NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Inteligjenca

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Inteligjenca   Wed Apr 23, 2008 8:15 pm

Inteligjenca

--------------------------------------------------------------------------------

Megjithse inteligjenca eshte nje nga diskutimet me te debatuara ne psikologji, vete ky koncept nuk ka nje perkufizim te caktuar.
Disa kane then qe inteligjenca eshte nje zotesi e vetme, e pergjithshme ndersa te tjere besojn qe inteligjenca eshte nje shtrirje e gjere zotesish dhe talentesh.

Po vej me poshte disa nga teorite me te njohura per inteligjencen:

Charles Spearman - Intelighenca e pergjithshme
Psikologu anglez Charles Spearman pershkroi nje koncept te quajtur inteligjence, ose faktori 'g' mbasi perdori nje analizash ne duke testuar aftesite mendore. Ai perfundoj qe nje sere rezultatesh ne kete test ishin te njejte. Personat qe dolen mire ne testin e njohurise, dolen mire dhe ne testet e tjera. Ai perfundoj qe inteligjenca eshte nje zotesi njohese e pergjithshme qe mund te matej dhe te shprehej numerikisht. (Spearman, 1904)

Louis L. Thurstone - Zotesite Mendore Primare
Psikologu Thurstone ofroi nje teori tjeter per inteligjencen. Ne vend qe ta shikonte inteligjencen si nje zotesi te pergjithshme ai u fokusua ne 7 fusha te 'zotesive mendore primare'. (Thurstone, 1938). Keto zotesi jane:
- Te kuptuarit verbal
- Te llogjikuarit
- Shpejtesia perceptuale
- Zotesia numerike
- Rrjedhshmeria e fjalve
- Memoria shoqeruese
- Mendimet hapsinore

Howard Gardner - Inteligjenca e shumfishte
Nje nga idete me te fundit qe ka dal eshte teoria e Howard Gardner mbi inteligjencen e shumfisht. Ne vend te fokusimit mbi rezultatet e testeve, Gardner propozoi qe shprehjet numerike te inteligjences njerzore nuk jane nje perzgjedhje e mire per te pasqyruar zotesite individuale. Teoria e tij pershkroi 8 inteligjenca te ndryshme qe jane bazuar ne aftesi dhe zotesi te ndryshme.
- Inteligjence vizuale-hapsinore
- Inteligjence verbale-gjuhesore
- Inteligjence trupore-kinestetike
- Inteligjence logjike-matematikore
- Inteligjence ndernjerzore
- Inteligjence muzikore
- Inteligjence intrapersonale
- Inteligjence natyrore


Po per ju, cdo te thote te jesh inteligjent? Cfare aftesish, zotesish duhet te kesh te quhesh i tille dhe a mendoni se inteligjenca fitohet me kohe apo eshte e lindur?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Inteligjenca
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: Shkencat Natyrore, Shoqerore dhe Ekonomike :: Psikologji-
Kėrce tek: