NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rama redukton me 5 herė ndihmėn pėr banorėt e Gėrdecit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Rama redukton me 5 herė ndihmėn pėr banorėt e Gėrdecit   Fri Apr 18, 2008 5:58 pm

Rama redukton me 5 herė ndihmėn pėr banorėt e Gėrdecit


Kėshilltarėt e Partisė Socialiste nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės kanė kėmbėngulur nė reduktimin me njė vlerė 5 herė mė tė ulėt ndihmėn e parashikuar nga kjo Bashki pėr banorėt e Gėrdecit. Buxheti i propozuar mė parė prej 15 milion lekėsh tė reja, ėshtė shterruar nė mėnyrė qesharake nė 3 milion lekė tė reja, duke dėshmuar nė kėtė mėnyrė demagogjinė e pashembullt tė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės dhe kėshilltarėve socialistė nė kėtė bashki lidhur me tragjedinė e Gėrdecit. Kėshilltarėt e PS-sė e kanė justifikuar kėtė qėndrim me pretendimin se kėto fonde nuk mund t'i jepeshin Bashkisė sė Vorės, pasi, sipas tyre, kishte dyshime pėr abuzime. Ulja e buxhetit pėr banorėt e Gėrdecit u propozua nga anėtarja e grupit tė PS nė Kėshillin Bashkiak dhe njė ndėr bashkėpunėtoret mė tė ngushta tė Ramės, Mimi Kodheli. Ky vendim i Ramės, i realizuar nė Kėshillin Bashkiak tė kryeqendrės sė vendit, nėpėrmjet kėshilltarėve tė tij, nxjerr lakuriq demagogjinė e Ramės, i cili ka nisur udhėtimet e tij nė fshatrat e Shqipėrisė, duke pretenduar pėr gjoja njė tė ardhme tė sigurt. Njeriu qė ka pėrdorur nė mėnyrė tė vazhdueshme ngjarjen dhe banorėt e Gėrdecit pėr tė ndėrtuar karrierėn e tij politike, tejet tė lėkundur, dėshmon pėr herė tė dytė se sa reale e ka ai dhimbjen qė pretendon pėr kėta banorė. Vetėm pak javė mė parė, Rama ofendoi rėndė banorėt e Gėrdecit tė strehuar nė konvaleshencė, duke u dhuruar atyre si ndihmė nga njė palė ēorape dhe nga njė sapun, qė nė total nuk e kalonin vlerėn 110 lekė pėr person. Vendimi i Ramės ėshtė kundėrshtuar me forcė nga kėshilltarėt e djathtė dhe kėshilltarėt e LSI-sė, tė cilėt kanė braktisur mbledhjen nė shenjė proteste. Nė njė deklaratė pėr shtyp, anėtari i LSI-sė nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės, Petrit Vargu, tha se ky vendim ėshtė nė kontradiktė tė plotė me demagogjinė e Ramės, pėr gjoja krijimin e njė tė ardhmeje tė sigurt pėr fėmijėt tanė. "Nėse vėrtet kryetari i Bashkisė do tė ndjente sadopak dhimbje pėr popullin fatkeq tė Gėrdecit, atėherė ai do tė shprehte mė shumė solidaritet me banorėt e kėsaj zone", tha Vargu. Sipas tij, grupi i LSI-sė nė Kėshillin e Bashkisė mė tė madhe nė vend shpreh shqetėsimin e thellė pėr njė fakt shumė tė rėndė, qė u vėrejt nė mbledhjen urgjente jashtė radhe, tė mbajtur dje pasdite nė Kėshillin e Bashkisė sė kryeqytetit. "Buxheti prej 15 milion lekėsh tė reja ishte propozuar pėr banorėt e zonės sė Gėrdecit, qė do t'u jepeshin atyre pėr nevoja urgjente, u reduktua nė pothuaj 5 fish nga kryetari i Bashkisė, Edi Rama", tha ai. Sipas pėrfaqėsuesit tė LSI-sė nė Kėshillin Bashkiak, ky vendim u mor nga ana e Ramės pa asnjė shkak dhe me justifikimin e vetėm se kemi nevojė pėr fonde. "Ndėrkohė, kjo bie ndesh edhe me faktin qė pėr tė parėn herė, Bashkia e Tiranės po merr njė buxhet shtesė prej 4 miliard lekėsh nga pushteti qendror", tha Vargu duke shtuar se ky vendim i Ramės bėhet edhe mė i padrejtė, kur dihet qė Bashkia, pėrveē fondit shtesė nga qeveria qendrore, ka edhe fondin rezervė tė saj. "Ne mendojmė qė kundrejt demagogjisė sė kryetarit tė Bashkisė, grupi i kėshilltarėve tė LSI po bėn njė politikė transparente, solidare me njerėzit nė nevojė dhe gjithnjė nė shėrbim tė qytetarėve, me votat e tė cilėve kanė marrė mandatin", pėrfundoi deklaratėn e tij pėrfaqėsuesi i LSI-sė nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Rama redukton me 5 herė ndihmėn pėr banorėt e Gėrdecit
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: