NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare   Wed Apr 16, 2008 8:12 pm

Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare
Ornela Hila
E Merkure, 16 Prill 2008


Prokuroria e rrethit te Vlores vijon hetimet rreth ngjarjeve dyditore ne Himare, duke perfshire edhe thirrjet e parullat antishqiptare. Burime zyrtare nga organi i akuzes bejne te ditur se ceshtja po hetohet ne pese drejtime te ndryshme. Sipas zevendesprokurorit te rrethit, Dorian Tafili, hetimet nga grupi i ngritur per ngjarjet kane nisur edhe per ata persona, te cilet gjate protestave apo edhe takimit me Kasimis kane hedhur parulla e thirrje antishqiptare. Tafili nuk ka dhene emra konkrete apo numer konkrete personash, te cilet do te jene pjese e kesaj ndjekjeje penale, por ai ka saktesuar se tashme po shqyrtohen te gjitha provat qe prokuroria disponon rreth ngjarjeve te Himares, ku nje pjese te vecante e zene pamjet filmike te protestes e takimit. Ai tha se, per shkak te hetimit, emrat nuk behen te ditur, por prokuroria ka nje piste te veten, te cilen tashme po e ndjek intensivisht. Ne protesten e Himares, rreth 70 himarjote te vendosur perpara komisariatit te Himares kane qelluar me gure ne drejtim te godines, ndersa kane thirrur mes te tjerash se kerkonin te largohet policia dhe media shqiptare, e te zevendesohej me ate greke. Gjithcka nga keto ngjarje dhe deklarime eshte tashme ne duart e prokurorise, e cila ka nisur hetimet. Pervec kesaj edhe gjate takimit te himarjoteve me zv/ministrin Kasimis eshte folur vetem ne greqisht, dhe nga shume qytetare nuk munguan thirrjet per autonomi e per votime te tyre ne Greqi. Ata kane shpalosur pakenaqesi per shtetin dhe policine shqiptare edhe ne mediat greke te pranishme ne kete takim. "Gjithcka - tha Tafili - po administrohet me cilesine e proves materiale, por eshte ende heret te flitet me emra dhe shifra konkrete per shkak te hetimit qe eshte ne vijim". Burime nga organi i akuzes bene te ditur se po angazhohen edhe perkthyes per te zbardhur ne gjuhen shqipe deklarimet e bera gjate dy diteve ne qytetin e Himares. Hetimi i prokurorise eshte ne pese drejtime momentalisht. Hetimet jane perqendruar ne dhunimin efektiveve te policise per shkak te detyres, ne organizimin e protestave e tubimeve te paligjshme, ndersa po hetohet edhe per dhunim te institucionit te shtetit dhe gjuajtje me gure ne drejtim te postes policore ne Himare. Paralelisht me keto hetime shkon edhe investigimi i SHKB-se per tre efektivet e policise se Himares, ndaj te ciles eshte ne fuqi padia e dy qytetareve per dhunim dhe rrahje. Fillimisht ishin evidentuar Manol Zoto dhe Erion Rrapo, te akuzuar per "kundershtim dhe fyerje te punonjesve te policise", ndersa personat e tjere qe do te ndiqen ne gjendje te lire nga prokuroria e Vlores jane: Robert Bollano, 46 vjec, Eugen Gjyzari, 34 vjec, Ardian Zoto, 37 vjec, Pano Koka, 44 vjec, Dano Prifti, 38 vjec. Policia tha se te 5 personat jane banues ne Himare dhe per ta ka prova konkrete, qe i implikojne ne disa shkelje, mbi te cilat ata tashme do te hetohen. Burime zyrtare nga policia vendore thane se ata akuzohen per veprat penale te "kundershtimit me dhune te punonjesit te policise", "goditje dhe fyerje per shkak te detyres se efektiveve te Policise se Shtetit". Pese banoret qe jane nen hetim, jane evidentuar per perfshirje ne protesta te paligjshme, ndersa nuk ka asnje te dhene nga grupi hetimor per organizatoret e kesaj ngjarjeje, qe tronditi qytezen bregdetare te Himares. Te 5 personat, te cilet tashme do te ndiqen ne gjendje te lire per ngjarjen, akuzohen edhe per kundershtim te forcave te policise, duke iu referuar ketu protestes perpara postes se policise se Himares dhe gjuajtjen me gure ne drejtim te godines se kesaj policie. Burime nga grupi hetimor, i kryesuar nga prokurori Skender Dauti, kane deklaruar se kane marre ne pyetje dy personat, qe krijuan konfliktin me punonjesit e policise dhe me pas u shoqeruan ne komisariat. Ata jane pyetur nga punonjesit e policise gjyqesore ne lidhje me ngjarjen si dhe me konfliktin qe kane pasur me dy punonjesit e policise, si dhe gjithcka qe ka ndodhur me vone gjate protestave. Po ashtu, jane marre ne pyetje dhe dy punonjesit e policise, qe jane perfshire ne konflikt me dy qytetaret, te cilet pretendojne se jane ofenduar dhe rrahur nga policia.

Revolta nisi nga dy shoqerime

Mbremjen e dates 9 prill, Manol Zoto dhe Erion Rrapo u shoqeruan ne komisariatin e policise se Himares per verifikimin e dokumentacionit. Ndersa ata ndodheshin ne polici, perpara godines filluan te mblidhen nje turme prej afro 70 personash. Ne oret e para te mengjesit te 10 prillit, ndersa dy te rinjte ishin liruar, ndodhi incidenti me policine, e akuzuar per dhunimin e dy te rinjve. Komisariati u qellua me gure, ndersa mesohet se uniformat blu kane zbrazur armet ne ajer per te shperndare njerezit. Ngjarja ndodhi nje dite perpara vizites se planifikuar te zevendesministrit te Jashtem grek, Theodhoros Kasimis. Sipas disa banoreve, njerezit qe u perfshine ne revolte, kishin ardhur me autobuse nga Greqia per te pritur zyrtarin e larte grek, i cili me pas vizitoi edhe zonat minoritare ne Gjirokaster e Sarande.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Prokuroria: ndjekje penale per parulla antishqiptare
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: