Per kete gje ne duhet t'i referohemi cfaredolloj mjeti.

Gjykatat jane pare gjithmone si te korruptuar, nderkohe qe per prokurorine dhe prokuroret asnjehere nuk eshte folur. Por une di shume raste qe kane kercenuar se nuk do t'ua terhiqnin denoncimin nese nuk u jepnin ryshfet. A mendoni se edhe ata jane te korruptuar?

Eshte e drejte. Jo te gjithe i referohen ketyre praktikave. Ashtu si edhe gjyqesori edhe ata jane te prekur nga praktika korruptive. Cudia me e madhe eshte se ashtu si gjyqtaret edhe prokuroret shume rralle ka ndodhur, per te mos thene asnjehere, duhet thene qe ekzekutivi ne keto tre vjet ka pare duke filluar nga rangjet me te larta politike, me zevendesministra te njohin burgimin, nuk ka ndodhur kjo me gjyqtaret dhe prokuroret, kjo eshte nje situate e pakendshme normalisht, nje situate qe do te duhet te ndryshoje dhe me reformen qe po bejme po shkojme drejt saj, qe edhe prokuroret konkrete te jene te pergjegjshem me ligjin dhe me qytetarin.

Zoti Minister, policia i kap dhe gjykata i leshon. Keshtu thuhet per te ndaluarit qe po bejne tender me dosjet. Si e komentoni ju kete?

Ky eshte nje fakt qe ka ndodhur dhe po ndodh. Sigurisht qe policia eshte organi qe ka te drejte jo vetem te ruaj rendin por edhe te kape keqberesit apo te dyshuarit. Sigurisht qe nje lloj sensibiliteti te tille te policise, te organeve ekzekutive do te duhet ta kene edhe sistemi gjyqesor dhe ai i prokurorise. Qeverisja sigurisht behet jo vetem nga njerez qe punojne nenekzekutiv por behet edhe nga njerez qe punojne nen sisteme te pavarura, sic eshte prokuroria dhe gjykata. Por nuk duhet te harrojme qe jetojme te gjithe ne te njejtin vend, qe jetojme te gjithe ne te njejten situate, jetojme te gjithe me te njejten media qe degjojme, jetojme te gjithe me te njejten problematike te shoqerise dhe sensibiliteti dhe reagimi qe duhet te jete i te gjithe ketyre segmenteve shteteror, jo vetem i policise, jo vetem i prokurorise, por edhe te gjykates, te gjithe duhet te sensibilizohen. Ndodh qe policia i kap dhe gjykata i liron, jo gjithmone kjo ndodh per faj te gjykates dhe te prokurorise, ndodh edhe per ndonje neglizhence te organeve te policise, por une besoj qe edhe vetem gjyqtaret, edhe vete prokuroret duhet te jene paksa me te ndjeshem ndaj problematikes.

Perse qendroni indiferent ndaj mosdeklarimit te financimeve te fushatave zgjedhore te partive politike. A i sherben ky qendrim shtetit te se drejtes?

Une besoj se i sherben shtetit te se drejtes. Sepse reforma e kodit zgjedhor e cila duhet te jete ajo edhe mekanizmin apo disiplinimin e partive politike eshte duke u bere nga parlamenti, i njejte themi edhe me reformen ne drejtesi, i cili eshte akti normativ qe percakton rregullat e lojes ne garen per te marre pushtetin dhe duhet te jene lojtaret ata qe ne nje moment te hershem te percaktojne keto rregulla dhe tu binden atyre gjate kohes qe gara zhvillohet. Sigurisht qe une jam Minister i Drejtesise, por ky rregullim eshte duke u disiplinuar, une besoj ne nje pajtim te forcave politike ne parlament. Ajo cka ministri ka bere dhe ekzekutivi ka bere, eshte qe ka paraqitur, ka konceptuar, ka draftuar nje ligj te posacem qe eshte nje detyrim jo vetem moral i kesaj shoqerie, i ketyre forcave politike, por madje eshte nje detyrim edhe i angazhimeve tona nderkombetare. Ka nje konvente te Keshillit te Evropes e cila percakton qe duhet te kete nje ligj per financimin e partive, ky ligj eshte bere, eshte draftuar, eshte paraqitur forcave politike dhe eshte menduar qe forcat politike, ta fusin si nje pjese te kodit elektoral. Nje ligj fare i thjeshte, i cili thote: Transparence dhe deklarim te plote te te gjithave financimeve dhe ne rast kur shkelet ky deklarim dhe vetedeklarim penalizohen forcat politike.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Drejtesia, e kapur nga korrupsioni   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Drejtesia, e kapur nga korrupsioni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: