NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Berisha: Ftesa e NATO-s, pasaporta mė e mirė pėr shqiptarėt

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Berisha: Ftesa e NATO-s, pasaporta mė e mirė pėr shqiptarėt   Wed Apr 02, 2008 6:03 pm

Berisha: Ftesa e NATO-s, pasaporta mė e mirė pėr shqiptarėt


Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje shumė optimist pėr marrjen e ftesės gjatė ditės sė sotme. "Jemi shumė optimistė pėr ditėn e nesėrme. Shqipėria e meriton ftesėn pėr anėtarėsim nė NATO", tha kreu i qeverisė shqiptare, i cili po merr pjesė nė Samitin e Aleancės qė po zhvillon punimet nė Bukuresht. Kryeministri Berisha i bėri kėto komente, pak para se tė futej nė darkėn zyrtare me kryetarėt e delegacioneve qė marrin pjesė nė Samitin e lartė tė NATO-s. "Ne kemi bėrė progres tė ndjeshėm nė zhvillimin e reformave pėr njė demokraci funksionale, pėr njė ekonomi tregu tė lirė dhe pėr njė ushtri moderne. Trupat shqiptare janė pėrkrah trupave tė NATO-s nė Afganistan, Irak, Bosnje dhe po pėrgatitet njė njėsi tjetėr pėr tė marrė pjesė nė misionet paqeruajtėse nė Ēad. Shqipėria ka ofruar tė gjithė kapacitetet e saj pėr misionet e paqes qė NATO ka ndėrmarrė nė rajon", u shpreh Berisha. Pyetjes se a do tė ndikohet marrja e ftesės sė Shqipėrisė nga vetoja greke ndaj Maqedonisė, Berisha iu referua qėndrimit tė shpallur tė NATO-s se secili vend i Kartės sė Adriatikut do tė vlerėsohet individualisht dhe jo nė bllok. Berisha tha se, "do tė doja shumė tė shikoja njė zgjidhje, pasi mendoj se njė kompromis duhet tė arrihet. Maqedonia ka njė rol tė rėndėsishėm pėr paqen dhe stabilitetin nė rajon. Kam frikė se, radikalėt nga grupet etnike mund tė inkurajohen nga ky frenim. Ndaj shpresoj se, nė orėt e fundit njė kompromis mes kėtyre dy vendeve tona mike do tė mund tė arrihet". Ftesa e NATO-s, tha kryeministri, ėshtė pasaporta mė e mirė qė shqiptarėt kanė patur ndonjėherė dhe kjo ėshtė njė besueshmėri e madhe pėr integrimin e shpejtė nė BE, ėshtė njė besueshmėri e madhe pėr investitorėt qė tė vijnė dhe tė investojnė nė Shqipėri, pasi do tė ndjehen mė tė sigurt. Kryeministri Berisha u shpreh se, "Ftesa e NATO-s pėr Shqipėrinė ėshtė njė inspirim i mirė edhe pėr Kosovėn qė tė punojnė shumė pėr t'u anėtarėsuar nė NATO". Kurorėzimin e pėrpjekjeve tė gjata tė Shqipėrisė pėr t'u integruar nė strukturat euroatlantike, kryeministri Berisha e vlerėsoi si mė tė rėndėsishmin nė fushėn e sigurisė sė vendit, qė nga shpallja e pavarėsisė deri mė sot dhe momentin mė tė madh politik pas shpalljes sė pluralizmit dhe vendosjes sė tij. NATO, tha ai, ėshtė garantuesi mė kryesor i lirisė sė vendeve, por edhe i lirive individuale, nė kuptimin se ėshtė klub, ėshtė organizatė e vendeve tė shoqėrive tė lira. Anėtarėsimi nė NATO do tė thotė se Shqipėria dhe shqiptarėt mund tė ndėrtojnė tė sigurt tė ardhmen e tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Berisha: Ftesa e NATO-s, pasaporta mė e mirė pėr shqiptarėt
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: