NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Liderė partish apo kryetarė tribush

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Liderė partish apo kryetarė tribush   Tue May 06, 2008 8:43 pm

Liderė partish apo kryetarė tribush


Hamit TAKA


Me sa duket, duhej "testi" i reformės zgjedhore pėr tė evidentuar se kush e merr dėftesėn e pjekurisė politike dhe kush i ka kaluar klasat me nota fiktive deri nė momentin historik, kur Shqipėria kaloi me kėmbė tė mbarė pragun e dyerve tė Evropės. Portat e Evropės janė edhe njė filtėr qė lejon vetėm kalimin e vlerave dhe jo tė antivlerave. Kėtij rregulli nuk mund tė mos i bindemi dhe ne. Testi provoi se demokracia shqiptare ka hyrė nė fazėn e pjekjes dhe konsolidimit tė saj, dhe se ajo funksionon me tė gjitha mekanizmat e instrumentat cilėsorė. Konsensusi i gjerė midis dy partive tė mėdha duhet t'i ketė dhėnė fund politikės sė vjetėr tė ndarjes mekanike midis pozitės dhe opozitės, si dy kampe armike, pėr tė vendosur relacione tė reja dhe konceptime normale tė modaliteteve politike dhe parlamentare. Tregoi akoma se PD e PS kanė aftėsi e mundėsi t'i pėrdorin tė gjitha mjetet demokratike nė kohėn e duhur dhe nė vendin e duhur, kur e lypin interesat madhore tė vendit.

Nga ana tjetėr, "testi" tregoi falsitetin e disa aktorėve tė politikės shqiptare. Ai u grisi maskėn e karizmės sė politikėbėrjes moderatore e progresive liderėve tė disa partive tė vogla. Paraqitja "brilante" e tyre nė sytė e ndėrkombėtarėve nuk ishte gjė tjetėr, veēse njė show mediatik. Pa u shuar mirė jehona e marrjes sė ftesės pėr anėtarėsim nė NATO, ata u bėnė vetvetja dhe e atashuan skenėn e zhvillimeve tė vrullshme nė njė tjetėr arenė, nė atė tė kundėrshtimeve ndaj shumicės absolute, tė protestave e referendumeve popullore me tėrė pompozitetin e deklamimeve, premtimeve e insinuatave, duke mos u sprapsur para asnjė forme gėnjeshtre, shpifjeje e hipokrizie.

Mirė "Fushe" Gjinushi, qė vuan nga demenca e pleqėrisė, po "Napoleoni" i vogėl Meta qė nuk ėshtė aq i vjetėr pse rrokullis zaret e hekurta tė "Vaterlosė" nė fushėbetejėn e politikės sė vjetėr? Dinaku dhe i pakapshmi Gjinushi e hedh zarin e tij tingėllues nė fushėn e betejės, atėherė kur ajo ėshtė mė e trazuar dhe mė e favorshme pėr tė, ndėrsa Meta po e hedh atėherė kur beteja ka nėnshkruar aktin e fundit: atė tė paqes me popullin dhe tė kapitullimit pėr partitė e vogla. Njė maksimė e vjetėr thotė se fati shoqėron tė fuqishmit dhe ata qė janė kėmbėngulės. Ndėrsa Meta zotėron vetėm tė dytin, kushtin e nevojshėm, por jo tė mjaftueshmin.

Mė ka bėrė vėrtet shumė pėrshtypje kėto ditė kėrkesa kėmbėngulėse e tė dėmtuarve nga reforma zgjedhore pėr referendum dhe protesta popullore. Irritimi i tyre bie mė shumė nė sy pas "frymėmarrjes" qė u krijua nga ftesa pėr anėtarėsim nė NATO, pas mė shumė se 15 ditėve tė ngėrthyer me tragjedinė e Gėrdecit. S'mė mbetet gjė tjetėr, veēse tė bind veten e tė them: Normale! U janė prekur karriget dhe privilegjet. Nga ana tjetėr, shqiptari "hundėpėrpjetė" e ka tė vėshtirė tė zbres nga kali pėr tė bėrė njė copė rrugė si tė tjerėt. Por irritimi dhe ēekuilibrimi i tyre flet pėr diēka mė tepėr. Kėshtu, ata pranojnė hapur inekzistencėn e partive tė tyre, qenien parazitare, humbjen e ēdo shprese pėr t'u pėrfaqėsuar nė Parlament, kuptojnė qartė "fundin politik" tė tyre, fundin e partitokracisė butaforike dhe tė sajuar, rrjedhimisht prishjen e folesė sė vegjetimit personal dhe familjar pėrmes privilegjeve qė u ka sjellė politika profesioniste. Por, sado qė tė kėmbėngulin ata, nuk ka mė kthim prapa.

"Sita" e zgjedhjeve nė 2009-ėn do ta ndajė mirė "miellin" e politikės nga krundet dhe vullneti i popullit do tė shfaqet mė i qartė, mė i pastėr e i paalambikuar. Lėvizjet e fundit tė partive tė vogla nė kampin opozitar, pėr t'u rigrupuar nė njė koalicion opozitar brenda opozitės, na tregon edhe njė herė se ne shqiptarėt jemi fanatikė tė historisė dhe tė kaluarės sonė. Ngjarjet e tanishme si dhe mjaft raste gjatė periudhės 18-vjeēare tė tranzicionit, vendosin ca paralele historike tė trishtueshme pėr ne banorėt e vendit tė shqiponjave. Nė kohėt kur popujt dhe civilizimet e tjera, edhe mė tė vona se ne, po bėnin mbretėri, ne shqiptarėt bėnim principata. Na duheshin principatat. Mė lehtė na vinte tė bėheshim ca princėr principatash, se sa ta bėnim njėrin midis nesh mbret mbretėrie. Me sa duket, edhe sot, kjo ėshtė njė ėndje e lidhur dhe e fshehtė.

Tė zgjedhurit tanė bashkohen vetėm atėherė kur atyre u vihet nėn tė ndenjura ndonjė karrige e butė dhe e ngrohtė, ndonjė post ministror. Por trashėgimia e politikėbėrjes nga politikanėt tanė tė partive tė vogla nuk duhet tė jetė aq e hershme. Duhet tė jetė nga periudha e lavdishme e shpalljes sė Pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912, kur edhe u sendėrtua pėr herė tė parė strategjia e njė shteti tė pavarur nėn udhėheqjen e njė qeverie shqiptare. Zona e Tiranės, Durrėsit dhe disa vende tė tjera tė Shqipėrisė sė Mesme iu bashkuan trungut tė mėmėdheut atėherė kur Esat Pashė Toptanit iu ofrua posti i ministrit tė Punėve tė Brendshme nė qeverinė e Ismail Qemalit. I kemi tė freskėta nė kujtesė tė gjitha zgjedhjet legjislative apo rastet e krizave politike, kur vihej nė lojė rėnia e qeverisė dhe provokimi i zgjedhjeve tė parakohshme, se si kanė pėrplasur kėmbėt kryetarėt e partive, si fėmijė tė pėrkėdhelur e tekanjozė, pėr poste ministrore e kolltuqe tė niveleve tė para, tė dyta e tė treta.

Kjo ėshtė politika e vjetėr qė na ofrojnė politikanėt e vegjėl, ndonėse disa syresh janė tė rinj nė moshė. Ata duan ta mbajnė politikėn nė kohėn e Esat Pashė Toptanit, por me ca Esatė pashallarė modernė. Megjithėse pėrpiqen t'ia lėnė nė derė dikujt tjetėr implementimin e politikės sė vjetėr, janė vetė ata qė kanė hyrė nė politikė si kofini pas tė vjeli, me mendėsi tė vjetra dhe huazojnė e mbartin mentalitete tė dala mode e boje. Kėmbėngulja dhe nevrastenia e tyre tregon se ata janė kthyer nė ca kryetarė fisesh e tribush dhe nuk mund tė jetojnė ndryshe, veēse si tė tillė. Tek ata ėshtė kultivuar njė frymė e mykur egoizmi, pėrtacie fizike dhe mendore, "tarafllėku", klanore, njė veēim i dėmshėm brenda caqeve tė ngushta tė interesave tė grupeve, njė prirje pėr tė kapur me ēdo kusht postet komanduese. Mentalitetet jo tė hijshme pėr njė vend qė aspiron integrimin dhe pėrparimin drejt tė ardhmes evropiane.

Nė kohėn kur Shqipėria ka nevojė pėr njė stabilitet politik, politikanėt e "politikės sė re" bėjnė tė kundėrtėn, pėr tė mos lėshuar karriget e buta dhe tė ngrohta, pas tė cilave janė kapur "me thonj e me dhėmbė". Ata flasin e ēirren pėr politikat e punėsimit dhe me sa duket duan t'u gjejnė punė tė papunėve nė protesta e referendume, kur dihet rezultati i tyre - njė JO e madhe, pasi multipartitizmi grotesk popullit tonė i ngjan si njė oktapod i madh qė ia ka hedhur tentakulat nė tėrė trupin e tij tė imėt. Zoti Meta, kushedi, mund tė jetė edhe gjeni, (hallall i qoftė!), por nuk e bėn dot mrekullinė qė t'u hedhė veteranėve gjak tė ri e tė nxehtė nė dejet e tyre tė konsumuara dhe me zjarrin e shpirtit tė tij nuk i kthen dot nė aristokratė tė mendjes tė rinjtė provincialė, tė cilėt s'janė tė aftė t'i fitojnė diplomat nėpėr auditore, por i lypin nėpėr mitingje e protesta. Narcisizmi nuk tė lė tė bėhesh tribun popullor.

Kėta liderė flasin pėr varfėrinė, por i propozojnė popullit shqiptar tė dalė nė protesta e referendume, pėr ta rritur numrin e partive, tė liderėve dhe parazitėve tė tjerė, qė t'ia thithin gjakun si shushunjat. Ata ulėrasin pėr njė politikė tė re dhe thėrrasin popullin nė mitingje e referendume pėr tė sjellė nė radhėt e klasės politike, nė legjislativin dhe administratėn shtetėrore mediokrėt, gangot e udhės dhe ata qė e duan politikėn si profesion e jo si mision. Me kėtė taktikė, shqiptarėve u bie qė ēdo ditė ta lėnė punėn dhe tė marrin pjesė nė protestat e mitingjet e opozitės pėr "dialog me Shqipėrinė", referendume e protesta pėr kundėrshtimin e vullnetit tė shumicės qė ndryshoi Kushtetutėn. Sikur tė ishin kryetarė fisesh tė zonave tė thella, kėta liderė mbrojnė filozofinė e tabuve. Duan edhe Kushtetutėn ta pėrdorin si tabu. Dhe ku? Nė Shqipėrinė e sapo dalė nga izolimi, nga telat me gjemba, nga diktatura mė e egėr nė kontinent, me pėrvojė demokratike zero dhe aq mė tepėr qė votimet referendare janė bėrė ashtu si janė bėrė. Ka ikur koha e tė vėrtetave absolute, e dogmave dhe sloganeve.

Duke u nisur nga shembulli i SHBA-sė, pėr tė cilėn tė gjithė kėta politikanė "modernė" pėrgjėrohen e betohen dhe nga modelimi qė na jep Zoti te krijesa mė e lartė e tij, NJERIU, me dy sy, dy veshė, dy hemisfera trunore, dy kėmbė e dy duar, njė shtet demokratik modern e solid e ka tė domosdoshme tė ketė dy parti bashkėkohore pėr njė qeverisje tė konsoliduar dhe njė opozitė tė pėrgjegjshme, konsistente. Reforma e re zgjedhore na siguron ekzistencėn e dy partive tė mėdha e serioze qė e kapėrcyen paradigmėn e politikės sė vjetėr tė dikotomisė primitive, kusht i domosdoshėm pėr njė shtet demokratik dhe vital, gjė e cila kurrsesi nuk pėrjashton mundėsinė qė njė parti e vogėl tė bėhet e madhe, madje edhe qeverisėse, nėse ka kėllqe pėr punė tė tilla. E kam pėrmendur dhe herė tjetėr shembullin e fqinjėve tanė italianė. Partia e Berluskonit sapo u krijua, fitoi pushtetin dhe u rezistoi sfidave duke e rimarrė pushtetin nė zgjedhjet e fundit. Nėse partitė e vogla tek ne nuk dallohen nga ideologjitė, programet, nga interesat e shtresave shoqėrore qė ato mbrojnė dhe devotshmėria pėr tė realizuar implementimin e projekteve tė tyre politike, nuk ua ka fajin sistemi zgjedhor qė u pėlqye dhe u miratua nga shumica institucionale dhe ndėrkombėtarėt. Programet e dobishme pėr popullin e vendin nuk mund tė realizohen nga minorenėt, por nga komunitete tė fuqishme e tė bashkuara, tė cilat kanė forcė transformuese.

Janė disa politikanė tek ne qė, siē thotė populli me shpoti, e kanė prapanicėn me majė dhe nuk zėnė dot vend nė asnjė pozicion, brenda apo jashtė suazės sė ngjyrės sė tyre. Secilit prej nesh, tė tillė, i vijnė nė mendje sa tė duash nga e majta dhe e djathta. Kujtoni Gjinushin, i cili mendoi se demokracia do tė sillej me njerėzit si regjimi i tij, i cili shkonte nė gijotinė gjithė kundėrshtarėt politikė dhe, qė t'i shmangej njė fati tė tillė, u bashkua me koalicionin e djathtė. Kur u bind se demokracia funksiononte ndryshe dhe pranonte si aksiomė idenė se kundėrshtari ėshtė njė mėsues i mirė dhe miku duhet tė jetė njė kritik i mirė, u kthye nė origjinė. Kujtoni Cekėn pas fitores sė forcave demokratike mė 1992, kur e pa se nuk kishte karrige ministrore pėr tė, krijoi njė parti dėshtakėsh e tė pakėnaqurish, qė moralisht nuk e kishin vendin nė PD dhe u hodh nga e majta. Para pak kohe ishte gati tė bėnte divorcin me tė majtėn pėr njė karrige ministrore nė qeverinė "Berisha". Po kėshtu zoti Meta. Fillimisht grurė me Nanon, pastaj luftė me gurė; po ashtu pėrsėritet historia me Ramėn, por me ēfarė thonė nga radhėt e tė majtės, ai ka pretendime mė tė mėdha se kolegėt e tij. Me qė ia ka ndjerė lezetin, kėrkon karrigen kryeministrore.

S'mund tė mos vėsh buzėn nė gaz kur Meta artikulon shprehjen "politika e vjetėr primitive e Berishės" dhe kujton mėnyrėn e qeverisjes sė tij kur ishte kryeministėr. Klanizmi, krahinarizmi, nepotizmi, pushteti absolut mbi partinė dhe shtetin, kjo ishte filozofia e tij. E tillė ėshtė sjellja e tij edhe nė opozitė, inatēore dhe agresive. Duke qenė lakmues i pangopur dhe tinzar, ai mendon se mund tė kalojė mbi kundėrshtarėt e tij si derri i egėr mbi milingonat. Politikė e re dhe moderne ėshtė ajo qė mbi ēdo gjė vė interesat e demokracisė, zhvillimet ekonomike dhe stabilitetin e procesit demokratik, forcimin e shtetit ligjor, lirinė dhe tė Drejtat e Njeriut. Dhe jo ajo qė kėrkojnė me ēdo kusht liderėt e partive tė vogla, pėr t'iu imponuar shumicės, pėr tė pranuar ekzistencėn e partive parazitare, duke promovuar mentalitetin e kryetarėve tė tribuve qė idealizojnė tabutė, drejtojnė me kanune krahinore dhe kultivojnė njė qėndrim barbar nė ēdo situatė kėrcėnuese pėr interesat e tyre.

Me ligjėratat e pėrditshme tė tyre, Meta, Milo, Gjinushi dhe Ceka vazhdojnė reminishencat e politikės tradicionale, prirjen e vjetėr demagogjike pėr t'u dhėnė njerėzve nė vend tė punės e bukės sė pėrditshme, fluska sapuni. Shqiptarėt mund tė kenė besuar nė pompozitetin e deklarimeve e tė premtimeve tė paskrupullta tė partive tė vogla, por pėrherė janė zhgėnjyer dhe nuk besojnė mė nė sinqeritetin e tyre. Tė verbuar nga emocionet e fshirjes sė ikonave tė tyre nga muret e ndėrtesės sė braktisur tė "hanit tė Dushkut", nga egocentrizmi feudalo-komunist, qė e konsideron njeriun ose zot ose skllav, ata ende s'janė kthjelluar pėr tė kuptuar se kanė marrė nė dorė flamurin e donkishotizmit dhe luftojnė tė vetmuar me sanēopanēot e tyre kundėr rrymės popullore, kundėr politikave bashkėkohore kombėtare e ndėrkombėtare, kundėr rrymės sė kohės. "Hani i Dushkut" nuk ekziston mė dhe qėllimet e tyre nuk mbulohen dot mė me "gjethe dushku".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Liderė partish apo kryetarė tribush
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: