NEWBALLKAN


 
ForumPortalli*Regjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Predhat, me dy elemente radioaktive

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Aresi
Newballkan
Newballkan
avatar

Numri i postimeve : 651
Join date : 28/02/2008

MesazhTitulli: Predhat, me dy elemente radioaktive   Thu Mar 27, 2008 6:21 pm

Predhat, me dy elemente radioaktive



Predhat e Gerdecit kane pasur perberje radioaktive te aktivizuara gjate prodhimit, me qellim rritjen e shpejtesise dhe ndezjen e tyre. Specialiste ushtarake kane bere te ditur se municionet e kalibrit te larte kane pasur dhe elemente qe perfshihen si ndotes radioaktiv. Mesohet se elemente “volfram” dhe “vanadium”, jane pjese e ndotjes qe shkaktohet nga predhat luftarake, te cilat kane shperthyer edhe ne Gerdec, me daten 15 mars te ketij viti. Dy perberesit e mesiperm jane pjese e mekanizmit te ndezjes dhe hedhjes se predhave te renda ne kaliber deri ne 152 mm. Por, perveē ndotjes qe mund te shkaktojne keto dy perberes kimike, jane dhe shume te kushtueshem ne tregun nderkombetar, ku kerkohen me ēmime te larta. Keto dy perberes, qe gjenden me pakice ne minierat e ndertuara, jane dhe pjese e municioneve te renda edhe pse ne sasi te vogla. Por me ndarjen e tyre nga predhat e kalibrimit te larte, perqendrimi i dy lendeve radioaktive te rritet shume, duke bere qe dhe niveli i ndotjes ne rast shperthimi te jete me i madh se mesatarja e lejuar. Do te jene specialiste te FBI-se dhe te organizmave te tjere te OKB-se qe do te zbulojne shkallen e ndotjes dhe te rrezikshmerise.

Nje specialist i larte i ushtrise shqiptare, qe ka punuar ne disa qendra ēminimi per municionet e kalibrit te larte, ka treguar gjate dites se djeshme, se dy materialet radioaktive, perberja e te cilave shkakton ndotje, jane pjese e mekanizmit ndezes te predhave. Sipas te dhenave gjate ēmontimit perfitoheshin edhe nje sasi e madhe e kesaj lende qe gjate shperthimit mund te kete shkaktuar edhe ndotje te shkalles se rende. Per me teper ēmimet e “volframit” dhe “vanadiumit” ne tregjet e zeza te Evropes eshte shume i larte, pasi dhe sasia e nxjerrjes se tyre eshte e vogel, ne krahasim me kerkesat. Sipas ushtarakeve, lendet perberese radioaktive i kane bere edhe me te rendesishme predhat qe dergoheshin per demontim, ēka shton edhe dyshimet se mund te trafikoheshin.

Perveē vleres monetare, dy perberesit e sistemit te ndezjes se predhave kane ne perberje te tyre dhe elemente radioaktive qe shkaktojne ndotjen e siperfaqeve te konsiderueshme. Sipas specialisteve, ne rastin e shperthimit ne fshatin Gerdec, sasia e dy mineraleve te mesiperme ka qene e konsiderueshme. Por, kjo ndotje mesohet te kete ndodhur pasi edhe eksplodimi i fuqishem dhe kerpudha e leshuar ne ajer perforcojne dyshimet. Nga ana tjeter, disa specialiste ushtarake kane treguar se ne perberje te predhave, ushtria ruse apo kineze fuste nje perberje lendesh radioaktive, por qe nuk sillte asnje lloj problemi te njerezit nese kontrollohej. Forca e shperthimit dhe rrezja e veprimit jane shkaqe te tjere qe ēojne ne dyshimet se dy lendet radioaktive kane qene te vendosura ne predha. Sipas burimeve nga Instituti i Studimeve Berthamore, thane se ne kete zone nuk jane bere matje per perberje radioaktive ne vendin ku ndodhi shperthimi ne Gerdec, por nese do te kerkohet, atehere do dergohen specialiste.

Volframi, element qe rrit shpejtesine

Volframi eshte nje element kimik me simbolin “W”, dhe me numrin atomik 74. Ai ndryshe quhet dhe “Tungsteno”. I perket elementeve me perēues te tabeles periodike te elementeve kimik dhe eshte nje nga metalet qe kane shkallen me te larte te shperndarjes. Eshte zbuluar nga kimiku suedez, Carl Vilhelm Scheele, ne vitin 1781. Ne gjendjen natyrore ka ngjyre argjendi, por ne formen e perpunuar ka ngjyre gri, eshte shume rezistent qe duron, por eshte i thyeshem. Minerali nuk gjendet asnjehere ne gjendje te tij te lire, por gjithmone eshte i kombinuar me metale te tjera, skelite dhe volframite, qe jane burime te rendesishme. Ai perdoret si perēues energjie ne llambat elektrike dhe inkandeshente dhe eshte shume perēues kur takohet me elemente te tjere, si per shembull hekuri. Gjithashtu perdoret dhe si perberes i tubave te rrezeve X. Ky metal ka temperaturen me te larte te shkrirjes (3422°C), por gjithashtu ka dhe presionin me te ulet dhe rezistencen me te larte, ndaj temperaturave ne 1650°C, mes metaleve.

Vanadiumi, “perendesha” qe ndez predhat

Vanadiumi eshte nje element kimik i cili mban simbolin “V” dhe gjendet me numrin atomik 23. Ky eshte nje element i bute dhe i punueshem. Vanadiumi natyral gjendet ne disa minerale te bute (te punueshem) dhe perdoret per prodhimin e mineraleve te perbera ose perzierje. Ai eshte nje nga 26 elementet qe gjendet ne shumicen e organizmave te gjalla. Vanadis, ne skandinavisht do te thote “Perendesha e bukurise”. Eshte zbuluar nga Andrés Manuel del Rķo, nje mineralog meksikan i lindur ne Spanje, ne 1801. Ai e quajti kete “grafiti kaf”, i cili me vone mori emrin vanadine, emer te cilin e mban edhe sot e kesaj dite. Nepermjet eksperimenteve, ngjyra e tij te kujtonte kromin, pamchkromium. Me vone ai e riquajti kete element kimik te perbere, erythronium, deri sa shumica e kriperave kthehet ne ngjyre te kuqe pasi nxehet. Sherben per ndezjen e predhave te renda.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://newballkan.forumn.org
 
Predhat, me dy elemente radioaktive
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
NEWBALLKAN :: RUBRIKA POLITIKE :: POLITIKA-
Kėrce tek: