NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Rama, ndihma qesharake pėr banorėt e Gėrdecit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Rama, ndihma qesharake pėr banorėt e Gėrdecit   Tue Apr 01, 2008 4:40 pm

Rama, ndihma qesharake pėr banorėt e Gėrdecit


Banorėt e Gėrdecit shprehėn dje indinjatėn e thellė dhe ofendimin e rėndė qė u bėri kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, gjatė vizitės qė zhvilloi dy ditė mė parė, nė Konvaleshencė. Ata e cilėsuan tallje aktin e Ramės pėr t`u shpėrndarė atyre corape dhe sapunė, qė edhe familja me tė ardhura mė tė ulta nuk do ta kishte problem t`i siguronte. Banorėt theksojnė se ndihmat qė solli kreu i PS-sė, ishin vėrtet qesharake. Pas kritikave tė forta qė mori edhe nga deputetėt e vet, Rama u kujtua mė nė fund tė kthejė sytė nga ata banorė qė po i shfrytėzon nė mėnyrėn mė tė turpshme pėr kapital politik. Por, kjo e ashtuquajtur ndihmė i ka nxjerrė totalisht bojėn strategjisė sė PS-sė pėr pėrdorimin e tragjedisė. Kur kanė kaluar 18 ditė qė nga koha kur ndodhi shpėrthimi, Bashkia mė e madhe nė vend ėshtė kujtuar tė dėrgojė disa ndihma pėr banorėt e Gėrdecit, tė cilėt janė strehuar pėrkohėsisht nė Konvaleshencė. Por kėto ndihma, siē pohojnė edhe vetė banorėt, jo vetėm qė nuk e nderojnė kryetarin e Bashkisė sė kryeqytetit, por e nxjerrin atė lakuriq nė hipokrizinė e tij pėr gjoja keqardhje pėr banorėt. Rama ka shpėrndarė pėr banorėt e Gėrdecit tė strehuar nė Konvaleshencė ēorape dhe sapunė tė njė cilėsie nga mė tė ultat nė treg. Pas pėrdorimit tė gjatė politik tė ngjarjes sė rėndė, Rama u kujtua se duhet tė bėnte edhe pak shoė mediatik me banorėt.


Banorėt nuk e fshehin dot irritimin pėr fyerjen e rėndė qė Rama u bėri atyre duke u ofruar ēorape dhe sapunė tė cilėsisė mė tė dobėt.


- Si ju ėshtė dukur ndihma qė dha pėr ju shefi i opozitės?


Unė jam banor i Gėrdecit, quhem Mustafa Gėrdeci. Kam pak ditė qė kam ardhur nga jashtė shtetit dhe jam strehuar nė Konvaleshencė. Dje, Rama u tall me ne duke na dhėnė ēorape, qė tek ēamėt bėjnė 35 lekė pala. Me njė rrogė mujore timen qė marr nė Itali, do t'i sillja aq ēorape e sapunė sa solli Rama, sepse shpenzime kaq qesharake nuk mund tė quhen ndihmė. Kam ardhur nė Tiranė tre ditė pas shpėrthimit dhe do tė kthehem nesėr nė Gėrdec. Kam ndjekur lajmet tek ēdo kanal televiziv, parlamentin gjithashtu dhe mė ka bėrė pėrshtypje se si nuk u kujtua njeri nga opozita qė tė solidarizohej me ne. Dhe njė fjali tė fundit do tė shtoj: Rama del dhe thotė qė tė japė dorėheqjen Berisha, por unė si qytetar i them se cili ėshtė programi juaj qė unė tė votoj pėr ty? Pra, nuk kam dėgjuar asnjė t'i japė qeverisė zgjidhjen, por i thonė vetėm liro karrigen.


Suela Alziu, njė e pranishme nė shpėrndarjen e ndihmave, tha se nuk ishte e kėnaqur nga kjo ndihmė, qė vetėm e tillė nuk mund tė quhet. Pyetjes se si e shihte dhėnien e ndihmės nga Rama dy ditė mė parė, ajo iu pėrgjigj: M'u duk si miting dhe mė tepėr flitej pėr politikė. Mė bėri pėrshtypje qė pa mbaruar Rama fjalėn, ndihmat nuk u ndanė. Vetėm pasi mbaroi fjalėn e rastit Rama, filluan qė tė shpėrndaheshin sapuna dhe mė pas ēorape, qė gjithsesi me atė cilėsi qė kishin, ishte turp tė shpėrndaheshin si ndihma. Pasi iku Rama, shoferi qė transportonte me makinė kėto ndihma u mėrzit nga njerėzit. Ai i la aty dhe iku, mė pas kush ishte mė i zoti mori shumė, kurse tė tjerėt morėn aq sa mbetėn. Unė pėr vete mora mjaftueshėm, por ka banorė qė nuk morėn fare. Shembulli mė i mirė ka qenė ai i Liri Berishės, qė ēdo ndihmė e ēonte pranė Kryqit tė Kuq, tė cilėt punojnė si vullnetarė kėtu. Ata na i kanė shpėrndarė tė gjitha ndihmat nga fillimi deri nė fund dhe nė mėnyrė tė barabartė, sipas anėtarėve qė ka ēdo familje. Do tė ishte mė e drejtė qė tė na i ndanin ata, pasi dhe na njohin.


Duke ecur pėrgjatė kampit, tė binte nė sy njė burrė i moshuar, i cili rrinte i menduar nė njė stol. Pyetjes se si i pritėn ndihmat e Edi Ramės, ai dhe familja e tij iu pėrgjigj: Unė jam 80 vjeē dhe quhem Shaban Sula. Shtėpia ime ka qenė shumė afėr repartit tė shpėrthimit. Pleqėria mė ka bėrė tė rri nė shtėpi dhe tė them tė drejtėn shoh shumė lajme. E di qė kėta politikanė qė kemi, janė vetėm pėr vete, por do tė jap njė mendim: Kėtu kemi shumė kushte tė mira dhe ėshtė gjynah tė qahesh. Kur sjellin ndihma shoqata tė ndryshme, ia dorėzojnė Kryqit tė Kuq, i cili ėshtė pranė nesh qė kur kemi ardhur kėtu. Dje erdhi Rama dhe filloi duke na folur, pėrpara se tė vini ju gazetarėt, se politika e re ėshtė mė e mira. Ne nuk duam kėtu politikė, prandaj po pati mundėsi le tė na ndihmojė pa na bėrė politikė. Pastaj, ne i themi nga anėt tona, u harxhua me nga njė palė ēorape dhe njė sapun, mė mirė tė mos na i kishte dhėnė. Mua mė duket tallje dhe pėr ju gazetarėt, sepse kanė dhėnė shumė vetė mė shumė se Rama dhe ju jeni grumbulluar kėshtu pėr Ramėn, edhe pse u tall me ne.


Ferit Spahiu na u afrua vetė dhe na tha: Unė jam i indinjuar pėr sapunėt qė na dhanė. Nuk kemi nevojė ne pėr mėshirė, le t'i mbajė vetė ēorapet dhe sapunėt. Ne jemi njerėz me taban, nuk kemi nevojė pėr ēorape kėtu. Nėse do ta hedhė qeverinė, ta hedhė atje ku ėshtė, por kėtu s'ka pėr tė ndodhur kurrė. Ne nuk gėnjehemi me ēorape.


- Si iu dukėn ndihmat e Edi Ramės dhe ēfarė morėt ju dhe familja juaj?

Unė quhem Zenepe, jam 53 vjeēe dhe e kam patur shtėpinė nė Gėrdec. Mė vjen inat me emisionin "FIKS FARE". Ata merren me ēdo njeri dhe nuk u morėn me Ramėn, i cili u tall me ne. Ishin kėtu ata tė Fiksit dhe nuk dhanė ndonjė emision pėr talljen e Ramės. Pastaj ato nė njė parti janė. Rama nuk bėn asgjė tjetėr, veēse tallet me ne duke na dhėnė njė palė ēorape dhe tre sapuna. Ne jemi mirėnjohės qė Rama u kujtua mė nė fund, por mė mirė tė mos ishte kujtuar, se sa tė tallej me ne. Ne nuk kemi nevojė tė dėgjojmė se ēfarė do tė bėjė Rama me Metėn. Ne duam qė tė ketė bashkėpunim tė politikės, nė mėnyrė qė ne tė marrim kompensimet qė na takojnė.


- Ēfarė ndihmash ju dha Rama para dy ditėsh?


Ndihma?!- tha i habitur qytetari. Ēfarė ndihmash janė ato? Njė palė ēorape, njė sapun dhe njė orė fjalim politik. Nuk u ngrit njeri nga opozita ose dhe vetė Rama, qė tė thonė se sa do tė bashkėpunojnė pėr njė buxhet suplementar pėr tė dėmtuarit e Gėrdecit. Neve na kanė humbur njerėz dhe shtėpi, dhe nuk e dimė se ku na punon mendja, ndėrsa Rama thotė dilni nė protestė. Pse tė dalim qė tė vijė Rama kryeministėr, apo tė shohim sherr mes tij dhe Metės? Unė jam Artan Riza dhe e dinė tė gjithė banorėt e Vorės se kush jam dhe se sa i drejtė jam. Mua nuk mė intereson se kush vjen nė pushtet, por nuk dua qė tė jemi ne vegla tė tyre.


Ramiz Kacani, njė tjetėr banor qė ka marrė ndihmat e dhėna nga Edi Rama pėr banorėt qė jetojnė nė Konvaleshencė. "Unė jam pasuruar dhe Rama ėshtė varfėruar", thotė me ironi ai, duke iu referuar ndihmave tė Ramės. "Nuk e di si vijnė kėtu dhe na japin nga 30 lekė tė reja ndihmė pėr secilin. Nuk ka ofruar asnjė ndihmė nga Bashkia mė e madhe e vendit pėr ne. Vjen kėtu dhe na jep ca gjėra tė pallogaritshme. Ne nuk duam lėmoshė, ne duam tė ndihmohemi se kemi nevojė pėr ndihmė".


- Sa ndihma pėrfituat nga shpėrndarja qė bėnė Edi Rama dhe disa deputetė tė majtė?


Ne kemi marrė 5 palė ēorape dhe katėr sapunė, jemi gjashtė vetė nė familje. Nuk janė gjė kėto ndihma, por s'kemi ēfarė tė bėjmė. Ta kisha ditur se do na shpėrndanin kaq pak ndihma, nuk do tė kisha zbritur fare. Nuk dua tė merrem me ta, por dua tė them se pse duhet tė dėgjonim politikė dhe jo njė zgjidhje pėr ne. Rama di tė flasė mirė nė televizor, tė flasė ku ka folur gjithmonė dhe jo tė ngrejė tė gjitha mediat dhe tė bėjė propagandė kėtu. Unė quhem Sanije Hasa dhe e kam shtėpinė nė Marqinet, kam besim se do t'i marr dėmshpėrblimet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Rama, ndihma qesharake pėr banorėt e Gėrdecit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: