NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Fried: Shqipėria, anėtare me tė drejta tė plota nė NATO, brenda prillit 2009

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Fried: Shqipėria, anėtare me tė drejta tė plota nė NATO, brenda prillit 2009   Thu Apr 24, 2008 7:38 pm

Fried: Shqipėria, anėtare me tė drejta tė plota nė NATO, brenda prillit 2009


Ritmi i reformave nė Shqipėri i krijon tė gjitha kushtet qė ky vend tė bėhet anėtar me tė drejta tė plota nė Aleancėn Euroatlantike. Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė, Daniel Fried, nė njė seancė dėgjimore organizuar nga Nėnkomiteti pėr Ēėshtjet e Evropės pranė Komitetit tė Politikės sė Jashtme sė Dhomės sė Pėrfaqėsuesve, Ėashington DC., e cila u mbajt nė Kongresin e SHBA-sė, tha se Shqipėria ka forcuar demokracinė dhe ka arritur njė stabilitet tė brendshėm. Kjo, sipas Fried, i jep asaj tė gjitha shanset qė tė bėhet anėtare me tė drejta tė plota nė Aleancėn e Atlantikut tė Veriut, brenda prillit tė vitit tė ardhshėm. Tė njėjtat vlerėsime Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė bėri edhe pėr Kroacinė. Ai vlerėsoi se Shqipėria dhe Kroacia janė tashmė kontribues tė vlefshėm tė misioneve tė NATO-s. Duke folur nė seancė, kongresmeni Joe Ėillson i Karolinės sė Jugut tha se kishte dėgjuar pėrpara shumė vitesh "Radio Tiranėn" dhe se sot ishte i impresionuar qė Shqipėria nga njė vend i izoluar "maoist", pėrkrah gjerėsisht anėtarėsimin nė NATO. Nė vijim, ai u interesua pėr procedurat qė duhet tė ndiqen pas marrjes sė ftesės, deri nė anėtarėsimin e plotė dhe se kur mund tė anėtarėsohet plotėsisht nė NATO Shqipėria dhe Kroacia. Nė pėrgjigjen e tij, Fried, pasi sqaroi procedurat postftesė tė ratifikimeve dhe vazhdimit tė bisedimeve politiko-teknike, deklaroi se kjo procedurė mund tė zgjasė njė vit apo diēka mė shumė. Por, ai shprehu bindjen se "Shqipėria dhe Kroacia, me kėtė ritėm reformash do tė bėhen anėtare tė Aleancės brenda njė viti, pra nė prill 2009". Gjatė fjalės sė tij, Fried bėri njė pėrmbledhje tė qėndrimeve tė qeverisė amerikane nė kuadėr tė politikave tė NATO-s, duke u pėrqėndruar nė operacionet kyē tė Aleancės nė Afganistan, Irak dhe Kosovė, zgjerimin e NATO-s dhe politika e dyerve tė hapura. Gjatė kėsaj seance me temė "Samiti i Bukureshtit dhe rruga drejt NATO-s", folėn Daniel Fried, Ndihmėssekretar i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė dhe Daniel Fata, Zv.Asistent i Sekretarit tė Mbrojtjes pėr Politikat Evropiane dhe tė NATO-s.


NATO do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Kosovė


Ndihmėssekretari amerikan i Shtetit pėr Ēėshtjet e Evropės dhe Euroazisė, Daniel Fried, deklaroi vazhdimėsinė e qėndrimit nė Kosovė si njė domosdoshmėri pėr siguri dhe stabilitet, e rrjedhimisht dhe njė kontribut pėr lirinė e lėvizjes, mbrojtjen e minoriteteve dhe "zonave" fetare. NATO, vazhdoi ai, e ka bėrė tė qartė se do tė vazhdojė tė luajė njė rol kyē nė themelimin e njė Force tė re Sigurie Multietnike nė Kosovė, nėn mbikėqyrjen e njė agjencie civile tė qeverisė. Seanca dėgjimore zgjati pėr mė shumė se dy orė dhe folėsit biseduan rreth ēėshtjeve kryesore qė lidhen me problematikėn e zgjerimit tė NATO-s, marrėdhėniet mes shteteve anėtare, shtrirjen dhe konsolidimin e misioneve ndėrkombėtare, sistemin mbrojtės dhe ēėshtje tė tjera. Shkėmbimi i mendimeve gjatė seancės dėgjimore pėrfshinte pothuajse tė gjithė temat e mėsipėrme, pasi ēėshtja e zgjerimit tė aleancės me vende si Gjeorgjia dhe Ukraina, ēėshtja e raketave mbrojtėse, ēėshtja e misioneve ndėrkombėtare janė strategjike pėr politikėn e jashtme tė SHBA-sė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Fried: Shqipėria, anėtare me tė drejta tė plota nė NATO, brenda prillit 2009
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: