NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Delijorgji e Pinari, miqtė e Majkos qė pėrdorėn skrapin pėr tė vjedhur financat e shtetit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Delijorgji e Pinari, miqtė e Majkos qė pėrdorėn skrapin pėr tė vjedhur financat e shtetit   Sat Apr 19, 2008 7:17 pm

Delijorgji e Pinari, miqtė e Majkos qė pėrdorėn skrapin pėr tė vjedhur financat e shtetit


Friday, 18 April 2008
Edhe pse drejtuesit e ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė qeverisė “Berisha”, nė momentin kur ndodhi tragjedia e Gėrdecit deklaruan “nuk dimė asgjė” dhe vazhdojnė tė mohojnė se ka dokumente nė lidhje me aferėn e Delijorgji, Pinari, Diveroli, mediu Berisha, ne u kujtojmė kėtyre “bosėve” tė trafikut tė armėve, se ka njė raport kontrolli nė dosjet e kėsaj minsitrie dhe qeverie qė konfirmon dijeninė e plotė tė tyre, madje dhe vazhdimin e kėsaj tregėtie me fytyrė tė plotė afere korruptive. Nė kėtė dosje kontrolli, ka tė dhėna tė hollėsishme pėr grupartikullin “Armatim”.
Pazaret e pista Pinari, Delijorgji dhe heshtja e drejtuesve tė lartė tė ministrisė
Pėr shitjen e skrapit, tė pėrfituar nga demontimi i armatimit nuk ėshtė kryer asnjė negociatė me blerėsin, pėr ta vlerėsuar kėtė material nė kategorinė “skrap ēeliku me cilėsi tė lartė”, i cili duhej tė mbahej gjendje dhe shitja e tij tė kryhej me ankand, sikurse ėshtė vepruar me skrapet e tjerė, tė pėrfituar nga demontimi. Pse? Sepse skrapi i ēelikut, qė pėrfitohet nga demontimi i armatimit, nė sasinė 6150 ton ėshtė i barasvlefshėm me ēelikun e pėrfituar nga demontimi i shitjeve (predhat e municioneve tė artilerisė), tė cilat jane blerė nė ankandin e datės 28.07.2004, me ēmimin 240 USD/ton nga shoqėria “Kurum”, Elbasan. Kjo sasi ēeliku ėshtė blerė nga firma “Pėrparimi” e Delijorgjit, me nėnkontratė dhe ėshtė shitur pranė firmės “Kurum”, pas ankandit tė datės 28.07.2004, me ēmimin 72 USD/ton, ose mė pak 168 USD/ton. Si rrjedhojė e shitjes sė skrapit tė ēelikut tė cilėsisė sė lartė, pa ankand dhe me ēmim mė tė ulėt se ankandi i datės 28.07.2004, ėshtė shkaktuar dėm ekonomik nė tė ardhurat e Ministrisė sė Mbrojtjes, nė vlerėn 1.033.200 USD (6.150 x 168), pėr tė cilėn mbajnė pėrgjegjėsi: Drejtori i ndėrmarrjes “Meico”, i cili ka lidhur kontratėn midis palėve nė datėn 23.10.2003, nė kundėrshtim me rregulloren e Ministrit tė Mbrojtjes, Nr. 495/2, datė 21.10.2003 “Pėr procedurat e shitjes me ankand tė teknikės, pajisjeve dhe armatimit tė hequr nga pėrdorimi”, duke lejuar shitjen me pocedurė tė drejtpėrdrejtė tė skrapit, me ēmim 72 USD/toni dhe jo me 240 USD/toni, qė pėrfaqson ēmimin mė tė lartė, tė ofruar nė ankand. Ky veprim ėshtė nė kundėrshtim me VKM nr. 617, datė 04.12.2002 “Pėr heqjen nga armatimi dhe pėrdorimi, tė njė pjese tė armėve, tė teknikės dhe tė pajisjeve tė forcave tė armatosura dhe pėr asgjėsimin, ose ēmontimin dhe shitjen e tyre”, pika 2. Pėr rrjedhojė ėshtė shkaktuar dėm ekonomik nė vlerėn 1.033.200 USD. Pėrgjegjėsi mbajnė Shefi i Armatim-Municioneve tė Forcave Tokėsore, qė ka miratuar listėn e armatimit, tė ndarė sipas reparteve pa kėrkuar evidentimin e tyre, si skrap i cilėsisė sė lartė e po kėshtu zėvendėsdrejtori i Drejtorisė sė Logjistikės, i cili ka hartuar udhėzimin pėr demilitarizimin dhe transformimin e armatimit nė skrap, pa cilėsuar materialin e pėrfituar “skrap i cilėsisė sė lartė”, pėr trajtimin e mėtejshėm tė tij, nė kundėrshtim me udhėzimin nr. 281, datė 17.06.2003 “Pėr trajtimin e pjesės sė armėve qė hiqen nga pėrdorimi”, pikat 23 dhe 3, duke shkaktuar dėm ekonomik, nė vlerėn 1.033.200 USD. Veprimet e mėsipėrme, janė nė kundėrshtim me pikėn 2, tė VKM nr. 617, datė 04.12.2002 “Pėr heqjen nga armatimi dhe pėrdorimi, tė njė pjese tė armėve, tė teknikės dhe tė pajisjeve tė forcave tė armatosura dhe pėr asgjėsimin e tyre ose ēmontimin dhe shitjen e tyre”.

Firma “Elbo” nė Qipro penetroi dhe abuzoi sė bashku me Pinarin e Delijorgjin
Nė fazėn e dytė, studimi i ofertės dhe llogaritja e kostos sė programit tė hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Pėrgjithshėm ėshtė parashikuar: “Nė kėmbim tė skrapit tė shitur, blerja nė mėnyrė tė drejpėrdrejtė nga firma “Elbo” e 20 automjeteve pėr Brigadėn e Reagimit tė Shpejtė”. Pėr blerjen e 20 automjeteve, me procedurė tė drejpėrdrejtė, nuk ėshtė parashikuar nė “programin e veēantė” domosdoshmėria e blerjes sė tyre pa tender, qėllimi i pėrdorimit dhe efektiviteti i tyre, nė kushtet aktuale tė ushtrisė shqiptare, “Pėr tė justifikuar dhe kryer kėtė blerje emergjente, me prokurim tė drejtpėrdrejtė”. Nga kontrolli I zbatimit te procedurės sė blerjeve tė automjeteve rezultoi:
Ministria e Mbrojtjes dhe ndėrmarrja “Meico”, me faksin e datės 11.03.2003, i drejtohen kompanisė “DAIMLER CHRYSLER”, pėr mundėsinė e furnizimit me automjete tip “290 GTD”. Kompania Gjermane, ktheu pėrgjigje, se: “Ky tip automjeti ėshtė prodhuar vetėm pėr partnerin e kompanisė tonė nė Greqi “ELBO” s.a - dhe nuk disponojmė mjete tė tjera tė kėtij tipi, pėr informacion tė mėtejshėm drejtohuni pranė shoqėrisė “ELBO”.
Nė vazhdim tė negociatave, arrihet marrėveshja me shoqėrinė “ELBO”, duke theksuar se kjo shoqėri nuk ėshtė e specializuar nė tregėtinė e skrapeve, tė lidh nėnkontratė me shoqėrinė “FLEMONT TRADING” Ltd Nicosia Cyprus, qė nė kėmbim tė skrapit tė fuenizojė ndėrmarrjan “Meico”, me 20 automjete tip “290 GTD”. Sipas kontratės, ēmimi pėr njė automjet ėshtė vendosur 66.725 euro, pa vlerėn e taksės doganore dhe TVSH. Pėr ēmimin e automjeteve nuk u gjet asnjė e dhėnė pėr vlerėsimin e ofertės sė paraqitur nga shoqėria “Elbo”.
Nga kontrolli rezultoi se, oferta pėr blerjen e skrapi ėshtė vlerėsuar nė USD, ndėrsa ēmimi i automjeteve ėshtė ofruar nė euro, pra kontrata ėshtė vlerėsuar nė dy njėsi monetare tė ndryshme, nė kundėrshtim me kushtet e pėrgjithshme tė kontratės tė pėrcaktuara me UMK nr.1, datė 01.01.1996. Me urdhėrin e ish-ministrit tė Mbrojtjes Pandeli Majko, nr.494, datė 23.10.2003, ėshtė autorizuar ndėrrmarja “Meico” pėr lidhjen dhe nėnshkrimin e kontratės “Barter”, me firmėn “Elbo”. Kontrata midis palėve ėshtė lidhur nė datėn 23.10.2003. Urdhėri i mėsipėrm ėshtė nė kundėrshtim me rregulloren e nėnshkruar nga vetė Ministri i Mbrojtjes nr.495/2, datė 21.10.2003 “Pėr proēedurat e shitjes me ankand, tė teknikės, pajisjeve dhe armatimit tė hequr nga pėrdorimi”. Lėvrimi i skrapit, ka filluar ka filluar nė muajin janar 2004 dhe deri nė fund tė vitit 2005, kontrata ėshtė plotėsuar nė masėn 75%, ose 22.500 ton skrap e barabartė kjo, me vlerėn e 15 automjeteve tė marra nė dorėzim. Nga sasia e pėrgjithshme e skrapit tė kontraktuar, firma “ELBO”, ka tėrhequr 8.992 ton, me ēmimin 60 USD/ton, nė vlerėn 539.520 USD. Ndėrsa pėr pjesėn tjetėr, prej 13.400 ton, firma “ELBO” ka autorizuar me nenkontratė shoqėrinė “Pėrparimi” tė Delijorgjit. Sipas nėnkontratės, midis palėve ėshtė pranuar ēmimi 72 USD/ton, pra ėshtė shtuar vlera e TVSH. nė masėn 20%.
Sasia e skrapit tė blerė nga firma “Pėrparimi”, pėr llogari tė shoqėrisė “Elbo”, sipas dokumenteve qė disponon ndėrrmarja “Meico” ėshtė shitur nė favor tė shoqėrisė “Kurum” Elbasan. Nga kontrolli i ushtruar nė programin e hartuar dhe nė dokumentacionin (fletė-daljet) pėr shitjen e skrapit, nga repartet e Ministrisė sė Mbrojtjes nė favor nė ndėrmarrjes “Meico”, pėr sasinė 8.992 ton (shitje e brendshme pėr ndėrrmarjen “Meico” dhe e eksportuar jashtė vendit), rezulton se nė vlerėn e faturave nuk ėshtė pėrfshirė vlera e TVSH (20%) mbi ēmimin 60 USD/ton. Ky veprim ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr.7928, datė 27.04.1995 “Pėr tatimin mbi vlerėn e shtuar”, neni 1, ku theksohet: “Tatimi mbi vlerėn e shtuar, paguhet pėr tė gjithė funizimet e tatueshme tė mallrave tė kryer, kundrejt pagesės prej njė personi tė taueshėm, si njė pjesė e veprimtarisė sė tij ekonomike ne territorin e Shqipėrisė”.

Ku pėrfundoi humbja financiare, qė “rrodhi” nga afera korruptive?
Nga mosllogaritja e TVSH nė masėn 20% mbi ēmimin e skrapit, qė Ministria e Mbrojtjes ka shitur nė favor tė ndėrmarrjes “MEICO”, buxhetit tė shtetit i ėshtė shkaktuar dėm ekonomik I pėrvehtėsuar nė vlerėn 107.904 USD (8.992 x 12). Pėr skrapin qė disponon Ministria e Mbrojtjes, kanė paraqitur interes katėr firma, nga tė cilat dy vendase dhe dy tė huaja. Nė kėto kushte, ishte plotėsisht e mundur, tė zhvillohej ankand i hapur ndėrkombėtar pėr tė rritur konkurrencėn dhe pėr tė siguruar ēmimin mė tė lartė. Me tė ardhurat e realizuara, Ministria e Mbrojtjes duhej tė pėrcaktonte fondin limit dhe tė zhvillonte procedurėn “Tender i hapur ndėrkombėtar”, pėr blerje automjetesh. Moszbatimi i kėsaj procedure ėshtė nė kundėrshtim me ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995 “Pėr prokurimin publik” me ndryshimet, neni 1. Nga kontrolli i ushtruar mbi tė ardhurat e realizuara nga shitja e skrapit, rezultoi se nė kundėrshtim me VKM nr. 617, datė 04.12.2002, pika 4, Ministria e Mbrojtjes, nė programin e hartuar pėr shitjen e skrapit, nuk ka llogaritur vlerėn e tė ardhurave qė duhej tė derdheshin nė favor tė buxhetit tė shtetit, nė masėn 10% dhe vlera e mbetur (pas zbritjes sė tė ardhurave tė buxhetit), tė pėrdorej pėr blerjen e automjeteve. Nga ky abuzim i qėllimshėm, Ministria e Mbrojtjes ka pėrdorur padrejtėsisht tė ardhurat qė i takojnė buxhetit tė shtetit nė vlerėn 135.000 USD e cila pėrbėn shkelje tė disiplinės financiare, shkaktuar nga mosdeklarimi i tė ardhurave nė buxhet dhe fshehja e detyrimeve fiskale, nga shitja e skrapit, nė formen “Barter” pėr blerjen e automjeteve, pėr tė cilėn mban pėrgjegjėsi ish-ministri Majko.

Fakte korruptive me firmėn ēeke “Ledic”
Me VKM nr.367, datė 05.06.2003 “Pėr miratimin e programit tė veēantė pėr pajisjen me kompleks stėrvitor tė qėndrės kombėtare tė stėrvitjes bazė, Bunavi dhe Brigadės sė Reagimit tė Shpejtė” ėshtė miratuar programi I veēantė I Ministrisė sė Mbrojtjes, hartuar nga vetė ministry. Sipas programit ėshtė pėrcaktuar vlera e kompleksit stėrvitor Jkub, tė tipit “Standard”, me vlerė 278.670 euro, me prokurim tė drejtpėrdrejtė, me firmėn “Ledic” Ēeki.

Me urdhėrin nr.328, datė 11.07.2003, nėnshkruar nga ish-ministri Majko ėshtė autorizuar ndėrmarrja “Meico” tė lidhė kontratė me firmėn “Ledic” Ēeki, pėr blerjen e kompleksit stėrvitor “Jakub”, tė tipit “Standart”, me vlerė 278.670 euro, me tė ardhurat e siguruara nga eksportet pėr llogari tė Ministrisė sė Mbrojtjes.

Nuk u gjet mėnyra e pėrzgjedhjes sė subjektit “Ledic” pėr blerjen, gjė qė tregon sė ėshtė favorizuar nė mėnyrė tė padrejtė subjekti “Ledic”. Ky veprim ėhstė nė kundėrshtim me ligjin nr.7971, datė 26.07.1995 “Pėr prokurimin public”, neni 1, pėr tė cilėn mban pėrgjegjėsi ish-ministri i Mbrojtjes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Delijorgji e Pinari, miqtė e Majkos qė pėrdorėn skrapin pėr tė vjedhur financat e shtetit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: