NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Edvin Rama si zedhenes politik i mafias

Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Shko posht 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Edvin Rama si zedhenes politik i mafias   Thu May 08, 2008 7:04 am

Edvin Rama si zedhenes politik i mafias
(08.05.2008)
Pas sulmit te pare te hajnit Yllkuq Magna-ni kunder Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, z.Arben Sefgjini, i bindur ne drejtesine e pandehmes sime konkludova se, perveç hesapeve personale e te klanit rreth tij, arsyeja e sulmit te dyte te para disa diteve e ketij ish banditi te Doganave ndaj Sefgjinit, ishte dhimbja therese e parave te arketuara, nga xhepat e mafias ekonomiko-politike majtiste, drejt e ne buxhetin e varfer te shtetit hallemadh te shqiptareve.


Pas sulmit te pare te hajnit Yllkuq Magna-ni kunder Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, z.Arben Sefgjini, i bindur ne drejtesine e pandehmes sime konkludova se, perveç hesapeve personale e te klanit rreth tij, arsyeja e sulmit te dyte te para disa diteve e ketij ish banditi te Doganave ndaj Sefgjinit, ishte dhimbja therese e parave te arketuara, nga xhepat e mafias ekonomiko-politike majtiste, drejt e ne buxhetin e varfer te shtetit hallemadh te shqiptareve.
Pikerisht kjo dhimbje therese e pagimit te tatimeve te perllogaritura per xhepat e Edvinit e te edramisteve te pisnesit, sherbeu si shtyse per shkelmimin e prapanices se nje bytheci si Muse gjytyrymi, qe kuisi me te gjitha rrylat e fytit, serish kunder Sefgjinit, me te njejtat “argumente” ligjore te identifikimit te “kriminelit” pa prova.
Por pas qendrimit te qarte te kryeministrit, se nuk do te ngutet per ta shkarkuar, porse do te prese deri ne fund verdiktin e Drejtesise per Sefgjinin, dhe se kryetari i qeverise nuk ka ndermend te toleroje me demshperblimin me parate e shtetit, te gafave te te papergjegjshmeve te Drejtesise, qe privojne lirine e qytetareve, i erdhi radha kryebanditit Edvin Rama per ta sulmuar personalisht Sefgjinin.
Vertet pandehin keta horra, te akuzuar dikur nga Berisha per sponsorizim vrasjesh dhe vrasesish, per pallate killeresh dhe terroristesh te autobombave allaBagdat, allaKaraçi, apo allaKabul, se shqiptaret jane kaq te trashe sa te mos kuptojne se shqetesimi i banditeve te PS dhe shkaku i ulerimave kunder Sefgjinit, nuk eshte jeta e supozuar e humbur e Remzi Hoxhes, ende e pavertetuar me prova, por parate e edramisteve te vjela nga Sefgjini dhe te derguara, jo ne xhepat e kupoles se Mafias evazore fiskale, por ne arken e shqiptareve, prej nga paguhet buka e gojes e nepunesve dhe pensionisteve, e punonjesve te firmave dhe kompanive qe marrin porosi nga entet publike, si dhe e femijeve te tyre, per varferine e te cileve pellet Edvin Rama neper Shqiperi.
Jo dhe jo! Vrasesve me mandate e imunitete politike te periudhave: 1990-1992 dhe 1995-2000, per shkak te instrumentalizimit prej te cileve dhe rebelimit te ’97-es me qellim marrjen e pushtetit me kallashe te grabitur nga depot e thyera te ushtrise, humben jeten mbi 5 mije shqiptare – as qe u behet vone per “vdekatarin” e dyshuar e te supozuar. “Vdekatar” te cilin kuqot e politikes dhe te mediave e kane kallur ne varr ende pa gjetur kufomen, çka perben nje skandal konceptual juridik, i papranueshem ky edhe per homo-sapiens-et qe mesuan dhe aplikuan Kodin e Hamurabit para 38 shekujsh, e jo me per te shkollepsurit hajvane majtiste me diplome juristi. Sepse keta llapushe duhet ta dine ate maksimen e famshme te Jurisprudences, qe thote se: “Ashtu sikurse 1 mije lepuj nuk bejne dot nje kale, ashtu edhe 1 mije dyshime e supozime nuk formojne dot nje fakt, te vlefshem si prove per Drejtesine”.
Por gallata plas kur shkarkimin e Sefgjinit me presion dhe shantazh te hapur politik e kerkon edhe kryebanditi Edvin Rama. Dhe mire ben sa kohe qe 9 dosjet e abuzimeve te tij kriminale financiare, flene ne Prokurori, bash ne ate skute te pluhurosur ku i ka lene Sollaku.
Por ky bandit ben sikur harron se Nano e pergojon dhe e tall neper tavolina e mejhane, per dosjet me 63 milione euro te pervetesuara me ane vjedhjesh te pastra te fondeve publike dhe gjobash mbi ndertuesit, e per te cilat ish kryesocialisti pretendon se i ka depozituar tek nje njeri shume i fuqishem politikisht.
Por Edvini, pasi perdori sejmenet langaraqe te kryesise per te sulmuar Sefgjinin, si ushtari me i gjate dhe me i bindur i Mafias, te cilen ka marre persiper te perfaqesoje dhe mbuloje politikisht, me ne fund u detyrua te lehe vete kunder Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, nga pupitra e selise se PS.
Tashme mafiozet dhe evadoret fiskale qe meritojne prangat, bashke me Edvinin e tyre, kane nje problem te madh me Sefgjinin e pakorruptueshem. Dhe kete e deshmon realizimi me tejkalim prej 11.8 % i planit te arketimeve nga institucioni i drejtuar nga Sefgjini, i cili ne vlere absolute ka arketuar afro 40 milione dollare amerikane me shume se plani i katermujorit te pare te ketij viti dhe afro 110 milione dollare me shume se e njejta periudhe e vitit te kaluar.
Dhe kjo do te thote se Arben Sefgjini keto thase me para, qe natyrisht nuk kane rene nga qielli ne arken e shtetit, Shefi i ri i Tatimeve, me ligj dhe jo me perdhune, ua ka hequr nga duart mafiozeve dhe i ka arketuar ne buxhetin e shtetit.
Dikush do te shtroje pyetjen, po perse valle une ia atribuoj Arben Sefgjinit kete sukses? Ia atribuoj sepse edhe para emerimit te tij kishte drejtues “skorpionse” ne kete institucion, por mesa duket ata mbyllnin njerin sy per evazoret fiskale dhe miqte e hajnave si Edvini, Magna-ni dhe “lavatriçja” e PS, qe kuturisi e shkoi deri ne Gjirokaster per te zhvatur nje lavatriçe qyl nga nje pisnesmen “skipetar i kuluar”, per te pajisur shtepine e re, per çka Nano hapi thesin e barcaletave dhe te talljeve ne adrese te plaçkaxhiut te politikes.
Dhe kete te vertete te arketimit te qindra milione eurove shtese deri ne fund te vitit, nga Tatimet, per merite te Arben Sefgjinit, para te gjitheve e kupton kryeministri Sali Berisha, kryepagatori i rrogave dhe pensioneve, dhe njekohesisht kryemanaxheri i parave te shqiptareve, qe fatkeqesisht i ka teper te paket njerezit dhe titullaret me ndeshmerine, perkushtimin, aftesite dhe inteligjencen siperore te Arben Sefgjinit.
Dhe nese duan me shume hajnat dhe ortaket e tyre ne politike dhe media, do t’u thosha me garanci te plote se, nese kryeministri do ta emeronte Arben Sefgjinin ne detyren e Drejtorit te Pergjithshem te Doganave, do te shihte se brenda nje kohe rekord Sefgjini do te arrinte serish rezultate te mrekullueshme, sikunder edhe i ka aktualisht ne Tatimet.
Ja pra perse sulmohet Arben Sefgjini, qe ka tmerruar Mafian e evazionit fiskal ne Tatime, e qe ka detyruar edhe Edvin Ramen ne lehe ne surdine kunder tij, per ta larguar nga detyra.
Edhe njehere shpreh bindjen e thelle se te gjitha akuzat e dikurshme te Berishes ne opozite, per zhdukjen nga mafia, nepermjet evazionit fiskal, te afro 1.5 miliarde eurove ne vit, Arben Sefgjini me stafin e tij te ri eshte ne gjendje t’i vertetoje ne kohe rekord.
Dhe kjo do te thote se dikush duhet te pergjigjet per keto diferenca te frikshme ne arketimet nga Tatimet, sa kohe qe llapaqenet e opozites kane vene kujen per gjoja rrenim te biznesit nga keqqeverisja, nderkohe qe Arben Sefgjini na deshmoi se pisnesi mafioz majtist qe ka akaparuar ekonomine shqiptare, paskerka dhjame te tepert per te dhene...
Por problemi me i madh per kuqot e opozites me Arben Sefgjinin, qendron ne faktin se ky titullar trim dhe i pakorruptuar i ka dhene nje frymemarrje te re dhe kuptim akuzave te dikurshme te Berishes, si dhe ka hedhur ne plehra akuzen e sotme te opozites per “korrupsion” ne qeverisje, sa kohe qe shifrat e Sefgjinit ne Tatime deshmojne per intensifikim te luftes se qeverise kunder korrupsionit, qe deri me tash ka qene maskuar ne njeren nga format me te sofistikuara, ne formen e evazionit fiskal te frikshem.
Dhe mbi te gjitha, Sefgjini eshte bere i frikshem per emra te veçane te kapove te mafias ekonomike, firmat dhe kompanite e te cilave sot jane evidente ne pasqyrat krahasuese te derdhjeve ne Tatime, çka do te perbente indicie te qarta per Prokurorine per te mbushur birucat me keta evazore, qe deri dje paguanin 110 milione $ me pak ne arken e shtetit, ndonese jane ankuar per renie te fuqise blerese dhe te volumit te importeve, te shkembimeve te mallrave e te sherbimeve...
Dhe kjo situate e permbysur pozitivisht ne Tatime nga Sefgjini, deshmon se, per shkak te modelit tone ekonomik importues, nje lepur akoma me i madh sesa ai i konstatuar tashme ne Tatime, fshihet ne Doganat tona, te cilat gjithashtu kane nevoje per nje “Sefgjin”.
Ndaj edhe u detyrua kryemafiozi dhe kryehajni Edvin per te lehur dje kunder Sefgjinit, nderkohe qe kur Komisioni “Olldashi” e akuzonte per hajni te ngritur ne sistem ne Bashkine e Tiranes, ne vend te pergjigjes, si idiot noterik dhe kolerik, kendonte “Qingji i vogel pse mendueshem, be, be, baaaaaaaaaa”.
Sot Sefgjini vlen shume... Vlen sa vete morali dhe argumentet e luftes antikorrupsion te kryeministrit Berisha. Vlen shume..., per parate e munguara deri me tash e te grabitura nga arka e shqiptareve te varfer, qe tash e tutje, minimalisht do te kene te sigurt buken e gojes te femijeve, engjej te cilet ndofta deri dje kane fjetur te uritur, duke enderruar “buken e lepurushit”.
Mbrapsht n krye Shko posht
http://newballkan.forumn.org
 
Edvin Rama si zedhenes politik i mafias
Shiko temn e mparshme Shiko temn pasuese Mbrapsht n krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti prgjigjeni temave t ktij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Krce tek: