NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Pasqyra e sistemeve zgjedhore

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Pasqyra e sistemeve zgjedhore   Wed Apr 16, 2008 8:17 pm

Pasqyra e sistemeve zgjedhore
(16.04.2008)
Sistemi proporcional rajonal ėshtė sistemi qė pritet tė aplikohet nė Shqipėri nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Njė ditė mė parė, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi amendimet kushtetuese tė propozuara nga PD dhe PS pėr reformėn zgjedhore, qė i hapin rrugėn ndryshimit tė sistemit elektoral nė vend nga njė sistem i pėrzier (maxhoritar+proporcional), nė proporcional rajonal, ose si quhet ndryshe sistemi spanjoll. Propozimet e paraqitura nė Komisionin e Ligjeve nga deputetė tė dy partive kryesore, PD dhe PS, erdhėn pas shqyrtimit tė disa sistemeve elektorale qė aplikohen sot nė Europė dhe vlerėsimit se cili prej tyre ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr kushtet e vendit tonė. Disa sisteme elektorale tė analizuara qė zbatohen nė vendet evropiane janė, Sistemi Gjerman
Ky ėshtė nje sistem miks proporcional/maxhoritar, ku shpėrndarja e mandateve kushtėzohet thelbėsisht nga vota proporcionale. Ky sistem, megjithate, personalizon ½ e mandateve nė votim tė drejtpėrdrejtė. Rezultati ėshtė mjaft proporcional, prandaj dhe quhet Proporcional i Personalizuar. Elementet e tij janė: 1-Tavan i hapur i vendeve nė Parlament. 2-Balanca “Zona Njė-emėrore” vs. “Mandate Proporcionale” ėshtė 50/50. 3-Konkurrimi nė zonat njė-emėrore bėhet me votim maxhoritar me njė raund “Plurality” ose First-Past-The-Post (FPTP). 4- Konkurrimi proporcional bėhet mbi bazė listash te mbyllura me rend tė fiksuar nė nivel Landi. 5-Nuk lejohen aleancat zgjedhore. 6-Zgjedhėsi ka dy vota: Votėn e parė (pėr kandidatin) dhe votėn e dytė (pėr partinė). 7-Pėrllogaritja fillestare bėhet pas agregimit tė votave pėr partitė nė nivel kombėtar. 8- Pėr t’u futur nė konkurrim pėr marrjen e mandateve, partitė duhet tė marrin 5% tė votave nė prag kombėtar, ose 3 mandate nė votimin maxhoritar. 9-Pėrllogaritja e mandateve bėhet nė nivel kombetar, ku i caktohet njė numėr mandatesh secilės parti mbi 5%, bazuar nė votėn kombėtare. 10-Formula zgjedhore e pėrdorur ėshtė d’Hondt. 11-Mandatet e secilės parti nė shkallė kombėtare shpėrndahen sipas votave tė mbledhura nga ajo parti nė bazė Landi me formulėn d’Hondt. 12-Nga numri i mandateve tė pėrfituara nga partia nė nivel Landi, zbriten mandatet e pėrfituara nė votimin maxhoritar. 13- Mandatet e mbetura u shpėrndahen kandidatėve tė listės, sipas renditjes nė tė. 14-Nė rast se numri i mandateve tė fituara nė maxhoritar ėshtė i barabartė me ato qė i takojnė nga proporcionali, asnjė kandidat i listes nuk merr mandat. 15-Mandatet e proporcionalit ndahen vetėm midis partive qė diferencėn midis mandateve proporcionale me ato mazhoritare e kanė pozitive. 16-Nė rast se partia nė Land ka fituar me shumė mandate mazhoritare se ato qė i takojnė nga vota proporcionale, partia i mban mandatet qė ka surplus. 17-Surpluset e tė gjitha partive, tė mbledhura nė shkallė kombėtare, quhen “mandate shtesė” dhe ēojnė nė “shpėrthim” tė tavanit tė mandateve nė Kuvend pėr legjislaturėn pėrkatėse. Ky numėr varion nga njė legjislaturė nė tjetrėn.
Sistemi Spanjoll/Ky ėshtė njė Sistem Proporcional Rajonal (me njė nivel - rajonin), ku ndarja e mandateve bėhet mbi baza rajonale. Elementėt kryesore tė tij janė: 1-Ēdo rajoni administrativ i ndahen fillimisht 2 mandate. Totali i mandateve tė ndara nė kėtė mėnyrė i zbritet totalit tė mandateve tė Parlamentit. 2-Diferenca e mbetur, shpėrndahet midis rajoneve me njė formulė proporcionale, mbi bazėn e popullsisė sė ēdo rajoni (shpėrndarja fillestare me 2 mandate secilit qark krijon njė deformim nė pėrfaqėsim midis rajoneve me popullsi tė vogė dhe atyre me popullsi tė madhe). 3-Konkurrimi bėhet mbi bazėlistash rajonale tė mbyllura me rend tė fiksuar. 4-Tė drejtėn pėr tė marrė pjesė nė shpėrndarjen e mandateve e kanė partitė qė marrin 3% te votave ne nivel rajoni.
Sistemi Bullgar: (Formula: d’ondt – Pragu 5% kombetar)/Ky ėshtė njėsistem ‘Proporcional Kombėtar’ ku ndarja e mandateve bėhet mbi bazė kombėtare, ndėrsa konkurrimi me lista rajonale. Ndarja nė nivel kombėtar e mandateve siguron njė proporcionalitet tė lartė. 1-Mandatet caktohen per ēdo qark me formulen d'Hondt, sipas popullsise. 2-Partite konkurrojne me lista rajonale me rend te fiksuar. 3-Tė drejtėn pėr tė pėrfituar nga pėrllogaritja e mandateve e kanė vetėm partitė qė kalojne pragun 5% nė shkallė kombėtare. Pėr kėtė, llogaritet totali kombetar i ēdo partie si shumator i listave rajonale te partive. 4-Pėrllogaritja e mandateve pėr ēdo parti bėhet nė shkallė kombėtare, ku i gjithė territori i vendit ėshtė njė njėsi unike zgjedhore. 5-Kuota e mandateve tė ēdo partie ndahet mė pas midis listave rajonale tė asaj partie mbi bazėn e votave qė ka siguruar secila listė e partisė nė rajonet pėrkatėse me formulėn d’Hondt. Pra konkurrimi rajonal ndikon vetėm nė shpėrndarjen e mandateve tė fituara nė shkallė nacionale mes listave rajonale tė partive pėrkatėse.
Sistemi Grek/Sistemi Grek ėshtė gjithashtu njė sistem proporcional me tre nivele (Distrikt – Rajon – Nacional). Konsiderohet si “sistem proporcional i pėrforcuar”, por qė nuk nėnkupton se ėshtė pėrforcuar proporcionali, por siguron njė deformim tė fortė nė favor tė partisė mė tė madhe me qėllim pėrforcimin e rezultatit tė partisė kryesore dhe sigurimin e qeverisjes nga njė parti e vetme ose njė koalicion mė pak parti. 1-Mandatet i caktohen distrikteve administrative sipas numrit tė popullsisė mbi bazėn e njė formule proporcionale. 2-Mandatet u shpėrndahen partive mbi bazėn e votave tė siguruara nė shkallė distrikti. 3-Shpėrndarja bėhet me njė formulė me kuotė. Kuota pėrcaktohet nė thelb, duke pjestuar numrin total tė votave nė shkallė distrikti me numrin e mandateve pėr t’u shpėrndarė nė distrikt (formulat e ndryshme variojnė duke siguruar proporcionalitet mė tė lartė ose mė tė ulėt). 4-Partitė pėrfitojnė aq mandate sa ėshtė numri integer qė del nga pjestimi i votave qė ka marrė partia nė rreth me kuotėn nė shkallė rrethi. 5-Mandatet qė mbeten pa u shpėrndarė nė nivel rrethi mblidhen me mandatet e mbetura nė rrethet e tjera tė tė njėjtit rajon administrativ, duke krijuar njė numėr mandatesh pėr t’u shpėrndarė nė nivel rajoni. 6-Mandatet ne nivel rajoni shpėrndahen mbi bazėn e njė formule proporcionale me kuotė. Kuota pėrcaktohet nė thelb duke pjestuar numrin total tė votave nė shkallė rajoni me numrin e madateve pėr t’u shpėrndarė nė rajon. 7-Partitė pėrfitojnė aq mandate sa ėshtė numri integer qė del nga pjestimi i votave qė ka marrė partia nė rajon me kuotėn nė shkallė rajoni. 8-Mandatet e mbetura pa ndarė nė nivel rajoni mblidhen nė nivel kombėtar, me tė njėjtat mbetje nga tė gjithė rajonet. 9-Mandatet e mbledhura nė nivel kombėtar shpėrndahen me formulė me kuotė nė shkallė kombėtare. Kuota pėrcaktohet nė thelb duke pjestuar numrin total tė votave ne shkallė kombėtare me numrin e madateve pėr t’u shpėrndarė nė nivel kombėtar. 10-Partitė pėrfitojnė aq mandate sa ėshtė numri qė del nga pjestimi i votave qė ka marrė partia nė shkallė kombėtare me kuotėn nė shkallė kombėtare. 11-Mandatet qė mbeten pa u ndarė edhe nga ky nivel, i jepen partisė mė tė madhe si “Prim”, pėr tė rritur shanset e saj nė krijimin e qeverisė. (Ndryshimet e fundit tė legjislacionit kanė pėrcaktuar njė prim fiks prej 40 mandatesh, i cili zbritet nga totali i vendeve nė parlament. Diferenca alokohet nė nivel distrikti). 12-Votimi kryhet me njė votė tė vetme. Vota rajonale pėrcaktohet nga votat e pėrftuara nė distriktet e rajonit pėrkatės. Vota kombėtare bėhet duke mbledhur tė gjitha votat e marra nga partia nė tė gjithė distriktet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Pasqyra e sistemeve zgjedhore
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: