NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shqipėria nė NATO, Rama-PS nė protesta

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Shqipėria nė NATO, Rama-PS nė protesta   Mon Mar 31, 2008 8:35 pm

Kur kanė mbetur vetėm pak orė nga Samiti i Bukureshtit PS ka vendosur ta presė me protesta pėrmbushjen e aspiratės sė shqiptarėve


Shqipėria nė NATO, Rama-PS nė protesta


Kur kanė mbetur vetėm pak orė nga njė prej ngjarjeve mė tė rėndėsishme historike tė Shqipėrisė sė pas diktaturės, ajo e pranimit tė Shqipėrisė nė gjirin e vendeve tė Aleancės mė tė fuqishme ushtarake tė Atlantikut tė Veriut, kryetari i PS, Rama, guxoi dje dhe deklaroi nisjen e protestave nė Tiranė, nė tė njėjtėn ditė qė NATO do tė hapė dyert pėr Shqipėrinė.

Pavarėsisht retorikės sė Ramės se protestat do tė jenė kundėr qeverisė dhe jo kundėr NATO-s, nėse do tė shihen qėndrimet e vazhdueshme tė Ramės gjatė kėtyre muajve, ėshtė lehtėsisht e dallueshme qė tė lexosh, pėrmes tyre, se qėllimi kryesor i kėtij individi tė ardhur nė krye tė PS ka qenė bllokimi i tė gjitha proceseve integruese tė vendit nė strukturat euroatlantike. Ėshtė mjaft domethėnėse se protesta ėshtė lajmėruar nė tė njėjtėn ditė kur shqiptarėt duhet tė dilnin ndoshta nė shesh, pėr tė pėrshėndetur kėtė arritje mjaft tė rėndėsishme dhe njė ndėr objektivat mė madhore tė vendosur nga forcat antikomuniste qė nė vitin 1991.

Shqipėria, njė vend i NATO-s, njė aleat i Perėndimit, po shikohet nga kryetari i PS-sė si njė disfatė e tij politike pėr ta bllokuar kėtė proces. Dhe nė tė vėrtetė ka qenė dhe mbetet njė disfatė politike pėr sa kohė Rama u identifikua edhe gjatė ditėve tė fundit si bllokues i saj. Vetėm 36 orė pas shpėrthimit tė Gėrdecit, Rama doli nė konferencė shtypi duke kėrcėnuar dhe duke iu drejtuar jo vetėm qeverisė, por dhe vendeve aleate, se ai do tė niste protestat dhe lėvizjet politike bllokuese nė rast se procesi i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė Aleancė nuk shoqėrohej me dorėheqjen e kryeministrit Berisha.

Synohej qė pėrmes protestave, Rama ta paraqiste Shqipėrinė njė vend, tė cilit i mungonte stabiliteti i domosdoshėm politik, i kėrkuar nga NATO-ja, pėr t'u pranuar nė Aleancė. Aleanca e tij me tė keqen, vdekjen dhe tragjedinė e Gėrdecit u bė e dukshme kur urdhėroi strukturat e partisė sė tij qė tė nisnin menjėherė protestat nė Vorė. Nė njė kohė qė zhvillohej procesi mortor i njėrit prej viktimave tė tragjedisė, disa njerėz tė blerė nga Rama dhe njerėzit e tij nisėn thirrjet "poshtė qeveria", qė pėr shumė nga tė pranishmit u pėrkthyen si "rroftė vdekja". Por ato protesta tė iniciuara drejtpėrdrejt nga Rama, nė vend qė tė kishin impaktin qė kryetari i PS dėshironte tė kishin nė favor tė lėvizjeve tė tij politike, patėn njė efekt tė kundėrt, duke irrituar mė shumė njerėzit dhe duke sjellė njė bojkotim gjithnjė dhe mė tė madh tė qytetarisė ndaj kėtyre lėvizjeve politike. Tregues i qartė i kėsaj ishte edhe dėshtimi i "marshimit tė heshtur" nė Bulevardin "Dėshmorėt e Kombit", tė cilit iu bashkuan vetėm rreth katėr apo pesė mijė militantė socialistė, ndėrsa Tirana e bojkotoi atė. Duke parė dėshtimin e kėtyre protestave, duke qenė i bindur se realiteti nuk e mundėsonte atė qė tė vazhdonte t'u imponohej aleatėve tė Shqipėrisė qė tė pranonin kushtet e tij pėr afrimin nė NATO, Rama bėri njė lėvizje 180 gradė, duke dalė nė konferenca shtypi dhe duke propaganduar gjoja se ishte nė favor tė NATO-s. Dhe ky njeri kontradiktor deri nė ekstrem me veten e tij ėshtė bėrė aq qesharak, sa edhe pas kėtyre thirrjeve i bėn karshillėk vendimit tė Aleancės, duke shpalllur nė tė njėjtėn ditė fillimin e protestave kundėr qeverisė qė afroi vendin nė NATO.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Shqipėria nė NATO, Rama-PS nė protesta
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: