NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Miratohet reforma kushtetuese, vendi ēlirohet nga njolla e Dushkut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Miratohet reforma kushtetuese, vendi ēlirohet nga njolla e Dushkut   Tue Apr 22, 2008 6:50 pm

Miratohet reforma kushtetuese, vendi ēlirohet nga njolla e Dushkut
(22.04.2008)
Shumica dėrrmuese e ligjvėnėsve kanė qenė dje nė lartėsinė e mandatit tė dhėnė nga elektorati, pėr reforma qė e afrojnė mė shumė vendin me Perėndimin. Miratohet paketa e ndryshimeve kushtetuese, caktohet mandati i prokurorit tė pėrgjithshėm si dhe kalohet nė sistemin e zgjedhjes sė presidentit me shumicė tė thjeshtė. Sistemi proporcional rajonal siguron pėrfaqėsimin e ngjyrave politike tė tė gjithė krahėve dhe ēliron vendin nga njolla e Dushkut. Berisha: Realizuam njė nga detyrat e shtėpisė, qė na u dha nga NATO nė Bukuresht


Me 115 vota pro, 17 kundėr dhe 3 abstenime, Kuvendi i Shqipėria ka miratuar dje paketėn e ndryshimeve kushtetuese. Kėto tė fundit qė pėrfshijnė sistemi zgjedhor, mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit dhe disa pjesė tė tjera, pėrbėjnė njė ndėr hapat mė historikė qė ka ndėrmarrė vendi qė prej shembjes sė diktaturės komuniste. Kėshtu ėshtė shprehur dje nė Kuvendin e Shqipėrisė, kryeministri Sali Berisha duke mbrojtur paketėn e amendimeve nė Kushtetutė. “Kjo seancė vjen, si njė zhvillim kulmor i njė procesi, ndoshta mė tė pėrgjegjshėm nė tė tėrė rrugėn tonė pėr ndėrtimin e demokracisė dhe shtetit ligjor. Sepse nė kėtė Parlament dhe po kėta njerėz, vetėm njė vit mė parė masnim me lupė ēdo gėrmė, kthenim stėrkthenim ēdo vendim. Por ndodhi njė diēka shumė e thellė, e cila u bė njė imperativ pėr njė ndryshim madhor cilėsor tė kulturės politike tė kėtij vendi dhe ky ishte procesi i anėtarėsimit nė NATO. Ky proces, ėshtė ndėr mė tė ndėrgjegjshmit, sepse ky proces ka nisur 4-5 muaj qė kur u duk qartė se do merrninm ftesė. Ėshtė ky proces qė ka ēuar sė bashku pozitėn dhe opozitėn nė tribunat e Brukselit, pėr tė bėrė avokatinė e kėtij projekti. Dhe unė mendoj se ajo qė spikat mė shumė ėshtė shkalla e pėrgjegjėsisė sė lartė qė prodhohet sot nė kėtė vend” - deklaroi Berisha. Sipas kreut tė mazhorancės, asnjeri nuk nuk mund tė harrojė proceset e mundimshme, nė tė cilat ka kaluar Shqipėria gjatė viteve. “Nuk mund tė harojmė faktin qė kalonim nga kriza nė krizė. Ne po pėrpiqemi qė ta ketė mė tė lehtė rrugėn ky vend qė tė jetė normal ashtu siē e meriton. Cili mund tė thotė se nuk na krijoi problem e sistemi zgjedhor, qė na bėri qesharakė nė gjithė botėn, a nuk jėemi net ė gjithė qė e ngjyejmė kafshatėn nė kėtė sistem Dushku? Unė ju ftoj qė tė kthejmė faqen. Po realizojmė njė reformė, pėr tė cilėt shqiptarėt kanė vuajtur mė shumė se tė gjithė tė tjerėt: votėn e lirė. Rajoni nuk do ketė mė ngjyrat blu ose rozė por ēdo votė do tė pėrfaqėsohet nė parlament. Ai sistem i jep vendit qeverisė por i jep vendit dhe opozitės, sikundėr i jep edhe vendit edhe qeveri tė qėndrueshme”- theksoi Berisha.
Nė tė njėjten linjė ka qenė edhe kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj. Sipas saj ndryshimet nė Kushtetutė, janė njė ndarje e rėndėsishme pėr vendin. “Ne konsiderojmė se i japin rugė njė fazė tė re, modifikojmė njė proces qė mbi tė gjitha tė jetė i dobishėm pėr vendin. Vendi mė shumė se kurrė ka nėvojė pėr reforma. Ne besojmė qė kjo ėshtė njė ndėrrmarrje qė del pėrtej kufijve tė vogla partiake dhe qė oreintohet nga interesa tė mėdha tė vendit. E konsiderojmė konsensusin jo vetėm njė nevojė pėr reformat por nisi njė vlerė qė duhet kultivuar nė tė ardhmen. Kjo paketė vjen pėrmes njė procesi tė gjatė konsultimi, ėshtė diskutuar nė mjedise politike. Kėtu u thanė shumė tė pavėrteta. Ndryshimet e propozuara nga sistemi zgjedhor. Do e ndajnė vendin pėrfundimisht nga sistemi i korrupsionit politik zgjedhor qė e bėn edhe ēdo fitues tė ndihet keq. Ky projekt heq ēdo mundėsi pėr tjetėrsimin e votės, u jep mundėsinė votuesve tė zgjedhin programin dhe ekipin. Kjo nisėm nuk synon eleminimin e askujt, pėrkundrazi ėshtė pro rezultatit real, dhe njė nisėm qė garanton qeverisshmėri”- deklaroi Leskaj. Edhe kryetari i LDK, Nikoll Lesi ėshtė shprehur dje pro ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Kontestime tė ashpra kanė ardhur nga grupi parlamentar LSI-PDS. Kreu i PDS ėshtė shprehur kundėr ndryshimeve kushtetuese ne Kuvendin e Shqiperise. Paskal Milo i ka pare si antidemokratike propozimet e dy partive me te medha ne vend Partise Demokratike dhe Partise Socialiste. “ Kemi 18 vjet qe qeverisemi nga 2 parti”, ka deklaruar Milo duke shprehur kundėrshtimin e tij per miratimin e ndryshimeve te reformes zgjedhore dhe menyres se zgjedhjes se presidentit. Paskal Milo eshte shprehur i habitur se si ka mundesi qe sot PD e PS jane ne nje kompromis kur prej vitesh me radhe ata kane patur kundėrshtime te forta debate te vazhdueshme, ndėrsa Kryetari i Partisė Aleanca Demokratike Neritan Ceka ka deklaruar se eshte kunder ndryshimeve te kushtetutes. Propozimet e bera, sipas tij jane te papėrshtatshme per kohen pasi aktualisht Shqiperia ka te tjera ceshtje per te diskutuar.
Topalli: Reformat e mėdha, siguri pėr anėtarėsimin e plotė nė NATO/Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh dje nė parlament, se "momenti i reformave tė mėdha ku ndodhet Shqipėria e bėn mė tė sigurt rrugėn pa kthim tė saj, drejt anėtarėsimit tė plotė nė NATO". Pasditen e sotme, pak para fillimit tė seancės plenare tė radhės, Kryetarja Topalli u takua nė ambientet e sallės sė seancave plenare tė Kuvendit me Presidentin e Kroacisė, Stjepan Mesiē, i cili ndodhet nė Tiranė pėr njė vizitė zyrtare. Pas kėtij takimi, znj. Topalli, mbajti njė fjalė tė shkurtėr para deputetėve, pėr t'ia lėnė mė pas vendin pėrshėndetjes, qė Presidenti Mesiē i drejtoi Kuvendit tė Shqipėrisė. Duke vlerėsuar marrjen e ftesės pėr anėtarėsim nė NATO tė Shqipėrisė dhe Kroacisė, nė Samitin e Bukureshtit (2-4 prill), znj. Topalli theksoi, se "ftesa e anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO, ėshtė njė piketė domethėnėse nė perspektivėn e vendeve tona, njė hallkė e fortė nė zinxhirin e zhvillimeve progresive qė vendos fatet e vendeve tona, por edhe tė krejt rajonit nė gjirin e vendeve tė lirisė, duke na shkėputur nga njė e kaluar e trazuar". Sipas kryeparlamentares, "ftesa pėr anėtarėsim nė Aleancėn e madhe tė lirisė, ishte njė nga ngjarjet mė domethėnėse nė historinė e demokracisė sė Shqipėrisė, njė vlerėsim pėr reformat e guximshme dhe kurajoze, por edhe njė kapitulli i ri sfidash, tė cilat jemi tė vendosur t'i pėrballojmė me sukses". "Rajoni ynė ka nevojė pėr paqe dhe stabilitet, gjė qė pėrbėn dhe vizionin tonė, qė sė bashku mund ta arrijmė", nėnvizoi Kryetarja e Kuvendit.
Leskaj: Unikė nė miratimin e amendimeve, Koēi jo pjesė e grupit parlamentar tė PS-sė/Grupi Parlamentar i Partisė Socialiste ėshtė unik nė qėndrimin e tij pėr miratimin e ndryshimeve kushtetuese, nė seacėn e sotme nė Kuvend. Kryetarja e Grupit Parlamentar tė Partisė Socialiste, Valentina Leskaj, u shpreh pėr mediat dje nė mesditė se grupi Parlamentar i Partisė Socialiste pasi diskutoi ndryshimet e propozuara, “ėshtė unik nė qėndrimin e tij pėr sa i pėrket votės nė Parlament, pra pėr tė votuar kėto pėrmirėsime nė sistemin kushtetues”. “Grupi Parlamentar i PS-sė gjykon se seanca e sotme e ndan njė herė e mirė sistemin politik dhe Shqipėrinė, nga njė sistem i cili ka sjellė deformime dhe probleme tė mėdha nė vend”- theksoi Leskaj. Nė pėrgjigje tė pyetjes lidhur me qėndrimin e deputetit socialist, Petro Koēi, i cili, pak minuta para fillimit tė mbledhjes sė grupit parlamentar tė PS-sė, u deklarua kundėr votimit tė kėtyre ndryshimeve, Leskaj, tha se “ėshtė e drejtė e zotit Koēi tė deklarojė votėn pėr vete”. “Unė flas pėr grupin parlamentar, i cili nė mėnyrė unike ėshtė deklaruar nė mbėshtetje tė paketės sė propozuar pėr ndryshimet nė Kushtetutė”- shtoi ajo. Kryesia e Partisė Socialiste dhe mė pas dhe Grupi Parlamentar i kėsaj partie, diskutuan tė hėnėn rreth paketės sė ndryshimeve nė Kushtetutė nga kjo forcė politike dhe PD. Paketa lidhur me reformėn zgjedhore, zgjedhjen e presidentit, mocionin ndaj kryeministrit, mandatin e Prokurorit tė pėrgjithshėm, u miratua nė tėrėsi tė premten e kaluar nga Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi nė tėrėsi me shumicė votash. Kjo paketė pritet tė kalojė nė seancėn e sotme plenare tė Kuvendit. Amendamenti mė i rėndėsishėm i miratuar nė komision, lidhej me procedurat e zgjedhjes sė Presidentit, pėr tė cilin u paraqitėn dy variante. Varianti i parė ishte formula e pėrfshirė nė draftin PD-PS, sipas tė cilit votimi nė Kuvend i Kreut tė shtetit tė bėhet me pesė raunde. Nė tre raundet e para votimi tė jetė me 3/5, ose me 84 vota dhe nė rast se nuk arrihet kjo shumicė, nė dy raundet e fundit (4 dhe 5), Kuvendi do ta zgjedhė Presidentin me shumicė tė thjeshtė (70+1 vota). Pėr kėtė variant votuan pro shumica e deputetėve nė komision. Ndėrsa varianti tjetėr, i propozuar nga njė grup deputetėsh tė djathtė, qė propozonte zgjedhjen e Presidentit nga populli, u rrėzua nė komision. Megjithatė tė dy variantet do t'i pėrcillen pėr shqyrtim seancės plenare tė Kuvendit. Ndėrkohė, ndryshimet e tjera kushtetuese tė miratura nė Komisionin e ligjeve konsistonin nė pėrcaktimin e periudhės zgjedhore (neni 65). "Zgjedhjet pėr Kuvendin e ri zhvillohen nė periudhėn zgjedhore mė tė afėrt, qė i paraprin datės sė pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit", thuhet nė amendimin e kėtij neni. Ndėrsa, amendimi Kushtetutės pėr mocionin e besimit dhe mosbesimit ndaj kryeministrit, parashikon ndėrhyrje nė nenin 104 dhe 105
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Miratohet reforma kushtetuese, vendi ēlirohet nga njolla e Dushkut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: