NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 17 vjet nga 2 Prilli i vitit 1991

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: 17 vjet nga 2 Prilli i vitit 1991   Mon Mar 31, 2008 4:30 pm

17 vjet nga 2 Prilli i vitit 1991

17 vjet mė parė, mė 2 Prill 1991 shkodranėt shėnuan edhe njė epope tjetėr madhore nė historinė e rrethit tė Shkodrės, por edhe tė mbarė Shqipėrisė. Ato ngritėn nė kėmbė njė ndeshje madhore pėr tė mposhtur komunizmin, pėr t'i hapur rrugė demokracisė sė shumė pritur nė vendin tonė. U goditėn me shkopinj nga shteti policor, u plagosėn, disa u vranė por shkodranėt mposhtėn komunizmin, pushtuan bastionet komuniste, Komitetin e Partisė, duke u bėrė kėshtu pishtar pėr mbarė lėvizjen demokratike nė Shqipėri. Kjo ndeshje e madhe nuk ndodhi rastėsisht, nė njė tokė shterpė e pa tradita, por shkodranėt janė bijtė dhe bijat e atyre, qė shkruan historinė e Shqipėrisė nė shekuj, qė u ndeshėn mė shumė se kushdo nė Shqipėri me komunizmin, qė organizuan dy kryengritje tė mėdha antikomuniste, nė Postribė dhe nė Malėsi tė Madhe. Shumė u plagosėn, u vranė, u burgosėn, u internuan, por Shkodra qėndroi, se me tė ishte e vėrteta, ishte liria, demokracia, ishte vetė Zoti.

Shenjat e para tė ndeshjes mes shkodranėve dhe komunistėve u shfaqen qė mė datėn 31 Mars tė 1991, ku pas orės 24 tė natės, pėrballė degės sė PD-sė, ku ishin vendosur zjarrfikėsit u dėgjuan krisma pushkėsh dhe automatikėsh. Ishte shenjė ogurzezė, e "fitores" sė manipuluar tė zgjedhjeve tė 31 Marsit '91, ku komunistėt jo vetėm festonin fitoren, por kėrkonin tė friksonin shkodranėt, nėse nuk do tė ulnin kokėn. Tė nesėrmen, tė dėshpėruar nga manipulimi qė bėnė socialistėt, qindra shkodranė u mblodhėn paradite para degės sė PD-sė ku dėgjoheshin fjalime tė qytetarėve tė ndryshėm. Azem Hajdari kishte fjetur atė natė nė Lagjen "Kiras", nė shtėpinė e Tupit, dhe mė 1 Prill nė degėn e PD-sė, nė ballkon ai mbajti njė fjalim shumė emocionues, duke demaskuar manipulimin e votės nga komunistėt, duke bėrė thirrje pėr qėndresė, pėr mbėshtetje ndaj PD-sė dhe Prof. Sali Berishės.

Po atė ditė, mbas orės 4 e 5 mbas dreke, para Komitetit tė Partisė ishin mbledhur 300-400 qytetarė shkodranė, tė cilėt paqėsisht protestonin, hidhnin parrulla: "Liri demokraci", "Poshtė komunizmi", "Rroftė Amerika", "Rroftė Xh.Bush" etj. Mė vonė, arriti kryetari i degės sė PD-sė Shkodrės, zoti Pjetėr Abnori, anėtari i kryesisė, Ali Spahija dhe 2-3 anėtarė tė kryesisė, tė cilėt sapo kishin njoftuar pėr grumbullimin u vendosėn nė krye tė turmės pėr tė qetėsuar situatėn. Megafoni qė mbante nė dorė zoti Abnori nuk funksionoi, kėshtu qė pothuajse askush nuk e dėgjoi se ēfarė thoshte. Nikolin Thanės, i ishte shuar zėri, kėshtu qė folėn anėtarė tė tjerė tė kryesisė.

Megjithė zemėrimin e madh popullor, situata u mbajt nėn kontroll. Dita e nesėrme zbardhi si zakonisht, nė dukje e qetė. Njė grup gjimnazistėsh tė gjimnazit "Jordan Misja", sėbashku me 2-3 pedagogė tė tyre u drejtuan drejt Komitetit tė Partisė. Me libra nė duar, por tė qetė dhe aspak agresiv, ato u bashkuan edhe me gjimnazistė tė shkollės "28 Nėntori" dhe u vendosėn nė trotuarė pėrballė Komitetit tė Partisė. Qetėsisht nė paqe dhe me kulturė ata protestonin ndaj manipulimit tė votės. Pėrballė tyre ishin vendosur policė dhe forca tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė cilėt mbanin nė duar shkopinj gome ose druri. Nė mėnyrė tė befasishme dhe me shpejtėsi u hodhėn mbi gjimnazistėt, tė cilėt ishin plotėsisht tė papėrgatitur. Shkopinjtė goditnin pa mėshirė dhe pa dallim.

Grupi i gjimnazistėve u tkurr, u bė i vogėl, por pas pak, ato mė tė guximshmit me dhjetėra djem u ndeshėn me policinė, trupat e ndėrhyrjes sė shpejtė, nė mbrojtje tė vajzave. Ishte njė masakėr e vėrtetė, por e qėllimshme, e pėrgatitur me kujdes nga krerėt komunistė, tė cilėt mesa duket pėrpiqeshin t'i ulinin kokėn Shkodrės, ta mposhtnin atė e nėpėrmjet saj gjithė Shqipėrinė. Por gabuan. Me shpejtėsi, nė qytet dhe fshatrat e afėrt, u pėrhap lajmi se nė Shkodėr policia po rrihte djemtė e vajzat. Dhe erdhėn me qindra e mijėra, qytetarė e fshatarė nga lagjet Kiras, Dėrgut, Sarreq, Xhabije, Parrucė, Perash, Arra e Madhe, Skėnderbeg, Dudas, Ndocej, nga komunat Postribė, Rrethina, Bushati etj. Tė tmerruar, komunistėt u futėn nė Komitetin e Partisė tė ndjekur nga qindra e mijėra protestues.

Dhe filluan pushkėt e para. Ishte shteti diktatorial komunist qė qėllonte popullin e vet tė paarmatosur. Ranė tė plagosurit e parė, tė vdekurit e parė. E nė kėtė situatė tė vėshtirė, njė furgon "Zuk" hynte nė mes tė turmės merrte tė plagosurit, I dėrgonte nė spital dhe kthehet pėrsėri pėr tė marrė tė tjerė. Nė mes tė protestuesve u pėrhap lajmi, qė kishte rėnė Komiteti Qendror. Forcat policore komuniste tė tmerruar filluan tė iknin, por vala e madhe e protestuesve nuk ndalej tani mė. Plagosja, sidomos vrasja e 4 tė rinjve Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu, Besnik Ceka, nuk i ndalte mė demonstruesit. Nuk i ndalėn dot as 2 autoblindė qė u futen nė turmė, tė cilėt shpejt u bėnė pronė e protestuesve. Qindra e mijėra shkodranė, pa pyetur mė pėr jetėn e tyre, u futėn nė katin e parė tė Komitetit tė Partisė.

Nga dritaret fluturuan parrulla e banderola tė ndryshme komuniste, vepra tė Enver Hoxhės e tė PPSH, dokumentacione tė panumėrta. Po atė ditė, arritėn nė Shkodėr pėr tė qetėsuar situatėn dhe pėr t'u njohur me tė anėtarė tė kryesisė sė PDSH-sė, deputetėt A.Hajdari dhe B.Ēela. Mbi ndėrtesėn e Radio Shkodrės njė grup demonstruesish, me flamuj kombėtarė mbanin fjalime tė njėpasnjėshme. Foli edhe njė gjerman, i cili kishte ardhur si specialist. Pavarėsisht se kanė kaluar 17 vjet, rėndėsia dhe mesazhet e 2 Prillit tė 1991 kanė mbetur tė fuqishme e tė pėrditshme pėr shkodranėt. Mjafton tė kujtojmė se, gjatė 17 vjetėve Shoqata Antikomuniste 2 Prilli nuk e humbi pėr asnjė ēast rėndėsinė e saj, autoritetin e saj, respektin e besimin nė masėn e gjėrė tė shkodranėve e mė shumė.

Ato dhanė njė kontribut tė ēmuar nė fitoren PD tė vitit 1992. Shoqata i dha pushtetit vendor, por edhe qėndror figurat mė tė mira, tė cilat fituan besim e respekt nė masėn e shkodranėve. Viti 1997 ishte viti fatkeq pėr shqiptarėt, viti kur komunistėt erdhėn nė pushtet me kryengritje tė armatosur. Pavarėsisht nga situata e vėshtirė, Shoqata nuk e pushoi aktivitetin. Shoqata kujton se, nė vitin 1998 komunistėt bėnė ēmos qė nė Shkodėr tė mos pėrkujtohet 2 Prilli, por pavarėsisht nga terrori, pavarėsisht se shumė pak nė numėr, para ish-Komitetit tė Partisė, para gurit Memorial qė kishte shėrbyer mė 2 Prill 1991 pėr tė penguar lėvizjen e autoblindave u mblodhen 12 vetė.

Ato ishin mė tė vendosurit, mė tė hekurtit. Pavarėsisht se shumė pak ato folėn njėri pas tjetri dhe shumė shpejt pėr rreth tyre filluan tė grumbulloheshin qytetarė shkodranė, tė cilėt arritėn nė disa qindra. Ishin vitet e vėshtira, por vite qėndrese, prandaj drejtuesit e Shoqatės 2 Prilli menduan, qė nė vitet nė vazhdim tė organizonin njė miting madhėshtor. Ishte koha, Shqipėria qė kėrkonte pėrsėri Shkodra nė kėmbė, Pishtar i Demokracisė qė do tė ndeste zemrat e mbarė shqiptarėve. Nė bashkėpunim me pushtetin vendor, sidomos me Kėshillin e Qarkut, me tėrė shoqatat antikomuniste nė Shkodėr, drejtuesit e Shoqatės 2 Prilli pėrgatitėn vite mė pas njė miting madhėshtor me pėrmasa gjigande.

Mijėra e dhjetėra mijėra qytetarė e fshatarė u mblodhen nė Sheshin 2 Prilli. Entuziasmi ishte i jashtėzakonshėm, qė tė kujtonte vitin 1991. Tėrė Shqipėria e pėrshėndeti dhe e mirėpriti kėtė miting pėrkujtimor qė shėrbeu si burim frymėzimi pėr tė gjithė Shqipėrinė. Shoqata ka kontribut tė veēantė nė fitoren e vitit 2005. Ajo ndjek me kujdes, me vėmendje veprimtarinė e qeverisė demokratike shqiptare, tė pushtetit vendor, por edhe tė vetė PD. Ajo mbėshtet me pėrgjegjėsi veprimtarinė e qeverisė demokratike, e quan pėrgjegjėsi tė suksesshme, por natyrisht qė kėrkon njė rritje tė mėtejshme, e nė veēanti nė mbajtjen e premtimeve tė bėra gjatė fushatės elektorale, ajo shpreh keqardhje pėr ngjarjen tragjike tė fshatit Gėrdec, por mbėshtet qeverinė demokratike pėr masat e marrura, pėr zbutjen e dhimbjes.

Shoqata ndjek me vėmendje veprimtarinė e pushtetit vendor nė Shkodėr dhe vetė veprimtarinė e Degės sė PD Shkodėr. Ajo konstaton me keqardhje qė, Dega PD Shkodėr pothuaj nuk funksionon, ku dera e selisė tė partisė ėshtė pothuaj me muaj e vite mbyllur. Nė kėtė pėrvjetor, Shoqata antikomuniste 2 Prilli krahas pėrkujtimit tė ngjarjes historike tė 2 Prillit ajo i bėn thirrje qeverisė demokratike, pushtetit vendor demokrat, tė gjithė demokratėve tė Shqipėrisė, forcave demokratike mbarė kombėtare, qė tė rrisin nė maksimum tempin e punės, tė bėjnė ēmos tė realizojnė premtimet qė i janė bėrė popullit gjatė fushatės elektorale nė mėnyrė, qė nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 2009 tė fitojnė pėrsėri forcat demokratike, sepse ėshtė nė tė mirė e nė dobi tė Shqipėrisė, tė ēdo shqiptari. Mundėsitė janė pėr tė vėnė nė jetė realisht idealet, pėr tė cilat luftuan shkodranėt, dhanė jetėn e tyre mė 2 Prill tė 1991 katėr djelmoshat shkodranė.
[code][quote]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
17 vjet nga 2 Prilli i vitit 1991
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: