NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Koha pėr dialog

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Koha pėr dialog   Tue Apr 22, 2008 6:40 pm

Koha pėr dialog


Pėr tė parėn herė nė kėto 17 vjet ndryshimet kushtetuese tė cilat prekin reformėn zgjedhore bėhen afro 16 muaj pėrpara zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare duke prishur kėshtu traditėn e mbrapshtė tė krijuar nė vite ku kėto ndryshime rrezikonin deri proceset zgjedhore dhe ishin fryt i kompromiseve tė orėve tė limituara para se vendi tė shkonte nė kutitė e votimit duke sjellė njė sėrė komplikacionesh pėr zgjedhjet.

Dy organizma mjaft tė rėndėsishėm pėr Shqipėrinė, ambasada e Komisionit Europian nė Tiranė dhe Pėrfaqėsia e OSBE vlerėsuan dje si njė hap pozitiv ndryshimet kushtetuese tė miratuara nga Kuvendi tė hėnėn. Prej tė paktėn njė viti deklaratat e pėrfaqėsuesve ndėkombėtarė tashmė bėhen vetėm pas zgjidhjes sė problematikave me tė cilat pėrballet klasa politike, duke hedhur tej traditėn aspak pozitive tė negociatave tė klasės politike sa nė njėrėn ambasadė nė ambasadėn tjetėr.

Edhe njė pėrpjekje e disa krerėve tė partive tė vogla pėr ta spostuar problemin nga Kuvendi tek kancelaritė perėndimore nuk solli asnjė zhvillim pozitiv pėr krerėt e kėtyre partive. Tashmė mund tė thuhet se klasa politike, shumica e saj, ka fituar edhe besimin e komunitetit ndėrkombėtar se ėshtė e aftė qė tė zgjidhė problemet me tė cilat ajo pėrballet pa qenė tė nevojshme ndėrhyrjet e diplomatėve tė huaj.

Hapi i parė pozitiv, i cili dėshmoi pėr njė maturi tė klasės politike ishte zgjedhja e Presidentit tė vendit, e cila ndonėse ishte njė nga proceset mė tė vėshtira pasi kėrkonte votat e ¾ tė deputetėve tė Kuvendit u zgjidh tėrėsisht nga faktori i brendshėm politik pa kėrkuar njė ndėrmjetėsim ndėrkombėtar sikurse ishte bėrė ritual gjatė zgjedhjeve tė mėparshme. Amullia, zhurma dhe kėrcėnimet e bėra nga drejtuesit e PS afro njw vit mė parė nė lidhje me bllokimin e zgjedhjeve lokale i kanė lėnė vendin tani debatit, dialogut dhe kompromiseve.

Ajo qė ėshtė tashmė e qartė pėr kreun e PS ėshtė se nuk mund tė fitojė asgjė duke luajtur me kartat e bllokuesit dhe se nuk mund tė faktorizohet nė politikė duke ndėrmarrė fushata qesharake kėrcėnimesh pėr destabilitet sikurse bėnte deri njė vit mė parė. Kreu i PS po mundohet tė korrektojė vetveten i ndikuar nga njė sėrė faktorėsh jo vetėm tė brendshėm , por edhe tė jashtėm. Faktorėt e brendshėm kanė tė bėjnė me atė se opinioni gjithnjė dhe mė shumė po i largohet politikave ekstreme, tė cilat pėrfaqėsonte Rama deri njė vit mė parė. Rezultati aspak pozitiv i Ramės, i cili humbi drejtimin e 12 qarqeve nė rang vendi dhe PS ishte nė minorancė me numėr votash ndaj PD dhe aletaėve tė saj ishin dėshmia e parė qė shoqėria tashmė ishte njė hap pėrpara politikave acaruese dhe histerike tė ndėrmarra nga kreu i PS duke dėshmuar shumė mė tepėr emancipim dhe civilizim se lidershipi i PS.

Njė farė korrektimi i Ramės duhet kuptuar edhe me njė proces izolimi nga faktori ndėrkombėtar pas veprimeve absurde pėr bllokimin e zgjedhjeve lokale dhe bllokimin e zgjedhjes sė Presidentit. Nė njė kohė qė vendi kishte pėrpara sfida mjaft tė rėndėsishme nė integrimin euroatlantik, shfaqja e kreut tė PS me teza ekstremiste anti-integri la njė shije tė keqe dhe solli njė ftohje tė kancelarive perėndimore me selinė e PS duke arritur deri aty sa edhe eurodeputetė, por edhe komisionerė tė BE tė shprehnin shqetėsim pėr qėndrimet e kreut tė PS.

Duke parė veten gjithnjė dhe me tė izoluar, Rama po kėrkon, nė konflikt me veten, tė ndryshojė qoftė edhe nė aparencė politkbėrjen e tij duke shfaqur njė anė krejt tjetėr dhe tė paaplikuar mė parė, atė tė dialoguesit. Ndryshimet kushtetuese tė miratuara tė hėnėn ishin shenja e parė e kėtij korrektimi tė Ramės dhe mbetet pėr t'u parė se sa do tė vazhdojė ky proces. Nėse kujtohen qėndrimet e kreut tė PS pėrpara marrjes sė ftesės pėr nė NATO, pėrfshirja e tij nė njė fushatė tė paprecedent bllokuese qė niste nga protestat dhe vazhdonte deri tek minutat e zisė pas marrjes sė ftesės ėshtė e vėshtirė tė pėrcaktosh se korrektimi i Ramės do tė jetė afatgjatė. Ai thjesht po kupton se mund tė punojė pėr interesat e tij politike jo vetėm me metoda haxhiqamile, por edhe nėpėrmjet formatit politik tė intitucioneve.

Vendi ėshtė sėrish pėrpara njė sėrė sfidash tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me krijimin e klimės sė duhur pėr reforma nė favor tė integrimit, ndaj ėstė koha pėr dialog dhe kushdo qė i shmanget atij merr kosto politike jo tė vogla.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Koha pėr dialog
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: