NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Krizat politike

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Krizat politike   Wed Aug 06, 2008 10:12 am

Kush mbjell kriza, korr dėshtime




Njė ditė teksa shfletoja shtypin periodik nė vite, sytė mė mbetėn nė njė shkrim tė politikanit dhe gazetarit Halit Shamata, botuar nė Gazetėn "RD". Bėhej fjala pėr krizėn, kėrkimin e saj tė ethshėm, patologjik dhe me temp revolucionar, nga vetė ata (ish-mazhoranca socialiste) qė kishte marrė (mė saktė vjedhur) votėn e shqiptarėve pėr tė (keq)qeverisur vendin nėpėrmjet piruetave tė tipit bolshevik tė marrjes sė pushtetit me grykėn e pushkės, zgjedhjeve alla Dushk, rėnies kryengulthi nė konflikte interesi, jo vetėm tė ministrave, por edhe deputetėve tė saj, lulėzimit tė trafiqeve dhe krimit tė organizuar, etj. Dikush mund tė thotė, qė kjo i pėrket sė kaluarės, por njė popull qė harron tė kaluarėn vė nė dyshim tė ardhmen e tij, pėr mė tepėr qė sot e kėsaj dite, opozita socialiste dhe Grupi i saj parlamentar, nuk kanė hequr dorė nga fabrikimi i krizave, si formė e luftės politike tė tejkaluar nga koha, tė dėmshme dhe me kosto tė lartė pėr vende me demokraci tė brishta. Por, le t'i referohemi shkrimit: "...Nė fillim kriza ishte vjetore. Ēdo fundviti bėhej shpėrndarja proporcionale e krizės. Kaq ditė nė vit pa energji, kaq ditė papunėsi, kaq ditė pa ujė, kaq pa qeveri, kaq ditė nė dispozicion pėr korrupsion, kaq ditė pėr trafiqe e kėshtu me radhė..." (Marrė nga shkrimi "Krizėn tonė tė pėrditshme falna sot".)

Shkrimi ėshtė botuar kur opozitarėt socialistė po konsumonin mandatin e tyre tė dytė nė krye tė pushtetit, kurse shteti ishte rroposur nė njė sistem krizash qė gjeneronin pafundėsi minikrizash tė reja, e kėshtu deri nė agoni, rreth vicioz e asfiksues, tė cilin e vuante vendi i rrėnuar dhe elektorati i lodhur. Kėtij sindromi opozita socialiste nuk po arrin t'i shkėputet edhe sot e kėsaj dite, edhe pse bota, shumė "ujė e lisa ka ndėrruar" qė atėherė... Pėr dy mandate qeverisėse, socialistėt ndėrruan disa kryeministra, drejtuan vendin pėr gjysma vitesh, nga zėnkat dhe mllefet e luftės sė bėrrylave nė hierarkinė shtetėrore dhe partiake, me zėvendėsministra, ndėrruan kryeprokurorė, presidentė, kryegjyqtarė, kryetarė tė SHISH-it, Drejtorė tė Policisė sė Shtetit, ministra qė kthyen nė monopol dikush naftėn, njė tjetėr detin me skafet e vdekjes, njė i tretė bananet, njė i katėrt importet, njė i pestė vezėt, njė...barin (simbolin e qėndresės dhe rezistencės sė diktatorit, idhullit tė tyre shpirtėror) qė importohej nga Maqedonia, etj. Thuajse hipotekuan vetė shtetin me resurset e tij ekonomike dhe administrative qė e milnin privatisht si lopėn e oborrit. Krizėn e shtruan kėmbėkryq nė sofrėn e varfėr shqiptare pėr tė gllabėruar dhe rroposuar edhe ato pak tė ardhura e kursime qė zhdukeshin pa nam dhe nishan nėpėr labirinthin e korrupsionit, kėtij "qeni me bark shekullor gjithnjė e tė pangijshėm", qė lulėzoi si asnjė herė tjetėr... Tė qenurit nė pozitė tė mirat para publikut t'i zmadhon, tė kėqijat t'i zvogėlon, por kėto raporte nėse s'janė tė vėrteta pėrmbysen frikshėm gjatė daljes nė opozitė, ēka u provua me fatin e shumė prej aradhės sė kupolės socialiste. Morali i gjithė kėsaj, ėshtė i thjeshtė, haraēi qė paguan politikani pėr famėn e tij ėshtė shumė i shtrenjtė, vėrtetėsinė e sė cilės e pohon zhvleftėsimi drastik i disa prej figurave kryesore tė PS, figura me kurs tė rėnė morali, besimi dhe roli prej lideri, qė edhe pse lidershipi opozitar kėrkon t'ua gėrryej zgjyrėn e ndryshkun pėr t'i ricikluar nė politikėn e ditės, nuk po mundet tė arrijė ndonjė rezultat konkret. Historia ka pėrfunduar sė qeni njė lėvere si kujtojnė disa politikanė diletantė opozitarė, e cila mund tė lahet, njolloset dhe thahet siē duan ata. Fama e politikanit ėshtė dhe dritė, dhe hije, varet nga ai qė e mbart, si e pėrdor ose e shpėrdoron.

Sot, kur vota publishitare popullore u dha socialistėve atė qė meritonin dhe kishin gatuar me miellin erėrėndė tė pushtetit korruptiv, realiteti shoqėror shqiptar pėrsėri ndjehet i kėrcėnuar nga krizat, por jo mė tė atyre qė gjeneronte pushteti i tyre i dikurshėm, por tė qenurit nė opozitė... "Nga kriza vijmė, drejt krizave shkojmė"... Kjo ėshtė motoja e opozitės socialiste dhe aleatėve tė saj, po qe se do tė mė lejohej tė perifrazoja njė varg tė poetit Dritėro Agolli. Njė fjalė e urtė e popullit tonė thotė: "Ka gurė qė nxihen me kalimin e kohės, ka gurė qė zbardhen". Kėshtu dhe njerėzit qė merren me politikė dhe administratėn shtetėrore apo civile. Nxihen apo zbardhen sipas bėmave. Vėshtirė tė gjesh njė figurė tė stafit tė Ramės, nga ishėt e djeshėm tė Nanos, Metės dhe Majkos, qė vitet e mėpasėm ta zbardhin. Pėr fatin e keq janė pikėrisht kėto figura qė pėrpiqen me thonj e dhėmbė pėr tė stisur kriza, pėr tė stopuar reformat, pėr tė dėmtuar vendin dhe elektoratin e vet. Ajo qė bie nė sy nė politikėn e PS ėshtė konseguenca nė krijimin, zhvillimin dhe menaxhimin e krizave. Rastet janė kokėfortė, kudo, nė parlament, ekonomi, politikė tė jashtme, jurisprudencė, arsim, sistem doganor, infrastrukturė rrugore, sistem elektoral, energjitikė, ARMO, Telekom, buxhet, turizėm, etj. Sektor tė jetės publike, politike, ekonomike, diplomatike dhe ushtarake tė vendit, qė nuk e ka pėrfolur, sharė dhe shpifur lidershipi opozitar me satelitėt e tij nuk ka. Nismė apo reformė tė Qeverisė pa u bojkotuar dhe braktisur Salla Plenare e Kuvendit nuk ka. Sukses apo arritje tė Qeverisė "Berisha" pa u minimizuar dhe mohuar nga opozita nuk ka. Buxhet shtetėror apo buxhet shtesė pa u llangosur dhe masakruar nga kopjativėt e PS nuk ka. Madje, arrihet deri atje sa dhe turizmin e suksesshėm tė kėtij viti ta paraqesin si fluks tė ardhjes sė emigrantėve nėpėr shtėpitė e tyre, por e vėrteta e ka ndėrgjegjen e qetė, dielli nuk mund tė mbulohet me shoshė. Plazhet janė plot me shqiptarė dhe tė huaj, ka dhe emigrantė qė gėzojnė hisen e rėrės dhe diellit tė tyre, duke marrė me vete miq italianė, gjermanė, holandezė, e ēkamos. Shqiptari turizmit familjar i ka shtuar edhe miqėsinė tradicionale, mikpritjen e rrallė, qė do tė ēelė mbarėsi dhe mbrothėsi pėr tė nesėrmen.

PS sa qe nė pushtet ishte gjenerator krizash, si nė ekonominė qė mezi merrte frymė, politikėn pa bosht, proceset elektorale pjella tė Dushkut, diplomacinė e zhytur nė afera korrupsioni, etj. Asnjė rezultat pozitiv nė arenėn ndėrkombėtare nuk arriti ajo, asnjė buxhet shtesė pėr vendin nuk mundi tė paraqesė para elektoratit, pėrveēse shpenzimeve hiperbolike tė aparatit qeveritar, makinave luksoze, kostumeve firmato, kushteve tė larta tė konfortit nėpėr zyra, shėrbimeve tė shpeshta jashtė vendit, etj. Ajo qė e ndan opozitėn e sotme nga pozita qeverisėse ėshtė mendėsia, qėndrimi dhe strategjia e tensionimit pėr tė krijuar kriza tė reja dhe amulli nė jetėn politike, ekonomike e parlamentare. Intrigat, provokacionet, kurthet, loja me nervat, bilbilat, raketaket, thyerja e aparateve tė fonisė, sulmet prej toreadorėsh drejtė fronit tė Kryetares sė Parlamentit, etj., dukuri qė kodi etiko-moral tradicional shqiptar nuk i pėrmban, janė njė armė e rrezikshme nė duart e disa emrave tė pėrveēėm nė kampin opozitar socialist, aq sa mund tė pėrbėje siguri njė armė nė dorėn e njė fėmije. Motivi i bashkimit tė opozitės sė sotme ėshtė krijimi i krizės, zhytja e vendit nė kaos, uniteti rreth sė keqes. Vetė liderėt e sė majtės, Rama, Meta, Gjinushi dhe Milo, nuk po lėnė rast pa dalė njėri pas tjetrit nėpėr konferenca shtypi pėr tė thėnė ēfarė t'u vijė pėr oreksi, tė bėjnė thirrje nga mė tė egrat, denigruese, deri antikushtetuese, pėr largime figurash, bojkote, braktisje, protesta, etj. Havel thonte: "Komunizmit i fal ēdo gjė, prishjen e njeriut jo!" Gjinushėve u ka kaluar koha pėr tė qenė ish. Janė mpiksur nė tė shkuarėn, nuk kanė tė ardhme. Zgjuarsia e mbrapshtė politike, aftėsia pėr tė nxirė dhe djegur tė vėrtetėn, aftėsia provokative pėr tė fituar ithtarė tė rremė nuk pėrkon me ndershmėrinė qytetare, e cila mbėshtet shtetin nė stinėn e punės, tė ardhmen e fėmijėve tė vet, vendin e kthyer nė njė kantier ndėrtimi qė po befason edhe ndėrkombėtarėt qė na mbėshtesin fuqishėm. Kėshtu qė opozita socialiste nė aksionin me goditje tė pėrqendruar tė organizimit tė krizave ka mbetur e vetme, pa mbėshtetje, nė minorancė.

PD me qeverinė e saj punon, lufton dhe projekton pėr shqiptarėt njė tė ardhme pa kriza, por me institucionin e votės, logjikės politike, ekonomike dhe njerėzore. Sa herė qė pozita qeverisėse do tė kalojė nė parlament ndonjė gjė tė rėndėsishme, opozita acarohet, thėrret nė ndihmė gjithė arsenalin e saj pėr ta tensionuar situatėn, pėr tė gjeneruar konflikte, pėr tė tėrhequr vėmendjen nga thelbi i ēėshjtjes, pėr tė ngritur tallaze stuhish tė paqėna. Pėr kėtė ka specializuar njė grup deputetėsh kamikazė, qė me njė shikim tė lidershipit shpėrthejnė nga goja shashka, ēudira, marrėzira, shpifje, etj. Pėr tė krijuar kriza tė reja, opozita nuk mungon tė bashkohet jo vetėm mes vetes, por edhe me djallin. Ky bashkim nė emėr tė krizės, tė keqes sė vendit dhe elektoratit nuk ka sesi tė mirėkuptohet nga populli i lodhur nga tranzicioni i gjatė dhe lojrat nė kurriz tė emrit tė tij. Prandaj kėta donkishotėr tė krizave janė bėrė qesharakė, kanė mbetur tė braktisur si kalorės tė arratisur dhe fytyrėvrerosur.

Kėshtu qė strategjia e fabrikimit tė krizave iu kthye nė bumerang. Dėshmi e qartė e kėsaj ėshtė ndėshkimi popullor, me anė tė votės sė lirė, nė zgjedhjet vendore tė Komunės sė Kasharit, ku PS u rendit forca e katėrt pas njė individi tė pavarur. Kjo rėnie drastike e elektoratit tė saj nuk ka si shpjegohet ndryshe, pėrveēse mospajtim i bazės sė saj me programin e krizave tė njėpasnjėshme. Populli thotė: "ē'tė bėsh nė det e gjen nė kokėrr tė kripės". Krizomania pėr tė turbulluar situatėn ndėrtimtare tė punės, qė lidershipi opozitar pėrpiqej ta ēertifikonte, nuk mori mbėshtetjen e shqiptarėve, pavarėsisht turit tė tij "Dialog me Shqipėrinė", konferencave idhnake pėr shtyp, deklaratave shterpė nė media, etj. Kashari dėshmoi qytetarinė e lartė, pjekurinė politike, aftėsinė pėr tė pėrqafuar tė renė, ardhmėrinė, ndryshimin. Ai tregoi njė leksion demokracie pėr votėn e lirė, qetėsinė e fushatės, harmoninė mes njerėzve tė thjeshtė, larg frymės sė konflikteve qė lidershipi opozitar mundohej t'ua ngjallte. Duke votuar pėr kandidatin e PD, Kashari tregoi se i thotė jo krizės dhe shkaktarėve tė saj, u bie ndesh thirrjeve opozitare pėr protesta, pėr bojkote dhe pėrjashtime. Lidershipi opozitar socialist arkivoi humbjen e tretė radhazi. Shijaku, Paskuqani dhe Kashari, janė tre fitore tė denja tė programit ambicioz tė qeverisė demokratike, kontrata qė rilidhen nė vazhdimėsinė e sė mirės, sociales dhe kombėtares, si njė lloj fryme dhe morali antikrizė. Elektorati shqiptar ka zgjedhur modelin demokratik pėr t'u qeverisur, model qė e beson, pėrqafon dhe voton, sepse e ka ndjerė dhe parė si shėrbesė reale ndaj vetes. Opozita dhe lidershipi i saj ėshtė mirė ta kuptojnė verdiktin e sovranit, pėrgjigjen e tij dinjitoze nėpėrmjet ushtrimit tė drejtės sė votės. Ajo ėshtė e qartė dhe e thjeshtė: Kush mbjell kriza, korr driza.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Re: Krizat politike   Thu Sep 18, 2008 4:38 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Krizat politike
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: